Këngëtarja dhe artiste e njohur franceze me prejardhje bullgaro-hungareze Sillvi Vartan prapëishte në Bullgari. Kësaj here që të prezantojë librin “Mama...”. Në biografinë krijuese Sillvi Vartan ka 40 milionë albume të shitura, 1300 këngë, 2000 kopertona të revistave, 6 filma, mijëra shfaqje muzikore në mbarë botën dhe dy libra biografikë.
Libri i parë “Midis hijes dhe dritës” përbën një tregim për fëmijërinë e saj. Mezi shtatëvjeçare bashkë me prindërit e braktisi Bullgarinë. Dhjetë vjet më vonë incizoi këngën e parë në Paris. Në të ajo tregon edhe për dashurinë me këngëtarin Xhoni Holidej dhe për lidhjen e shtrenjtë midis Sofjes dhe Parisit, që mban emrin Darina – një fëmijë bullgare, të cilën e adoptuan bashkë me bashkëshortin Toni Skot – producent dhe menaxher i njohur amerikan. Në romanin e dytë biografik “Fjalë për fjalë”, botuar në vitin 2014, Sillvi Vartan tregon se si një vajzë nga një familje e emigrantëve mund të bëjë karrierë, duke u adaptuar me mjedisin kulturor të Francës. Kjo grua e ndjeshme dhe e vendosur zbulon shpirtin para fansave të saj. Prapë në vitin 2014 në një koncert të madh në Sofje ajo prezantoi albumin “Sillvi në Neshvill”. Asociacioni i krijuar prej saj në vitin 1993 “Sillvi Vartan për Bullgarinë” edhe më sot ndihmon shumë nisma në sferën e shëndetësisë së fëmijëve në Bullgari. Për premierën e librit më të ri “Mama...” vet Sillvi Vartan rrëfen:
“Dua t’ju them, se gjithnjë me mallëngjim kthehem në Bullgari. Kujtimet e mia më të shtrenjta janë pikërisht nga këtu. I falënderoj Shtëpisë Botuese “Kolibri”, se përktheu aq mirë dy nga librat e mia dhe bëri që tregimi për nënën time, e cila ishte shtylla kurrizore e familjes sonë, të lexohet nga më shumë njerëz. Emri i saj është Illona. Ajo lindi në Hungari. Kur në vitin 1990 për herë të parë pas mërgimit tonë u ktheva në Bullgari, i drejtova asaj lutje që të më shoqërojë. Ajo nuk deshi, sepse do të ishte shumë e vështirë për të të rikthehet në vendin të cilin aq shumë e donte. Edhe unë përjetova rëndë këtë rikthim. Pas aq shumë vitesh pash shtëpinë, ku rrita, njerëzit, me të cilët ishte lidhur fëmijëria ime. Kjo ardhja ime e parë në Bullgari edhe më sot mbetet e paharrueshme.”
“Mama...” është një libër shkruar me shumë dashuri dhe respekt të thellë ndaj gruas, me të cilën Sillvi Vartan kishte një lidhje tepër të fortë. “Nuk ka në botë asgjë tjetër më të fuqishme se sa dashuria e një nëne. Kjo është një vetëmohim, një dashuri e përkryer. Lidhja ime me nënën ishte një gjë e pandarë fshehur thellë brenda neve”, rrëfen Sillvi Varthan dhe vazhdon:
“Pata fatin të rrit në një familje të bashkuar. Më vonë kur vet unë kisha fëmijë, kuptova çfarë rol të madh luajti nëna ime në jetën time. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, bujare, fisnike, elegante, e guximshme dhe në asnjë moment nuk shfaqi dobësi. Tërë jetën punonte për ne, por kurrë nuk tregonte lodhje. Dinjiteti ishte një nga tiparet e saj dalluese. Dashuria e saj për ne ishte gjithçka.”
Duke folur për familjen Sillvi Vartan kthehet te fëmijëria në Bullgari. Tregon për lidhjen e ngushtë dhe speciale me gjyshin, pra të atin e të atit të saj, për ditët e kaluara në fshatin Totleben, për shpresën, se kjo jetë e hareshme do të vazhdojë përgjithmonë. “Shpesh, kur kam momente të vështira në kujtimet kthehem në kopshtin e gjyshit” – tregon ajo. Kujton gjithashtu se Bullgarisë i detyrohet njohjen si artiste. Vet ajo tregon: “Në vitin e largët 1950, që kur isha 6 vjeçare luajta në filmin e regjisorit Dako Dakovski sipas romanit të shkrimtarit Ivan Vazov “Nën zgjedhën”. Filmi xhirohej në qytetin Koprivshtica. Roli im ishte i vogël. Me paratë, të cilat i mora nëna më bleu këpucë bojë kafe. Pikërisht me to mbërrita në Paris...”
Libri “Mama...” përbën një mesazh të cilin Sillvi Vartan u drejton fëmijëve të saj – të njohin farefisin e tyre, të duan dhe të respektojnë prindërit, si dhe më të moshuarit, të rritin me dashuri.
Për ne Silvi Vartan mbetet një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës franceze, e cila pushtoi mijëra njerëz në mbarë botën me talentin e padiskutueshëm, me praninë elegante skenike dhe me fisnikërinë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..