Para pak kohe në Klubin Letrar “Peroto” u paraqit një botim i rrallë bibliografik – një libër i dy autorëve, çdo një prej të cilëve është një përfaqësues i theksuar i artit të vet. Ata janë poetesha Iva Nikollova, të cilën e njohim si gazetare dhe përkthyese, dhe piktori Vladimir Penev. Takimi i tyre i parë krijues është në faqet e një libri katror me 12 vjersha poetike dhe 12 piktura me pastele të piktorit, të krijuara mbi vjershat e Nikollovës. Tandemi i ri në art paraqiti para publikut edhe 12 botime koleksionistësh, ku ka nja një vjershë origjinale, të shkruar me dorën e vetë autores dhe një pikturë me pastele të krijuar nga Vladimir Penev, të cilat nuk i ka në tirazhin në masë të librit. Shtëpia botuese “Persej” dhe piktori Stefan Çuçurliev janë “fajtorët” për formimin filigran të librit. “12 katrore” tashmë gëzon kritikën e mirë të shkrimtarit Vladimir Zarev, i cili e paraqiti botimin e ri.
Iva Nikollova ka mbaruar në degën e poezisë në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki” në Moskë. Në shikim të parë gazetarja është llafazane dhe e guximshme, por kur të bëhet fjalë për poezinë e saj është tepër lakonike. Ja se çfarë tha ajo:
“Unë shkruaj, ky është profesioni im. Jam njeri i zymtë, i mbyllur në vetvete. Poezinë unë e lidh me trishtimin se njeriu është i gjallë. Kjo, që shkruaj, është në kundërshtim të kësaj, që njerëzit e dinë për mua. Jam përkthyese. Kam përkthyer mbi 300 libra. Për këtë mund të flas shumë, por për poezinë nuk mund të flas. Ajo është diçka intime. Fajtori për gjithçka është Vladimir Penev dhe arti i tij magjik.”
Piktori Vladimir Penev është biri i vetëm i poetit të madh bullgar Penjo Penev. Ka mbi 30 ekspozita me vete në Bullgari dhe në vende të tjera si Gjermania, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Holanda, Zvicra, Austria, Franca. Pikturat e tij i quajnë poezi në pikturim. Për simbiozën midis vetes dhe Iva Nikollovës, Penev flet në një mënyrë shumë emocionale si me pikturat e tij, ashtu dhe me fjalë:
“Për mua është më lehtë të them se çfarë nuk përbën ky libër: ky nuk është almanak poetik. Nuk është libër këngësh. Kjo, që unë kam pikturuar, nuk janë ilustrime. Këto janë piktura. 12 katrore, 12 piktura, 12 vjersha. Takimi ynë me Iva Nikollovën është absolutisht i rastit. Më bëri përshtypje poezia e saj. Folëm shumë se çfarë është poezia, çfarë është fjala etj. I thashë pothuaj me shaka: “Jepmë disa vargje. Unë do t’i pikturoj. Vargjet më pëlqyen. Ato janë një poezi verbale, piktoreske. Joshja ishte e madhe dhe unë pikturova vepra për këto vjersha. Ky është një album i përbashkët midis nesh. Përveç tirazhit në masë, ka akoma 12 ekzemplare bibliofile, të cilat i kemi nënshkruar ne të dy. Atje ka gjithashtu një vjershë të shkruar me dorën e vetë Iva Nikollovës, si dhe një pikturë me pastele të krijuar nga unë. Çdo një pikturë është pikturuar mbi bazën e një vjershe të veçantë. Ajo nuk tregon dhe nuk e ndihmon përvetësimin e poezisë. Ajo është leximi im i kësaj poezie.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..