“Zëri i Spanjës” – Monserat Kabaje (Montserrat Caballe) e përmbushi me praninë e vet të fortë shpirtërore skenën e sallës numër një në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje. Më 10 tetor ajo këndoi bashkë me vajzën e saj Monserat Marti, tenorin Xhordi Gallan dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në një spektakël të paharrueshëm. Pavarësisht nga mosha dhe nga shëndeti i keqësuar, prima e operës, e cila qe për herë të tretë në Bullgari, tregoi sesa e fortë mund të jetë dashuria ndaj muzikës dhe përkushtimi i krijuesit ndaj artit.
Në koncert tingëlluan arie të ndryshme të operave, duete, uvertura dhe preludi, si dhe gjinia muzikore-dramatike spanjolle, të afërt me operën – sarsuella. Dirigjenti, maestro Rikardo Estrada tregoi një mjeshtëri të madhe, duke dirigjuar dhe duke drejtuar me mjeshtëri një nga orkestrat tona më prestigjioze. Publiku vendas për herë të radhës e afroi njërën nga mjeshtret e fundit, e krahasuar me Maria Kallasin e madhe. Le të rikujtojmë se, çasti yjor i Monserat Kabajesë vjen më 20 prill 1965 kur ajo mishërohet në pamjen e Lukrecia Borxhija në skenën e “Karnegi Hollit” – në Nju Jork. Menjëherë pas kësaj e ftojnë nga “Metropolitan opera” ku këndon në “Faust” të Gunosë. Lavdija e saj botërore rritet dhe pas interpretimit të këngës-hit “Barcelona” me Fredi Merkjurin. Në karrierën e saj ajo interpreton role në “Madam Bëterflaj”, “Turandot”, “Toska” dhe “Xhani Skiki” të Xhakomo Puçinit, “Trubadur” të Xhuzepe Verdit e të tjera. Ka kënduar në partneritet me tenorët më të dashur të operës – Lluçano Pavaroti dhe Plasido Domingo e shumë të tjerë.
“Puna ime është e përmbushur me shumë vullnet dhe përpjekje. Gjithmonë jam munduar të japë më të mirën nga vetja, që të mund të justifikojë pritjet e publikut ndaj meje, si dhe këto të autorëve të krijimeve. Në qoftë se nuk e bën, domethënë të gënjesh dhe t’i thyesh. Duhet të pranosh atë e cila të rastis me dashuri. Duhet të mund të japësh dashuri, më në veçanti atyre, të cilët nuk të japin të tillë. Njeriu prandaj është këtu, që të mund t’u ndihmojë të tjerëve, dhe jo të jetojë për veten e vet.”
Kurse për kujtimet e veta nga jeta dhe për karrierën e vet të gjatë, këngëtarja e madhe shtoi: “Burri im shpesh thotë se duhet të shkruaj libër për jetën time, por nuk mendoj se do të mundem ta bëj. Kujtimet shprehen me të folur, dhe nuk janë në bardhë e zi.”
Maestro Rikardo Estrada tregon për grand damën e muzikës së operës:
“Në historinë e operës gjithmonë ka pasur zëra të shkëlqyer, por gjithmonë ka një shkallë më të lartë, në të cilën qëndrojnë të zgjedhurit. Unë mendoj se, Monserat është mbi të gjithë, sepse gjithmonë i ka shërbyer dhe i ka qenë besnike kompozitorëve dhe stilit në të cilin këndon. Ajo është Engjëll.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë..