Edhe kur ishte gjallë muzikantin Kosta Kolev e quajtën epokë, fenomen, legjendë në muzikën prej autori në stilin popullor. Sivjet shënojmë 95 vjet nga lindja e këtij kompozitori dhe dirigjent të shquar bullgar. Vet ai pranonte se krijimtaria e tij “i është kushtuar vetëm tingëllimit bullgar”. Është e madhe trashëgimia e incizimeve të tij në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Më se 4 mijë janë incizimet e regjistruara të këngëve, melodive instrumentale, valleve, suitave, veprave muzikore të vallëzimit, të realizuara nga ky mjeshtër i përpunimeve folklorike dhe nën drejtimin e tij.
Interesi ndaj folklorit te muzikanti i ri u ngjall që kur ishte fëmijë në fshatin e lindjes Korten rrethi i qytetit Sliven. Që atëherë ai mësonte t’i bie fizarmonikës. Pas mbarimit të Akademisë Muzikore në Sofje u emërua në punë në Radion Kombëtare. Kjo ishte në vitin 1949. Tërë jeta e tij është e lidhur ngushtë me radion. Fillimisht punonte me grupin me emrin Ugërçinska. Më vonë u bë udhëheqës i Ansamblit të Këngëve Popullore, të cilit i kushtoi më se 30 vite nga jeta. Atij i përket merita për shndërrimin e orkestrës në grupin më të mirë folklorik tek ne. Kërkues si dirigjent, ashtu edhe si kompozitor ai siguroi një repertor të madh. Kosta Kolevi ishte një njohës i thelluar i veglave tradicionale muzikore. Kjo i ndihmonte atij të balancojë timbret e llojllojshme në një tingëllim të përsosur orkestral. Kolegët e tij me kënaqësi ekzekutojnë kompozimet e tij, gjithnjë të përshtatura me regjistrat e veglës muzikore, kështu që të nxirret nga instrumenti tingëllimi më i përsosur. Ai ishte një autor i preferuar për angazhimet solo të këngëtarëve dhe instrumentistëve popullorë. Vet ata e pranuan si njohje për talentin e tyre në se ai do të krijonte për ta ndonjë melodi prej autori ose do të bënte ndonjë përpunim. Muzika e tij fitoi popullaritet edhe ndër auditorin e radios.
Kosta Kolevi ishte ndër të parët, të cilët me përsosmëri arritën të gërshetojnë tingëllimin e veglave tradicionale muzikore me ato klasike. Krijimtaria e tij shfrytëzohet si bazë të mësimit muzikor të folklorit në shkollat e specializuara dhe në universitetet. Më shumë hollësi për krijuesin e madh bullgar Kosta Kolev sjell bashkëshortja e tij, këngëtarja popullore Marija Leshkova:
Është një nder të jesh partner i tij si në jetë, ashtu edhe në punë. Kaluam shumë vite të bukura bashkë. Zoti ishte bujar dhe i dhuroi atij një jetë të gjatë dhe shumë gjëra arritëm të përjetojmë. Ai nuk ishte një njeri, i cili zbulohej lehtë para të tjerëve. Kur erdhi në Sofje pas luftës, të afërmit e tij menduan, se të merret me muzikë ishte një punë e kot. Kjo megjithëqë nga fëmijëria i binde fizarmonikës dhe ishte një muzikant autodidaktë. Në fakt kompozitori i madh bullgar Parashkev Haxhiev ishte ai, i cili ndihmoi që bashkëshorti im të heqë dorë nga stomatologjia, për të cilën e përcollën të studiojë.
Për këshillat e vlefshme të dhëna nga Kosta Kolevi në punën e tyre të përbashkët si muzikantë Marija Leshkova rrëfen:
Më e rëndësishmja, të cilën e mësova, ishte të gjej ide në materialin autentik. Pikërisht këtë e bënte vet ai. Kohët e fundit zbulova disa shënime nën një partiture – “vetëm tingëllim bullgar”, shkruante aty. Kur e takova isha 23 vjeçare. Kisha mbaruar Akademinë Muzikore në qytetin Pllovdiv. Ai më këshillonte për mënyrën, në të cilën të zgjedh repertorin. Ai thoshte se atë që bëj me këngët duhet të ketë një vlerë të lartë artistike, të mos e ketë shokun. Ai ishte pjesë e jurisë së të gjitha tubimeve, festivaleve folklorike. Gjithnjë kthehej me një material të pasur të grumbulluar nga të gjitha krahinat folklorike. Të gjithë kolegët dhe publiku e respektuan shumë. Jetonte me shpresë, se të rinjtë do të mësohen nga përvoja e tij. Ai punonte shumë si për radion, ashtu edhe për të gjitha grupet folklorike, të cilët kërkuan ndihmën e tij. Ai e motivonte muzikantët të incizojnë, provokonte ambicien e tyre. Aktualisht digjitalizoj gjërat më të rëndësishme nga krijimtaria e tij. Kam dëshirë që t’u japë të rinjve që interesohen, materialin arkival nga tubimet folklorike me këngë të panjohura. Po punoj për krijimin e një libri të tillë me këngë popullore nga mbarë Bullgaria. Mendoj, se ai do të jetë në ndihmë të muzikantëve të rinj folklorikë.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaGjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..