Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qetësia në fotografitë e Zhana Jordanovës

БНР Новини

Puhia e vjeshtës zëvendësoi dinamikën e verës. Çfarë ka pikërisht në këtë çast, kur një ngjarje i mbrapsë vend ndonjëri tjetër? Mbi ato pyetje na provokon të mendojmë ekspozita e fotografes Zhana Jordanova. SOHO – hapësira endarë e punës në të cilën kultura has koloritin urban është vendi, në të cilin deri më 25 tetor mund të shihet ekspozita “Kujtesë për qetësinë”.

Kjo është ekspozita e parë e fotografes së re Zhana Jordanova. Pothuajse një dekadë ajo jeton dhe punon në Spanjë. Jeta e saj u ndryshua në vitin 2007, kur ishte studente e drejtësisë në kursin e tretë. Për atë periudhë Zhana Jordanova kujton:

Mora vendim të transferohem në Ishujt e Kanarinave. Kjo ndodhi pasi isha për pushim aty. Atje kuptova se pikërisht aty dëshiroj të jetoj. Vitin e fundit të studimit në Bullgari e gërshetova mësimin me punë në një kazino. Atëherë zbulova një realitet tjetër, për të cilin nuk isha gati. Isha 20 vjeçare dhe shumë gjëra nuk më pëlqenin. Prandaj vendosa të transferohem për banim në Ishujt e Kanarinave. Këtu e ndjej veten mirë dhe si në shtëpi.

СнимкаKur mbërriti në Ishujt e Kanarinave, Zhana Jordanova u vendos në qytetin Las Pallmas de Grand Kanarija dhe u regjistrua në kurset e Zyrës së Punës. Në fillim mësonte ueb-dizajnin, pas kësaj dizajnin grafik. Kështu dalë ngadalë depërtoi në fushën e fotografisë. “Përjetova një evoluim. Fillova t’i kushtoj gjithnjë e më shumë kohë punës e cila më pëlqente. Atëherë krijon gjëra, të cilët edhe të tjerët vlerësojnë” – rrëfen fotografja. Gradualisht filluan të më japin porozi për reportazhe me stile më të ndryshme. Qëndrimi jo standard i fotografes ndaj objekteve duhet edhe në ekspozitën në fjalë. Për të autorja tregon:

Mendoj, se pikërisht ky është stili im i fotografimit. Interesohem për fotografinë spontane, ajo që pasqyron vetminë intime. Për të shfrytëzohet drita e natyrshme. Kam dëshirë të depërtoj edhe në fotografinë sociale. Desha të prezantoj momentin e soditjes së brendshme të njeriut, kur ai është vet me mendimet dhe përjetimet. Ky është një emocion spontan, në të cilin njeriu dhe natyra janë një.

СнимкаKur nuk bën fotografitë e saj Zhana Jordanova punon në një Qendër Sociale, ku kujdeset për përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme. Për punën aty ajo tregon:

Kjo është një hapësirë, një vend, në të cilin kolektiva të ndryshme dhe organizata joqeveritare bëjnë takimet e tyre për të diskutuar tema të llojllojshme. Krahas kësaj organizojmë edhe koncerte, kurse, teatër. Kemi edhe një librari. Në këtë qendër secili, në se dëshiron, mund të propozojë ndonjë veprimtari artistike.

СнимкаDashuria ndaj natyrës shihet në çdo fotografi të Zhana Jordanovës. Asaj më shumë i pëlqen të bëjë fotografitë kur është në ekskursion në mal, pra kur ndodhet në mesë të natyrës. Asaj i është vështirë të përfytyrojë se do të bëjë fotografi në qytet, megjithëqë nuk përjashton mundësi, që edhe ky moment të vijë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Zhana Jordanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD