Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Kënev: Në çdo një këngë prej autori e fus zemrën time. Sa zemra mund të kem?

БНР Новини
Foto: arkiv

I pazakonshëm është fati krijues i Stefan Kënevit. Elokuent është pohimi i kompozitorit: “Zoti më ka dhënë shpirtin e shtegtarit dhe më ka hedhur në lumin e muzikës popullore – të kërkoj shteg, të dalë ose të notoj kundër rrjedhës së ujit, që të mund të arrij deri te burimi i saj i përjetshëm dhe i pastër”.

Mjedisi familjar, në të cilin jeton muzikanti i ardhshëm nuk supozon të merret me folklor. Ai ka lindur në Sofje, prindërit e tij janë intelektualë, kurse në shtëpinë e tyre shumë rrallë tingëllon muzikë popullore. Pas gjimnazit gjerman Stefan Kënev përfundon Akademinë Kombëtare Muzikore, ku mëson kompozicion tek profesorët Parashkev Haxhiev, Marin Goleminov, Veselin Stojanov. Fillimisht punon si kryeredaktor në bibliotekën “Në ndihmë të koreve popullore dhe të ansambleve” pranë Shtëpisë qendrore të krijimtarisë popullore, pas së cilës është një bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radios Kombëtare Bullgare. Krijimtaria e tij është një kontribut i madh në fondin e muzikës popullore, i cili i tejkalon më shumë se 6000 aranzhimet për solist-këngëtarë dhe instrumentalë, krijime korale dhe për orkestër, muzikë për shfaqje të vallëzimit e të tjera.

I nisur nga klasikja, Stefan Kënev i përkushtohet folklorit muzikor, që të mund të arrijë deri tek pohimi: “Nuk ka asgjë më të shkëlqyer nga kënga popullore dhe nga melodia popullore. Më duket se, shkruaja një muzikë të tillë përpara se të njohë notat muzikore. Origjinaliteti kombëtar i folklorit bullgar fshihet në muzikalitetin e tij dhe në dramatizëm. Në larminë kaq të madhe për një vend kaq të vogël.” Krijimtaria e Stefan Kënevit, e privuar nga pozat dhe promovimin e vetes, të përfshin me sinqeritetin e vet në kërkim të notës së drejtë dhe përmbledhje tingujsh në rikrijimin e origjinalitetit folklorik. “Për Stefanin, si për Bella Bartok, një këngë popullore nuk qëndronte më poshtë nga sonata e Mocartit ose fuga e Bahut. Prandaj ai sillej me kaq përgjegjësi të madhe gjatë përpunimit të muzikës popullore” – një vlerësim të etnomuzikologu Ljuben Botusharov.

Gjatë vitit 2016 shënojmë 85 vjetorin nga lindja e Stefan Kënevit. Në lidhje me këtë Kalinka Zgurova – një këngëtare e njohur e krahinës së Stranxhës dhe bashkëshorte e tij, kontribuoi për botimin e albumit nën titullin “Meseçinko ljo” (shqip “Moj hënëze”) e cila ka grumbulluar krijime dhe aranzhime të kompozitorit. Ajo merr pjesë edhe në organizimin e koncertit në nder të tij.

Grupe nga e gjithë Bullgaria, të cilët ekzekutojnë këngët e tij të shkëlqyera, si dhe ne, këngëtaret nga “Misteri i zërave bullgarë”, do të takohemi në teatrin “Sëllza i smjah” në Sofje – tregon Kalinka Zgurova. – Koncerti fillon në orën 11 ditën e shtunë. Do të vijnë grupe nga qyteti Veliko Tërnovo, Burgas, Tërgovishte, Elin Pelin, Zllatica, Çavdar. Mikpritëse është vatra e kulturës “Sllavjanska beseda” ku përpara 20 vjetëve qe themeluar kori “Stefan Kënev”, me dirigjent folkloristi i madh Mihaill Bukureshliev. Ka rrugë në emër të maestros Stefan Kënev, ka dhe një shkollë muzikore, të quajtur “Kënev-Zgurova”. Lëshuam dhe disk me krijime të zgjedhura instrumentale, korale dhe solo. Në këtë disk përfshimë dhe instrumentist tanë emblematik – Nikolla Gançev, Kostadin Varimezov, Mihaill Marinov, të cilëve ai u ka shkruar “kartëvizitat muzikore”. Si dhe këngëtaret: Sonja Kënçeva, Valja Ballkanska, Pavlina Gorçeva. Unë jam e lumtur se, ka kolegë të cilët e interpretojnë krijimtarinë e tij dhe mendoj se, kjo është rruga, që të mund të jetojë Stefan Kënevi përmes krijimtarisë së vet me ne. Dua të ftoj më 26 nëntor, ditën e shtunë, të gjithë adhuruesit e muzikës së Stefan Kënevit. Hyrja është e lirë. Unë jam shumë mirënjohëse se, Zoti më dhuroi me takimin me Stefan Kënevin, me djalin tonë, i cili po kështu quhet Stefan Kënev. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për krijimtarinë e kompozitorit të madh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD