Akademia Kombëtare e Arteve Figurative, shkolla më e vjetër prestigjioze e arteve figurative në Bullgari, shënon jubileun 120 vjeçar. Të shumta janë intelektualët të cilët në fund të shekullit XIX mbrojtën idenë për krijimin e shkollës së lartë të arteve figurative.
Që në vitin 1864 piktori dhe skenograf Nikollaj Pavlloviç bëri propozim të krijohet një shkollë bullgare e pikturimit si akademitë ekzistuese në Evropën Perëndimore. Idenë e përkrahën edhe Ivan Shishmanov, Ivan Mërkviçka, Anton Mitov, të cilët ishin pedagogët e parë të Akademisë. Me përkrahjen e tyre në vitin 1895 projekt ligji u paraqit nga ministri i arsimimit popullor në Mbretërinë e Bullgarisë Konstantin Veliçkov. Gjatë shkurtit të vitit 1896 ai u miratua nga Kuvendi Popullor. Krijimi zyrtar i Shkollës Shtetërore të Pikturimit u bë me dekret të Princit Ferdinand në vitin 1896. Fillimisht leksionet dhe praktika zhvilloheshin mbaheshin në shtëpi private.
Kritikja e artit Milena Bozhkova, e cila përgjigjet për koleksionin muzeor të Akademisë sjell më shumë hollësi:
“Guri themeltar i godinës së kuqe, në të cilën sot ndodhet Akademia dhe e cila u shpall monument i kulturës, u vu në vitin 1906. Në koleksionin muzeor ruhet edhe kompleti ritual i hedhjes së gurës themeltare, vërë nga njeri prej pedagogëve në shkollën e pikturimit profesor Harallampi Taçev. Ai ishte dhuruar personalisht nga princi Ferdinand. Roli i princit dhe i familjes mbretërore ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Akademisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Princi Ferdinand ishte njeri prej mbrojtësve kryesorë të idesë për krijimin e Shkollës së Lartë të Arteve Figurative. Kjo traditë vite me radhë respektohej nga tërë familja mbretërore. Në periudhën midis dy luftërave botërore Mbreti Boris III dhe mbretëresha Joana rregullisht frekuentonin shkollën dhe dhuronin shumë libra të çmueshëm për bibliotekën e saj.”
Menjëherë pas krijimit Akademia jo vetëm që rregulloi gjendjen profesionale të piktorit bullgar, por ajo filloi të luajë rol të rëndësishëm në jetën kulturore të vendit.
Në vitin 1911 kolektivi pedagogjik dërgoi në Ministrinë e Arsimit një projekt për zhvillimin e shkollës. Në të kishte kërkesë që shkolla të bëhet Akademi e Arteve Figurative. Dhjetë vjet më vonë Shkolla Shtetërore e Pikturimit ndërroi emrin në Akademi të Arteve Figurative. Që nga viti 1995 u bë Akademi Kombëtare e Arteve Figurative.
Viti mësimor sivjet kalon nën shenjen e jubileut. Më 22 nëntor në sallonin e madh të Akademisë Bullgare të Shkencave, në një kremtim u dekoruan me fleta nderi gjashtë nga rektorët e fundit të Akademisë. Po këtë ditë u hap ekspozita “120 vite Akademia Kombëtare e Arteve Figurative. Rektorët”. Në të prezantohen veprat e 25 rektorëve të akademisë që nga themelimi e deri në ditët tona. U vunë në qarkullim dy pulla “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative” dhe “100 vjet nga lindja e profesorit Vasill Jonçev”. Më 12 dhjetor do të prezantohet libri jubilar “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative”. Në të u përfshin tekste të kritikëve të artit nga akademia, të cilët paraqesin katër etapat kryesore të historisë së shkollës. Kremtimet do të përfundojnë gjatë shkurtit të vitit 2017 me një ekspozitë të madhe “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative. Pedagogët” në Galerinë e Arteve Figurative të Kryeqytetit.
“Jubileu u shënua edhe jashtë shtetit në dy nga qendrat kulturore bullgare në Evropë. Në Varshavë gjatë prillit u rregulluam një ekspozitë në kuadrin e ditëve “Polonia, njohu të ardhmen e artit bullgar”. Vetëm para një muaji në Institutin Kulturor të Bullgarisë në Pragë prezantuam një ekspozitë i kushtuar 160 vjetorit të lindjes së drejtorit të parë të Shkollës Shtetërore të Pikturimit profesorit Ivan Mërkviçka. Të dy ekspozitat ishin nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës të Bullgarisë.”
Sot në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative përgatiten studentë në 18 specialitete të ndryshme në fushat e pikturimit, diturive për artet, restaurimit, dizajnit. Një fakt tjetër kureshtar nga historia e Akademisë është, se ajo është shkolla e parë e lartë në vend, e cila filloi të pranojë vajza. Kjo ndodhi që me formimin e klasës së parë të Shkollës së Pikturimit. Kështu Bullgaria u avancua para një sërë akademish të arteve figurative jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Perëndimore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: nha.bg
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..