Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të mbijetosh, po të jesh me HIV

БНР Новини

Ivanço dhe Marijka janë protagonistë të historive të grumbulluara në një “Manual për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV”, krijuar nga Asociacioni bullgar për planifikimin familjar dhe shëndetin seksual. Autorët e tij janë “Grumbulluesi i shpirtrave të rëna” – Milen Çavrov, aktivist prej shumë kohe, i cili punon mbi problemet e lidhura me HIV-in/SIDA-n dhe të drejtat e pacientëve dhe “Zana e së drejtës” – Ivana Murxheva, këshilltare juridike e fondacionit “Shpresa kundër SIDA-s”.

Ideja ishte të shkruheshin këshilla të thata për mënyrën në të cilën jetojnë dhe mbijetojnë njerëzit e infektuar me virusin e SIDA-s. Mirëpo, unë pasi mendoja shumë kohë, vendosa se shkrimi i këshillave të thata, të cilat nuk janë gjithmonë të aplikueshme, nuk është ideja më e mirë”, thotë Milen.

Kështu në faqet fillojnë të jetojnë një jetë të re historitë e Ivanços dhe Marijkës, të cilët mund të jenë edhe të varfër, edhe të pasur, edhe persona VIP, edhe të panjohur, edhe të arsimuar, edhe analfabetë, edhe nga ndonjë qytet i vogël në provincë, edhe nga qyteti më i madh në shtet. Por të gjithë ata janë të damkosur. I quajnë “Njerëzit, të cilët jetojnë me HIV”, ose me ironi “pacientët pozitivë”. Historitë e tyre mund ta shndërronin librin në një vepër shumë zbavitëse, në qoftë se ajo nuk na mbushte edhe me zemërim, edhe me trishtim. Ato janë grumbulluar në vazhdim të 20 viteve dhe janë publikuar , që të na rrëfejnë historitë E TË TJERËVE, të atyre, të cilët dërgohen në spitale më të ndryshme, por gjithmonë ka ndonjë rast më urgjent. Këto histori na tregojnë jetën e njerëzve me HIV, e cila është plotë vështirësi, por kjo mund të jetë jeta e çdo një prej nesh. Këto janë gjithashtu histori për guximin dhe dëshpërimin, për luftën me paragjykimet, të cilat nuk kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit.

Manuali për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIVU lodhëm të shohim nënat, të cilat nuk i çojnë fëmijët e tyre në kopshtin e fëmijëve, sepse “atje ka një fëmijë, që ka nënë me HIV”. Kemi parë mjekë, të cilët nuk duan të operojnë, sepse kanë dëgjuar se ky pacient ndoshta është infektuar me virusin e SIDA-s, madje po të bëhet fjalë për operacion të ngutshëm. Kemi parë se si një njeri me HIV e viziton mjekun, ose dentistin dhe thotë “Kini parasysh se unë jam me HIV” dhe pas kësaj njeriu me përparësen e bardhë i përgjigjet: “Ja dera!” Kjo do të thotë se sa shumë janë njerëzit në bashkësinë tonë mjekësore, të cilët e dinë për se bëhet fjalë, e dinë se si njeriu infektohet dhe çfarë duhet të bëjnë, por megjithatë nuk i përkrahin këta njerëz” – deklaroi në prezantim prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Virusologjisë Mjekësore, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare për SIDA-n (International AIDS SOCIETY) dhe nënvizoi:

Të gjithë e dini se ka një shkencë – epidemiologji dhe më konkretisht epidemiologji infektive. Në librat mësimore edhe sot e kësaj dite është shënuar se parimet kryesore të luftimit të sëmundjeve ngjitëse janë: së pari të zbulojmë atë që i shkakton, së dyti të izolojmë atë që i provokon dhe së treti të izolojmë njeriun e infektuar, që të mos përhapet sëmundja përkatëse. Me se luftojmë në fakt? Me njeriun, apo me virusin? Në tërë përvojën tonë 30 vjeçare ne vazhdimisht sikurse luftojmë me njerëzit me HIV dhe kjo nuk duhet të vazhdojë më shumë.

Këtë vit mbushen 30 vjet nga diagnostikimi i mbajtësit të parë të HIV-it në Bullgari. Sot në plan botëror në çdo një sekondë të gjashtë një njeri infektohet me virusin HIV.

Çfarë është situata në Bullgari?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më 25 nëntor 2016 88 për qind e të regjistruarve të fundit me infeksionin HIV në vend janë infektuar në mënyrë seksuale. Që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar akoma 194 njerëz me HIV dhe kështu numri zyrtar i të infektuarve me HIV në Bullgari është 2 460 veta. Po ruhet tendenca që numri i burrave të regjistruar kohët e fundit të jetë mbi 5 herë më i madh nga numri i grave. Më i prekur është grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD