Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet me migracionin lënë gjurmë në jetën politiko-shoqërore

БНР Новини
Foto: BGNES

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ditën e diele bashkëkryetari i Frontit Patriotik Krasimir Karakaçanov paralajmëroi, se politika ndaj migracionit ilegal do të jetë një nga temat kryesore, të cilat do të shtrojë para Bllokut të Reformatorëve, në se blloku do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadrin e këtij parlamenti. Prapë para Radios Kombëtare Bullgare ish ministri ushtarak Bojko Noev komentoi, se Evropa di, se kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë vështirë mbrohet nga fluksi i refugjatëve dhe prandaj përqendroi forca në kufirin serb. Zëvendës presidentja e porsazgjedhur Ilijana Jotova shpalli, se para Komisionit Evropian Bullgaria mori përsipër angazhimin të krijojë tri qendra të reja të tipit të mbyllur për refugjatët. Në një moment, kur Bullgaria qëndron para ndërrimit të qeverisë dhe të presidentit, ndërsa në portën e saj trokasin zgjedhje të parakohshme parlamentare, problemet me migrantët shtojnë suplementarisht tensionin dhe lënë gjurmë në jetën politiko-shoqërore.

Kohët e fundit trazirat e provokuara nga afganët në qendrën e pranimit të migrantëve në Harmanli shtroi çështjen për dallimin e refugjatëve nga migrantët ekonomikë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzuan autoritetet në dhunë mbi refugjatët. Mirëpo oponentët e kësaj teze ngulën këmbë, që policët të cilët frenuan trazirat jo vetëm që të dekorohen, por edhe të ndërmerren masa më të rrepta kundër migrantëve të cilët hyjnë ilegalisht në vend.

Megjithëqë zakonisht është e distancuar nga problemet mondane, tani edhe kisha ortodokse u angazhua duke shprehur një pozitë në një deklaratë të jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë. Në të paralajmërohet, se vala e të shpërngulurve nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore përfiton përmasa të invazionit dhe qeveria nuk duhet të lejojë që në vend të hyjnë më shumë refugjatë dhe se ajo duhet të kujdeset për ata që ndodhen këtu duke shfaqur një qëndrim human në përputhje me mundësitë.

Nën presionin e organizatave patriotike dhe nacionaliste dhe të protestave kundër migrantëve dhe refugjatëve, qeveria u orientua te ekstradimi më aktiv i atyre të cilët hyjnë ilegalisht në vend dhe te vendosja e atyre që përbëjnë kërcënim në kampe të tipit të mbyllur. Në një bisedë telefonike me homologun e tij afgan Abdulla Abdulla kryeministri Bojko Borisov kërkoi që të nënshkruhet një marrëveshje dypalëshe për riatdhesim të migrantëve. Të dy kryeministrat u pajtuan, që ministrat e brendshëm të të dy vendeve të fillojnë punë aktive për hartimin e dokumentit. Mirëpo, Komisariati i OKB-së për refugjatët shprehu një qëndrim tjetër duke u shpallur kundër apeleve për dëbim dhe për përmirësim të kushteve të jetesës në qendrat për vendosje. E gjithë kjo në sfondin e uljes së përkohshme të fluksit të migrantëve drejt Bullgarisë për shkak të dimrit, por shoqëruar nga fluksi i forcuar i migrantëve nga territori i saj drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Në këtë sfond u duk një situatë absurde, në të cilën njëkohësisht me braktisjen në masë të qendrave për pranimin e migrantëve, filloi një proces i vetëvendosjes në to. Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme forcoi kontrollin e hyrjes dhe daljes nga ato vende dhe zgjeroi kontrollimin e shoqërimit të të huajve brenda në vend. Përveç të përballojnë situatën e vështirë politike, autoritetet duhet të mobilizojnë resurset materiale, teknike dhe njerëzore për forcimin e kontrollit në kufijtë me Turqinë dhe Serbinë.

Fakti, se ata që hyjnë nga Turqia herët ose vonë arrijnë deri te kufiri me Serbinë, sipas ekspertëve flet për një problem serioz brenda në vend. Një shenje për këtë ishin edhe trazirat në qendrën e vendosjes në Harmanli, banorët e të cilit përveç të tjerëve insistuan për korridor për lëvizje të lirë drejt Evropës Perëndimore përmes Serbisë. Problemi me migrantët brenda në Bullgari është serioz edhe për shkak të karakterit kaotik. Gjatë tetorit në qendrat e Agjencisë për Refugjatët u vendosën 1 178 veta të reja. Në këtë sfond po këtë qendër me dashje e braktisën 2 400 veta. Që nga fillimi i vitit kërkesa për mbrojtje paraqitën 16 800 veta. Pjesa dërmuese prej tyre – 12 500 veta ikën parase të marrin mbrojtje. Kështu mbrojtje u sigurua vetëm 423 vetave. Arrestimet e migrantëve ilegal u ulën përgjysmë – nga 4 500 gjatë tetorit të vitit të kaluar u bënë 2 123 në tetor të këtij viti. Kjo është një dëshmi për lirinë e rritur të lëvizjes. Për dhjetë muajit e këtij viti u dëbuan 784 shtetas të huaj të cilët qëndruan në mënyrë të paligjshme në Bullgari. Vetëm 64 prej tyre e braktisën Bullgarinë në mënyrë vullnetare me mjete të veta. Kjo dëshmon, se përveç përmasa organizative dhe sociale, problemi i brendshëm me migrantët ka edhe pasoja të rënda financiare.

Në kontekstin e kësaj situate, në sfondin e konflikteve të vazhdueshme, të cilat provokojnë flukset e migrantëve dhe në sfondin e refuzimit të Turqisë të zbatojë marrëveshjet e arritura me BE-në për të penguar lëvizjen e fluksit të migrantëve drejt Evropës, Bullgaria jo vetëm që duhet të pranojë situatën e tanishme të rëndë, por duhet të jetë gati edhe për zhvillime më të keqe. Të jesh në udhëkryqin midis Lindjes dhe Perëndimit që nga koha më e lashtë nuk është vetëm përparësi. Kjo shtrirje sjell edhe fatkeqësi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD