Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paqartësitë rreth marrëveshjeve të mëdha shtetërore pas dorëheqjes së qeverisë

Foto: BGNES

Pas dorëheqjes së qeverisë “Borisov”, ministrat do të vazhdojë punën e tyre derisa krijohet një qeveri të re (ndoshta ajo do të jetë teknike). Situata sjell paqartësi në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të marrëveshjeve shtetërore për miliardë euro, sepse kjo qeveri nuk do të ketë mjaftë kohë për të gjitha procedurat e lidhura me këto marrëveshje. Paqartësi ka jo vetëm për shkak të mungesës së kohës, por edhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes deputetëve dhe udhëzimeve të ndryshme të lobistëve në disa nga partitë e tjera politike në lidhje më këto çështje.

Për shembull, koncesioni i aeroportit të Sofjes në fillimin e vitit ishte shpallur si marrëveshja më e madhe dhe pritej se prej saj në buxhet do të hynin 280 mln. euro. Paratë do të përdoreshin si një injeksion shpëtimi për kompaninë e hekurudhave shtetërore, borxhet e së cilës tejkalojnë shumë here të ardhurat e saj. Tashmë është e qartë se deri në fundin e vitit nuk do të ketë marrëveshje, pasi Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve zgjati tri here afatin për pranimin e ofertave dhe afati i ri është deri më 14 dhjetor. Partia Socialiste Bullgare tashmë shpalli se është kundër koncesionit të aeroportit dhe do të bëjë çmos për ta penguar atë. Sindikatat gjithashtu janë kundër , kështu edhe kompania më e madhe lowcost në Evropë “Ryanair”, e cila para pak kohe hyri në tregun tonë.

Blerja e teknikës së re ushtarake gjithashtu është kërcënuar. Ekipi i tanishëm i ministrit të mbrojtjes Nikollaj Nençev hartoi dy nga projektet më të shtrenjta për modernizimin e ushtrisë – për blerjen e dy avionëve gjuajtës për rreth 770 miliona euro dhe për blerjen e dy anijeve për patrullim me çmim 420 mln. euro. Ministria financiare miratoi shpenzimet në kornizën buxhetore të këtij viti. Mirëpo për të zhvilluar dy projektet ministria ka nevojë edhe për miratimin e Kuvendit. Kundër blerjes së anijeve të reja shpallen bile deputetë nga partia me më shumë përfaqësues në Parlament GERB, Fronti Patriotik shpalli shqetësime rreth transparencës së zhvillimit të prokurimit publik. Në të njëjtën kohë rendin e vet e pret projekti për blerjen e makinave të blinduara për ushtri për rreth 500 mln. euro.

Fati i programit për rehabilitim “falas” të banesave që është për miliardë euro gjithashtu nuk është e qartë. Tani për tani janë parashtruar 4000 kërkesa për pjesëmarrje në të. 2918 janë pallatet e miratuara për rreth 500 miliona euro. Nuk është e qartë deri në fundin e vitit sa para do t’i ofrojë Bankës Bullgare për Zhvillim qeveria për mbulimin e shpenzimeve të bëra. Banka po pres 500 mln. euro. Është me rëndësi të madhe që qeveria të paguajë këtë detyrim.

Implementimi i taksave për përdorimin e rrugëve në Bullgari gjithashtu mund të vonohet dhe bile nuk është e qartë a do të vazhdojnë procedurat e lidhura me të. Që nga pranvera e vitit 2016 qeveria e Borisovit përpiqet të zgjedhë kontraktues të përshtatshëm, mirëpo prokurimi publik për 100 mijë euro u bllokua tri herë për shkak të ankesave të firmave. Ndoshta ai nuk do të mund të përfundojë deri në fundin e vitit. Partia Socialiste Bullgare nuk është kundër udhëtimit të pagur në rrugët bullgare, mirëpo kanë shqetësime në lidhje me mënyrën, në të cilën organizohen procedurat. Dëshira e deputetëve të kësaj partie ishte që të zhvilloheshin diskutime në Kuvend, mirëpo kjo nuk u bë.

1,5 mlrd euro për ndërtimin e autostradave dhe rehabilitimin e linjave hekurudhore, të cilat ofrohen nga fondet evropiane, presin veprime urgjente. Kjo mund të thuhet edhe për projektet e ndryshme në sektorin ujor për 300 mln. euro. E kështu me radhë...

Kështu projektet për investime dhe marrëveshjet për miliarda euro u bënë peng të vakuumit në pushtet pas dorëheqjes së qeverisë dhe të paqartësive për zhvillimin politik deri në zgjedhjet e parakohshme mot. Zbatimi i tyre varret nga kjo sa pragmatike do të jenë subjektet politike.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD