Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër imigrantëve po rriten dhe politizohen

БНР Новини
Foto: BTA

Agjencia e re evropiane për mbrojtjen kufitare dhe të brigjeve filloi punë zyrtarisht më 7 tetor në territorin bullgar dhe aktualisht mbi 190 oficerë të saj mbikëqyrin jo vetëm në kufirin me Turqinë, por edhe në atë me Serbinë. Megjithatë gjatë tri ditëve nga e premtja deri më sot në qytetet Harmanli, Sofje, Burgas dhe Samokov u zhvillua një seri protestash kundër imigrantëve. Njerëzit janë shqetësuar jo vetëm për fluksin e refugjatëve në kufij, por edhe për ata, që tashmë kanë mbërritur në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, vetëm gjatë javës së fundit që nga 29 shtatori deri më 6 tetor 2016 në Bullgari janë regjistruar akoma 498 migrantë. Kështu numri i atyre që kanë hyrë në vend që nga fillimi i vitit arrin 15 164 veta. Një pjesë e madhe e të huajve nuk dëshirojnë të mbeten në qendrat e Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve, sepse ato janë të përmbushura. Të njëjtën javë, kur në territorin tonë kanë hyrë 498 migrantë, nga qendrat janë larguar 584 veta, të cilët lëvizin lirisht në vend pa mjete financiare dhe sigurisht që kjo i shqetëson qytetarët bullgarë. Situata në qendrat e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për vendosjen e personave të rrezikshëm dhe të personave me kombësi të pasaktësuar, është edhe më dramatike. Atje ka 947 vende, kurse të vendosurit janë 1587 veta. Përsëri të njëjtën javë nga vendi janë ekstraduar vetëm 20 veta.

Protesta në Sofje u organizua nëpërmjet Facebook nga një grup nacionalistësh – Lëvizja “Rezistenca Kombëtare”. Qindra protestuesit që dolën për të protestuar në qendër të kryeqytetit thërrisnin “Bullgaria për bullgarët” dhe për çlirimin e saj nga islamikët. Kundërshtarët e pranimit të migrantëve bënë të ditur planet e tyre për të organizuar patrulla civile për mbrojtjen e popullsisë në kryeqytet. Në Harmanli kjo protestë ishte e dyta gjatë javës së fundit dhe u ishte drejtuar akteve kriminale dhe indiferencës së policisë. Në qytezë ka dhjetëra mijë banorë vendas. Në të njëjtën kohë 3 500 refugjatë janë vendosur dhe lëvizin lirisht. Është shpallur prokurim publik për më shumë furgonë, ku të vendosen refugjatët dhe njerëzit ngulin këmbë për më shumë polici dhe për krijimin e një kampi të mbyllur. Në Burgas protesta ishte kundër ndërtimit të një qendre për migrantët në fshatin Zvezdec, rreth 40 km larg qytetit, por pjesëmarrësit ngulën këmbë për pastrimin e tërë Bullgarisë nga migrantët. Analogjike ishte kauza e pjesëmarrësve në protestën në Samokov, megjithëse Ministria e Punëve të Brendshme pohon se atje nuk do të hapet qendër refugjatësh.

Protesta për këto shkaqe ka pasur edhe para kësaj, por gjatë disa prej protestave të fundit u bë e qartë se ka politizim të pakënaqësisë së shoqërisë. Mitingu në kryeqytet kryesohej nga Petër Nizamov, i cili u bë i njohur në mënyrë skandaloze, sepse ka gjuajtur migrantë, me bishta derri. Në fjalimin e vet ai bëri thirrje për dëbimin e të gjithëve, që kanë marrë të drejtën e pajustifikuar të strehimit, për kërkimin e përgjegjësisë të fajtorëve në gjyq, të cilët kanë dhënë lejë për lëshimin e dokumenteve të paligjshme, për vendosjen e vetos mbi detyrat e ndërmarra nga Bullgaria për Marrëveshjen e Dublinit, dhe  për protesta efektive për rrëzimin e qeverisë, në qoftë se ajo nuk i zbaton këto kërkesa. Tani për tani shfaqjet e pakënaqësisë nuk janë të shumta dhe kanë karakter vendas dhe jo kombëtar, por motivimi i tyre i njëjtë, rritja e numrit të tyre kohët e fundit dhe provat për politizimin e tyre, me kërkesa radikale, na bëjnë për të menduar se ka të ngjarë që ato të eskalohen dhe të radikalizohen. Momenti dhe gjendja në vend janë të favorshme për një zhvillim të tillë. Ka fushatë paraelektrorale për zgjedhjet presidenciale dhe referendum kombëtar. Përveç kësaj situata politike është e tensionuar. Çfarë do të ndodhë, këtë do ta shohim gjatë ditëve dhe javëve në vijim. Ka të ngjarë që debatet paraelektorale të forcohen dhe të ketë protestë të re, këtë herë në lagjen e kryeqytetit “Ljulin”, kurse disa javë më vonë – përsëri në Llëvov Most, që është një prej vendeve më të preferuara për shfaqjen e pakënaqësisë në qendër të Sofjes.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD