Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

In memoriam Biser Kirovi – një nga legjendat e skenës muzikore bullgare

БНР Новини
Foto: BGNES

Karriera e pasur krijuese dhe interpretuese e Biser Kirovit është e përmbushur me koncerte të shumta mbi gjysmë shekulli. Ai është ndër këngëtarët dhe muzikant më të dashur të njohur bullgar, i cili ka lënë gjurmë në muzikën e estradës në Evropën Lindore. Ka punuar me dhjetëra emra nga skena bullgare dhe botërore, ia ka përkushtuar krejtësisht jetën e tij muzikës, ai do të mbetet në zemrat e njerëzve me këngë si: “I riu”, “Ylli i mbrëmjes përsëri je ti”, “E shtuna duke u gdhirë e diela”, “Pëllumb nga Sofja”, “Lutje”, “Shtëpia e Madhe” dhe qindra këngë të tjera të afërta me ndjenjën bullgare dhe traditat muzikore. Biser Kirovi ka krijuar bashkë me disa nga poetët dhe kompozitorët tanë më të mëdhenj. Partnerët e tij në skenë kanë qenë: Georgi Minçev, Jordanka Hristova, Karell Got, Dijn Rijd, Elena Bërk, Alla Pugaçova, Josif Kobzon, Çesllav Niemen, Sofija Rotaru e shumë e shumë të tjerë.

Karriera e tij profesionale të një interpretuesi vokal fillon me Orkestrën “Ballkanton” gjatë vitit 1967. Ka mbi 4500 koncerte në Evropë, Amerikë, Azi dhe Afrikë. Katër stinë ka qenë solist në “Fridrihshtadtpalast” në Berlin. 18 vjet është këngëtari më i njohur i huaj në ish Republikën Demokratike Gjermane. Si kompozitor ka të incizuara mbi 300 këngë të veta në gjuhët bullgare, ruse, gjermane, çeke, polake, spanjolle e gjuhë të tjera. Ka një diskografi të pasur me një tirazh të përgjithshëm për mbi 7 milionë ekzemplarë. Ka incizuar më shumë se 700 këngë të kompozitorëve bullgarë, rusë, spanjollë, gjermanë dhe anglezë. Është mbajtës i dekoratave të shumta.

Gjatë viteve të fundit këngëtari jetonte në Rusi. Në periudhën 2006-2010 shërbente në postin këshilltar mbi kulturën pranë ambasadës të Republikës së Bullgarisë në Moskë.

Rrjetet artistike të Bullgarisë humbën një krijues të madh. Përkulje përpara kujtesës së tij!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Kostov bën një fillim të ri me këngën e tij "Unë jam ti"

Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..

botuar më 25-03-26 6.05.PD

"Më e shtrenjta" nga Danny Levan

Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..

botuar më 25-03-24 2.10.MD
Foto: Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare befason publikun në koncertin me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen..

botuar më 25-03-21 8.05.PD