Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Kuku dhe dr. Pipi mjekojnë me ilaçin e tyre magjik prej të qeshuri

БНР Новини

-Mirëdita, e di se cilët jemi ne?

-Klounë!

-Po. Mirëpo, ne jemi klounë më specialë dhe i mjekojmë fëmijët me ilaçin më të vjetër, më të bukur dhe më magjik në botë...

Ka çaste, kur re të zeza rrethojnë diellin dhe bota e fëmijëve errësohet. Mirëpo, dera hapet lehtë – sa të shihet një hundë e kuqe. Dhe papritmas shpërthejnë të qeshura në trishtimin e plotë rreth shtratit të fëmijës së sëmurë në spital. Në çantën mjekësore dr. Kuku dhe dr. Pipi mbajnë ngjyra të ndezura, të qeshura dhe besim të madh. Përveç se barnat e tyre nuk janë të hidhura, vetë ata nuk ngjajnë aspak me mjekët me fytyra të rrepta dhe me përparëse të bardha. Dr. Kuku (Iva Llapatova) dhe dr. Pipi (Janita Kirova) kanë flokë të verdhë dhe me ngjyrë portokalli, fytyrat e tyre janë pikturuar, janë veshur me kostume lara lara dhe kanë hundë të kuqe. Ato janë klounë mjekësorë.

Klouni mjekësor ka durim të madh dhe nuk shpreh emocione të fuqishme gjatë punës – thotë dr. Pipi. – Ai duhet t’i tregojë fëmijës se është mirë, se bota është e bukur. Në fakt klouni bën pjesë në ekipin mjekësor dhe mund të asistojë, për shembull gjatë bërjes së injeksionit.

СнимкаSot dr. Kuku dhe dr. Pipi i ndihmojnë fëmijët e sëmurë në Spitalin kombëtar të kardiologjisë, kurse vetëm para pesë vitesh një film përvijoi rrugën e tyre:

Kjo që na frymëzoi ishte filmi “Paç Adams” i Robin Uiljamsit – tregon Janita Kirova. – Në këtë film një doktor ia vë vetes hundën e kuqe, që ta shkurtojë distancën mes mjekëve dhe fëmijëve, duke i ndihmuar që të rimëkëmben më shpejt me ndihmën e terapisë së të qeshurit. Ndërkaq, edhe të dyja u regjistruam në Akademinë Kombëtare për Art Teatral dhe Filmor dhe për ne teatri u bë një mjet alternativ për veprimtari sociale, në ndihmë të njerëzve nevojtarë. Kur vetë unë u gjenda në spital kisha nevojë për një njeri të tillë qesharak, i cili të më ndihmojë në këtë moment të rëndë.

Iva dhe Janita ëndërrojnë të hapin një spital qesharak dhe aktualisht kandidojnë në konkursin “Ndryshimi” me një projekt të tyre. Ato kanë ide që disa klounë mjekësorë të vizitojnë spitalet e vendit dhe nëpërmjet mjeteve shprehëse të tetarit dhe terapisë së të qeshurit të krijojnë një mjedis më të favorshëm për shërimin e fëmijëve. Mirëpo, ato të dyja kanë një qëllim edhe më të madh – të themelojnë një shkollë për klounë mjekësorë, sepse besojnë se gjendja e mirë e humorit dhe këndvështrimi pozitiv ndaj jetës kanë një efekt shumë të mirë mjekimi, jo më të vogël nga efekti i ilaçeve.

СнимкаFëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme – disa prej tyre gëzohen, disa të tjerë në momentin e parë janë të rezervuar dhe na pranojnë pasi flasim pak – na tregon dr. Kuku për përvojën e saj me fëmijët në spital. – Kishte për shembull një fëmijë, i cili kishte shumë frikë nga injeksionet. Dhe kur ne ishim të pranishëm ai nuk qau, sepse ishte i qetë se ne jemi afër tij. Mendoj se kjo është një histori e cila tregon qartë se ne me të vërtetë i ndihmojmë fëmijët në situatat e rënda. Përveç kësaj kemi një kuti për dr. Kuku dhe për dr. Pipi – atje marrim letra shumë të bukura nga fëmijët dhe ata mbeten në zemrat tona.

Si për shembull: “Ju dua shumë!!! Ju jeni mjekët më të mirë në botë!”. Nga Dea, e cila ka pikturuar shumë zemra në tërë fletën. Në qoftë se edhe ju mendoni se spitalet kanë nevojë për më shumë mjekë si Janita dhe Iva, mund ta vizitoni faqen e tyre në Facebook “Spitali qesharak i dr. Kuku dhe dr. Pipi” dhe t’i përkrahni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD