Gjatë ditës së enjte gjatë kësaj jave, ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova u nis për në Moskë, që të mund të takohet me përfaqësues të drejtorisë të korporatës shtetërore ruse për një energji atomike “Rosatom”, e cila si pronare e “Atomstrojeksportit” gjatë muajit qershor dënoi Kompaninë Elektrike Kombëtare/NEK/ për 620 milionë euro për shkak të një pajisje të punuar për projektin e centralit elektrik atomik “Belene” përpara ndalimit të tij.
Shkurtimisht rezultati nga kjo vizitë është se, pala bullgare dhe ajo ruse krijojnë një grup të përbashkët pune, i cili të shikojë variantet e mundshme mbi projektin “Belene” pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar në Gjenevë. Dhe pikërisht këtu janë nuancat. Sipas ministrisë së energjetikës tani do të duhet që ekspertët të kërkojnë një vendim të leverdishëm për të dyja palët në afate maksimalisht të shkurtra. Sipas zëvendës drejtorit të parë të përgjithshëm të “Rosatomit” Kirill Komarov kompania është gati të shqyrtoi me partnerët e vet bullgar variantet e mundshme për zgjidhjen e situatës në përshtatje me interesat e ty dyja vendeve, por vetëm në kontekstin e domosdoshmërisë nga një shlyerje maksimalisht të shpejt të borxhit nga ana bullgare deri në fund të vitit.
Ky shikim i palës ruse përjashton variantin e shumëpritur për bullgarët për një marrëveshje të përbashkët për shitjen e pajisjes një shteti tjetër. Kurse ministrja Petkova, përveç kësaj i ka shpjeguar Komarovit, se vendi ynë është në një komunikim të përditshëm me përfaqësues të Komisionit Evropian për shkak të miratimit të ndihmës shtetërore për Kompaninë Elektrike Kombëtare/NEK/ nën formën e një huaje pa interesa. Kjo burokraci do të zgjasë të paktën 2 muaj. Kurse çdo ditë rrjedh një gjobë prej 167 mijë euro. Kurse kjo është dhimbja e zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev, i cili sqaroi se, më e rëndësishmja është të ndalohet ora e interesave, të cilat për 1 vit do të grumbullojnë 61 milionë euro të reja detyrim. Sipas fjalëve të Donçevit shteti do të kërkojë variant për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene” përmes procedurës së privatizimit. Sipas tij nga pala ruse ka miratim për qëllimin. Mbase, por përsëri fillimisht duhet të paguajmë 630 milionë eurot e grumbulluara. Kështu e shikojnë rusët. Dhe jo siç propozojmë ne, fillimisht 400 milionë deri në fund të vitit, kurse pjesa që mbetet, të paguhet në dy herë mot. Kështu që ora e përqindjeve po kalon në mënyrë të palodhshme. Shpresojmë që dhe në Bruksel ta dëgjojnë!
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..