Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavell Kojçevi dhe “O, ditë të lumtura” në Galerinë “Rajko Aleksiev”

БНР Новини

Përderisa gjithnjë e më shpesh çuditemi në çfarë kohë jetojmë, njeri prej skulptorëve më të dalluar bullgar me njohje botërore Pavell Kojçev vendosi të ftojë publikun që të shikojë “ditët e tij të lumtura”. Në Galerinë e kryeqytetit “Rajko Aleksiev” ai hapi projektin e radhës titulluar “O, ditë të lumtura... ooo!”

Ky është një huazim nga pjesa e Samjuell Beketit “O, ditë të lumtura”, e cila më bëri përshtypje të fortë – rrëfen skulptori Pavell Kojçev. – Para vitesh artistja Tatjana Llollova e prezantonte në Qendrën Hungareze. Atëherë me bashkëshorten vendosëm që kur do të ndodhë diçka e mirë ose do të kujtojmë ndonjë gjë të këndshme, atëherë do të themi “o, ditë të lumtura”. Dhe kështu është edhe më sot. Tri germat o, që përsëriten në titullin e ekspozitës janë krijesa ime. Ato janë si një rënkim, si një shushurimë. Sepse kur je më i lumtur atëherë vetëtimti kalon mendja, se ky çast do të përfundojë. Ato tri germa o, janë si një jehonë nga lumturia, momenti i së cilës megjithëqë ka kaluar, nuk duhet të harrohet.”

Jehona e lumturisë së tij shihet e rikrijuar në mënyrë tepër interesante, nëpërmjet rikthimit te e kaluara dhe te kujtimi me ndihmën e vizatimeve të fëmijëve dhe nipave të tij të varura nga tavani i galerisë. Ata janë bashkautorë të ekspozitës. Pavell Kojçev me buzëqeshje shpjegon, se nuk e ka kërkuar lejen e tyre zyrtare, por është me shpresë se nuk do të ketë probleme, sepse janë një familje.

СнимкаPrezantoj tetë figura skulpturore dhe vizatime fëmijësh. Gjashtë prej figurave janë të fëmijëve të vogël. Pra ato janë dy bijat e mija dhe katër nipat, të cilët “fluturojnë” në hapësirën me fotografi bardhë e zi të varura midis tyre. Si një dëborë janë të rregulluara vizatimet e tyre nga fëmijëria. Dy figura të mëdha të shtrira – njëra e burrit, tjetra e gruas, shihen në galeri. Secili mund të pranojë ato për veten – nënë, baballarë, gjyshër dhe gjyshe. Prandaj ato nuk kanë fotografi. Vizatimet e fëmijëve ishin me rëndësi të madhe për mua, sepse kjo është një pastërti absolute në art. Çdo fëmijë parase të hyjë në shkollë dhe në sistemin social, ka vizatime gjeniale.

Pavell Kojçevi i ka një përgjigje të qartë pyetjes “Kush ka dëshirë të shikojë ekspozitën e tij?”

Me këtë ekspozitë dëshiroj t’u kujtoj secilit çastet dhe ditët e lumtura, sepse çdo njeri ka të tilla. Ia kushtoj ekspozitën të gjithë prindërve, fëmijëve dhe nipave.

Krijuesi thekson, se nuk di sa ekspozita ka në biografi. “Që nga viti 1989 e deri tashti janë 24 – 25. Por ato janë krejt të ndryshme nga njëra tjetra – me tema dhe plastika të llojllojshme” – rrëfen skulptori. Në vitin 2002 bashkë me kolegët Gredi Assa dhe Huben Çerkellov e paraqitën Bullgarinë në Ekspozitën Ndërkombëtare në Venecie. Në vitin 2008 krijoi eko shtëpinë skulpturore “Ndërtimi” në fshatin Osikovica. Gjatë kësaj vere bashkë me mecenaten Mirosllava Mihajllova në po këtë vend rregulloi një galeri në të hapur “Origjinalët”. Në park në mesë të pemëve Pavell Kojçevi ekspozoi disa prej veprave më të fundit “Fenomene dhe tundime”. Vetëm disa muaj më vonë ai hedh sfidën e radhës plastike – të kujtojmë ditët e lumtura.

СнимкаSi skulptori do të vazhdojë përrallën krijuese?

Nuk më pëlqen të flas paraprakisht për punën time. Kam disa ide, por akoma nuk e kam filluar të realizoj. Nuk më pëlqen që njëkohësisht të bëj disa gjëra. Kur bëj diçka më parë duhet të përfundoj, që të mos shpërqendrohem, dhe mezi pas kësaj mund të nis ndonjë vepër tjetër.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD