“Nacionalizmi u kthye në Ballkan, megjithëse ai nuk ishte nisur.” Ky konstatim shqetësues është i historianit të njohur bullgar prof. Andrej Pantev dhe mund të themi se ai është një prej konkluzioneve kryesore të një konference në Sofje me pjesëmarrjen e diplomatëve bullgarë. Forumi, i organizuar nga fondacioni politik gjerman “Friedrich Ebert” iu kushtua proceseve në Evropën Juglindore.
“Shekuj me radhë Ballkani ka qenë jo vetëm periferi e politikës evropiane, por edhe zonë kufitare – konstatoi dr. Bobi Bobev nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe ambasador vite me radhë i Bullgarisë në disa shtete ballkanike.– Kufiri midis krishterimit ortodoks dhe krishterimit katolik kalon pikërisht përmes Ballkanit. Ky është gjithashtu kufi i qytetërimit. Pas fundit të Luftës së Dytë Ballkanike Ballkani përsëri ishte zonë kufitare, këtë herë midis NATO-s dhe Bllokut Lindor. Pas vitit 1989 ngjarjet sikur u zhvilluan në drejtimin e drejt, po kishte edhe jo pak ndërlikime, sepse gjithçka, që ndodhi në regjion pas kësaj ishte lidhur me shpërndarjen e ashpër të ish Jugosllavisë. Megjithatë sot, për herë të parë në historinë e regjionit, të gjitha vendet shikojnë në një drejtim dhe kanë prioritete të njëjta të politikës së jashtme: anëtarësimi në NATO dhe BE. Duhet të themi sinqerisht se ne, BE-ja, bëmë gabim. Pse Kryetari i Komisionit Evropian duhej të shpallte moratorium mbi zgjerimin e Bashkimit deri në vitin 2020? Kjo krijoi kushte për negativizëm dhe do të jap një shembull – një studim serioz sociologjik në Maqedoninë fqinje tregon se gjatë vitit 2008 96 për qind e popullsisë kanë qenë për anëtarësimin në BE. Sivjet ata janë vetëm 71 për qind.”
Për rrezikun e mbylljes së Ballkanit Perëndimor flet edhe Ljubomir Kjuçukov, drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie të Jashtme dhe ish Zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Sipas tij zgjerimi i BE-së tashmë jo vetëm se nuk është prioritet i Brukselit, por madje shtrohet çështja nëse duhet të aderohen akoma anëtarë. “Ky ka një efekt shumë negativ mbi qëndrimet e shoqërisë dhe mbi gatishmërinë për zhvillimin e reformave” – është i mendimit diplomati. Disa vëzhgues mendojnë se pikërisht vonimi i integrimit euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është në thelbin e ndikimit në rritje të Rusisë në regjion. Ljubomir Kjuçukov nuk është i këtij mendimi:
“Dilema Evropa apo Rusia është deri diku e sajuar dhe jorealiste. Konkretisht për Bullgarinë ajo përdoret vetëm për qëllime të politikës së brendshme. Të gjitha vendet e regjionit kanë deklaruar qartë orientimin dhe qëllimet e tyre. Po, Rusia gjithmonë ka qenë faktor në Ballkan, të paktën gjatë 250 viteve të fundit, por për mendimin tim gjatë 25 viteve të fundit Rusia nuk është alternativë për vendet e regjionit, sepse jashtë energjetikës ajo nuk disponon resursin ekonomik dhe nuk ofron alternativë ideologjike, siç ishte në periudhën e luftës së ftohtë. Rusia nuk e ka potencialin për ta ndarë regjionin” – është i mendimit Ljubomir Kjuçukov. Në vend të kësaj ai flet për një problem tjetër aktual:
“A do të shndërrohet islami i matur ballkanik në barrierë para përhapjes së islamit radikal në Evropë, ose vetë ai do të sulmohet me qëllim radikalizimin e tij? Islami radikal kurrë nuk ka qenë faktor në Ballkan, por a ekziston risk që ai të shndërrohet në alternativë. Të dhënat për luftëtarët e rekrutuar të Shtetit Islamik nga regjioni janë një shkak i konsiderueshëm për shqetësim” – është i mendimit Ljubomir Kjuçukov.
Një sërë vëzhguesish politikë shënojnë se rreziku nga islamizimi në regjion ishte nënvlerësuar që gjatë viteve 90, por megjithatë duhet të dihet se myslimanët në Ballkan nuk janë fanatikë fetarë. Luftëtarët e rekrutuar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë para se gjithash njerëz të varfër.
“Gabimi kryesor i NATO-s dhe i BE-së është se nuk përvijuan perspektivën ekonomiko-sociale për regjionin, si plani i Marshalit për rimëkëmbjen e Evropës Perëndimore pas fundit të Luftës së Dytë Botërore” – është i mendimit diplomati Valentin Radomirski. “Ka rrezik që regjioni të mbetet një zonë gri, ose bufer për shkak të mungesës së perspektivës së integrimit. Vala e refugjatëve i radikalizon vendet nga Ballkani Perëndimor. Regjioni nuk merr përkrahjen e domosdoshme nga Brukseli në përballimin e problemit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” – Bullgaria
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..