Projekti i fundit Jazz Cats i njërit prej muzikantëve më kreativ bullgar xhaz Hristo Jocov u prezantua në klubin “Studio 5” të Pallatit Popullor të Kulturës. Kjo është një hapësirë e cila u krijua për shfaqje inovative nga të gjitha gjinitë e artit. Koncerti ishte i dyti për shkak të interesit të madh të publikut. U prezantuan pjesa të reja origjinale të kompozuara nga ekzekutuesit posaçërisht për të. Premiera, pra koncerti i parë, ishte para më se një muaji. Muzikantët që realizojnë projektin bashkë mebateristin Hristo Jocov janë Arnau Garofe – tenor saksofon nga Spanja, Ljubo Canev – piano, Dimitër Karamfillov – bas.
Për projektin e ri vet Hristo Jocovi tregon: “Ky është projekti im më i ri. Ai është pjesë e shfaqjeve, të cilat i realizoj me formacione dhe muzikantë të ndryshëm. Gjithnjë ftoj edhe muzikantë të rinj, sepse ata kanë nevojë të mësohen nga mjeshtrit më të mëdhenj. Xhaz macet është pseudonimi i muzikantëve xhaz, sepse në botë kështu iu drejtohemi njeri tjetrit. E reja në këtë projekt është pjesëmarrja e saksofonistit spanjoll Arnau Garofe, i cili që prej kohe jeton në Bullgari. Ai është një tenor saksofonist i mrekullueshëm me potencial të madh dhe shumë interesant si personalitet. Me kënaqësi realizojmë këtë projekt që përmban kompozime të të gjithë pjesëmarrësve – Arnau, Ljubo Canev, i cili gjithashtu është një muzikant i mrekullueshëm. Ai mësoi në Bërkli Koligj, ku shkolla e kompozimit është në nivel të lartë. Me basistin e formacionit Dimitër Karamfillov kohët e fundit realizojmë shumë projekte. Veprat janë në stilin e xhazit të pastër mbi bazën e “hard bop”-it. Ky është xhazi, të cilin njerëzit e perceptojnë në mënyrë intuitive. Ka shumë suing dhe improvizime. Tërë ideja e projektit u bashkua rreth maceve, të cilat janë edhe në pllakatin tonë.”
Për krijimtarinë e vet si kompozitor dhe novator në format muzikore, Hristo Jocovi rrëfen: “Pasi kompozova koncerte për vegla të ndryshme si klarineta, oboe, pianoja, marimba, tani po përfundoj koncertin për violonçel dhe orkestër. Vjet vendosa të bëj një eksperiment. Në historinë e muzikës nuk ka një të tillë, pikërisht në këtë format – daulle me orkestër simfonike. Tani për tani ky koncert u ekzekutua vetëm në Verën e Varnës të vitit 2015. Vepra ngjall te dëgjuesit kureshtje dhe befasi, sepse daullet pranohen si një vegël ritmike, jo melodike. Mirëpo, publiku e mirëpriti eksperimentin tim.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë..