Kompania Elektrike Kombëtare i pagoi palës ruse “Atomstrojeksport” 600 mln euro për dy reaktorët e prodhuar me kërkesë bullgare për centralin “Belene”, ndërtimi i të cilit u ndalua nga Parlamenti. Ata do të dërgohen së shpejti në Bullgari dhe ajo do t’i konservojë në sheshin e ndërtimit të centralit të parealizuar “Belene”. Çështja tani është se çfarë do të jetë fati i këtyre pajisjeve të shtrenjta? Tani për tani nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, pra kjo do të thotë se tani për tani nuk ka nevojë për këta reaktorë. Tashmë shumë kohë pushtetarët në Bullgari janë duke menduar dhe bëjnë përpjekje t’i përdorin në praktikë këto pajisje të blera. Aktualisht ka një gjë të qartë – para publike për ndërtimin e centralit të ri atomik nuk ka.
Variantet e shqyrtuara të kthehet të paktën një pjesë e milionave të paguar për reaktorët e panevojshëm janë dy. Ai i parë është shitja e tyre. Mirëpo, duhet të jemi të qartë se blerësi eventual nuk do të paguajë shumën e paguar nga ne. Domethënë Bullgaria përsëri do të jetë pala humbëse. Perspektivat para këtij varianti nuk janë shumë optimiste. Mjafton të themi se një provë e tillë e pasuksesshme tashmë ishte bërë me Iranin nga vetë Kryeministri Bojko Borisov dhe nuk kishte rezultat.
Varianti tjetër është të gjejmë ndonjë kompani, e cila të bjerë dakord që me mjete të saj ta mbarojë ndërtimin e centralit “Belene” dhe të operojë vetë dhe pa ndihmë nga shteti sipas parimit të tregut. Flitet se bisedime të tilla paraprake janë zhvilluar me 3-4 firma të mëdha nga Amerika, Franca dhe Kina. Mirëpo, tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Sipas Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova diçka më konkrete mund të presim pas 6-8 muajve. Tjetër është çështja se asgjëkund në Evropë nuk ka central privat atomik, por pse Bullgaria të mos jetë e para në këtë drejtim?!
Ndërkaq, është e sigurt se shqetësimet e Kompanisë Elektrike Kombëtare do të mbeten edhe në të ardhmen, sepse pritet që ajo të fillojë të grumbullojë mjete financiare, që ta kthejë huan shtetërore. Ajo tashmë ka mjaftë borxhe dhe ky borxh i fundit do të kontribuojë për prapambetjen e saj dramatike teknologjike në investimet për rifillimin dhe mirëmbajtjen e centraleve shtetërore që tashmë ekzistojnë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..