Sot shtëpia muzikore “Presto” feston jubileun e saj të 25-të bashkë me miq, muzikantë dhe aktorë të shquar dhe adhurues të veglave të rralla muzikore. Në skenë në Qendrën për Art City Mark në Sofje do të shfaqen profesorët Zheni Zaharieva, Polina Petrova, Rashko Mlladenov, Icko Finci, Cvetelina Mallxhanska, Valentina Korçakova, Mario Nikollov, Anna Maria Shicova etj. Do të projektohet edhe filmi “Pianoja ballkanike”, i cili paraqet momente neuralgjike, jotipike, qesharake dhe të trishtuara nga jeta e përditshme e “Presto”. Themeluesi i shtëpisë muzikore është dirigjenti Petër Dimitrov. Veprimtarinë e vet ai e ka filluar në vitin 1991 dhe tani është lider në sferën e pianove në Bullgari.
Veprimtaria kryesore e “Presto” është lidhur me “gjallërimin” e instrumenteve të vjetra. Këto instrumente të rimëkëmbura përdoren nga pianistët në vatrat kulturore, në shkolla, në vatrat e leximit dhe në shtëpitë private të shumë muzikantëve dhe adhuruesve të muzikës. “Presto” është përfaqësuesi zyrtar i markës botërore për prodhimin e pianove “Blüthner”.
“Kjo nuk do të jetë festë me fanfare. Për 25 vjet kemi përjetuar gjithçka dhe mendimi kryesor, që më qetëson, është se për fat të mirë ende ka “Presto”. Për mua kjo gjithmonë ka qenë një kauzë kulturore. Restaurimi i pianove kërkon një nivel shumë të lartë profesionalizmi. Markat e pianove janë disa mijë. Në praktikën time kam hasur shumë emra të panjohur. Edhe në Bullgari ka marka të rralla. Në kohën e socializmit në Bullgari importoheshin kryesisht instrumente ruse, si dhe të tilla të ish Republikës Demokratike të Gjermanisë dhe të Çekisë, kurse para kësaj periudhe gjithashtu janë importuar vegla muzikore. Është shumë bukur se kemi jo pak instrumente “Bechstein”. Shumë pak janë ato të markës “Bösendorfer”. Më të vlershme janë Steinway & Sons”. Një prej veglave më të bukura muzikore, që unë kam parë në jetën time, është pikërisht “Steinway”, prodhuar në vitin e largët 1873. Gjithmonë i kam konsideruar instrumentet si mbajtës individualiteti, si mbajtës shpirti. Një instrument 100 vjeçar e ka fisnikërinë e kohës së tij dhe mban aromën e epokës së kaluar. Nga pikëpamja e tingullit ato janë shumë më të mira sesa çdo një instrument bashkëkohor.”
Ja se çfarë na tregoi vetë maestroja Dimitrov për takimet e rralla me muzikantë të shquar dhe për përkrahjen e shtëpisë muzikore dhe përkrahjen e tij personale si organizator ndaj muzikantëve të rinj:
“Kemi ndihmuar shumë muzikantë të rinj në shfaqjet e tyre të para muzikore. Disa karriera botërore kanë startuar te ne dhe me ndihmën tonë. U kemi dhënë bursa nxënësve dhe studentëve. Kemi organizuar tri konkurse ndërkombëtare për pianistë. Dy prej tyre janë “Seiler”, ka gjithashtu një “Bösendorfer”. Të gjithë na njohën si organizator perfekt – edhe juria, edhe pjesëmarrësit. Kemi realizuar shumë koncerte. U njoha personalisht me mbesën e Vagnerit dhe stërmbese të Fernc Listit – me zonjën Verene Vagner – Laferenc dhe arrita ta çojë atë në Bullgari në vitin 2008. Pasi e sheh njeriu sikurse e sheh profilin e Ferenc Listit, kurse përballë ngjan shumë me Vagnerin. Ajo më tregoi për repeticionet e Arturo Toskaninit, në të cilat ka qenë e pranishme, si dhe për repeticionet e Bajrojtit. Për festën e shtëpisë muzikore “Presto” kam ftuar shumë miq dhe një publik të madh. Ky koncert është për të gjithë ata. Përveç shumë muzikantëve dhe aktorëve, të cilët janë miqtë tanë, kam ftuar gjithashtu shumë të rinj, sepse gjithmonë në qendrën e veprimtarisë sonë ka qenë e ardhmja.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë..