Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Irina Florin: “Ngjyra vjollcë” është jeta ime e mbledhur në muzikë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Para 20 vjetëve Irina Florin me zërin e saj melankolik dhe me këngën e saj “Ngjyra vjollcë”shtroi rrugën për këngën pop bullgare në diskoteka dhe në klubet e natës.Gjatë viteve të kaluara shumë këngë të saj ishin në krye të klasifikimeve të radios dhe televizionit. Kështu ato arrijnë tek publiku i sotëm me një fuqi të re, në orkestrim bashkëkohor dhe tingëllojnë në mënyrë moderne edhe për brezin e ri.


Sivjet Irina Florin prezanton turneun e vet kombëtar “Ngjyra vjollcë – 20 vjet më vonë”, i cili do të përfundojë në Sofje më 11 nëntor në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Në skenë publiku do të shikojë shumë muzikantë të shquar bullgarë, si Ljubo Kirov, Miro, Stenli, Diço dhe banda “Ostava”. Publiku do të dëgjojë hitet e këngëtares Irina Florin, si “Udhëtimi”, “Unë mund”, “Era fle”, “Lulet e djeshme” e shumë të tjera.

Vetë Irina Florin tha se ky turne është “Jeta ime e mbledhur në muzikë – muzika, të cilën dua ta lë në zemrat tuaja” dhe në vigjiljen e koncertit të saj më të madh ajo shtoi:

“Koncertet janë shumë emocionuese. Të gjithët jemi në skenë me energji të fortë dhe i kushtohemi plotësisht publikut. Njerëzit janë të lumtur. Në të vërtet për herë të parë organizoj koncerte aq të mëdha dhe publiku është befasuar në mënyrë të mirë. Do të jam e lumtur po të vijnë shumë njerëz në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Kjo do të jetë një përkrahje të fortë dhe besoj se njerëzit do të përjetojnë çaste të mrekullueshme me këtë spektakël.”

Irina Florin shpjegoi gjithashtu për çfarë këndon në këngët e saj:

“Flas për dashuri, për këtë dashuri, të cilën e ndiej unë, dhe të cilën më kanë dhënë mua, të cilën e shikoj brenda njerëzve rreth meje. Dashuria është në këngë, si “Unë mund”, “Era fle, “Deri kur”. Kjo e fundit prek ndjenjat e të gjithëve. Kur filloj ta këndoj publiku ngre në këmbë dhe këndojnë bashkë me mua. Kënga Ngjyra vjollcë “është finali i koncertit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD