Që kur se shpalli se do të krijojë një formacion të ri politik në Bullgari, iniciatori i projektit Hristo Ivanov sqaron planet e tij para mediave të ndryshme. Dhe në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar Ivanovi shpjegoi se qëllimi i formacionit do të jetë që të lirojë Bullgarinë dhe institucionet e saj nga korrupsioni, i cili është fajtori kryesor për dobësinë e tyre. Interes për këtë formacion tregon jo vetëm shoqëria, për të interesohen edhe disa forca politike. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse qëllimi tjetër i iniciatorit është që të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen pranverën.
Në shenjë simpatie dhe interesi të premten në prezantimin e projektit të ri politik morën pjesë lideri i Demokratëve për Bullgarinë e fortë Radan Kënev, ish kandidati për president nga Blloku i Reformatorëve Trajço Trajkov, deputeti i djathtë Martin Dimitrov, përfaqësues të partive nga Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet dhe figura të njohura nga protestat e viteve të fundit. Autori i projektit Hristo Ivanov inkurajon këtë interes, duke thënë se në bazë të idesë për epërsinë e ligjit, formacioni i ri do të bashkëpunojë me parti të tjera. Mirëpo jo me të gjithat, sepse sipas tij për shembull, partia GERB pati 10 vjet për të provuar, se mund t’i bëjë ballë korrupsionit dhe ajo tashmë duhet të përjetojë katarsisin e vet. Duhet shpjeguar se Hristo Ivanovi dha dorëheqje si ministër i drejtësisë në qeverinë e partisë GERB. Për këto arsye GERB-i gjithashtu nuk e simpatizon Ivanovin dhe e pranon atë si një person i lidhur me ashtuquajturin “rreth të kokëve të qengjit”, në të cilin hyjnë persona me reputacion të dyshimtë politik dhe shoqëror. Rezerva shfaq edhe Partia Socialiste Bullgare – sipas saj të gjitha partitë politike në shtet pretendojnë se janë kundër korrupsionit.
Rezerva dhe bile mospërfillje ndaj projektit demonstrojnë njerëzit nga rrethet juridike. Nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë komentojnë se dita e shpalljes së projektit të ri politik përkoi me protestën e gjyqtarëve para ndërtesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas anëtarëve të tij deri tani vonë Ivanovi vepronte si magjistrat dhe më në fund zgjodhi fushën e politikës. Në hapësirën publike ka mjaft shenja se njerëzit nuk e pëlqejnë statukuonë. Këtë e pohon vendimi i dhjetëra mijë përkrahësve të partisë qeverisëse GERB dhe të Bllokut të Reformatorëve, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan për kandidatin e majtas Rumen Radev.
Është e dukshme se kauza e formacionit të ardhshëm politik nuk mund të vlerësohet as si e djathta, as si e majta, mirëpo ka shanse të mëdha për një përkrahje të gjerë. Kjo përkrahje varret jo vetëm nga platforma e tij politike, por edhe nga veprimet e para pas themelimit të saj. Para zgjedhjeve parlamentare ka pak kohë dhe ndoshta ky fakt do të dalë se është problemi më i madh i projektit politik të Hristo Ivanovit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA...