Ndër filmat, të cilët morën më shumë çmime në Festivalin e Filmit Artistik Bullgar “Zllatnata Rosa” (“Trëndafili i Artë”), ishte “Lavdi” i regjisorëve Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov. Filmi mori Çmimin Special të qytetit Varnë, dekoratën për skenarë më të mirë, për mjeshtërinë prej operatori të Krum Rodrigesit, dallimin e Lidhjes së Aktivistëve Kinematografikë Bullgarë, çmimin e gazetarëve të akredituar. Filmi është pjesë e një trilogjie krijuar sipas ndodhive të vërteta. Filmi i parë “Mësimi”, në të cilin një mësuese vjedh një bankë, u radhit ndër veprat kinematografike bullgare me më shumë dekorata. Në filmin “Lavdi” punëtori i mirëmbajtjes së hekurudhave Canko Petrov zbuloi një milion leva në udhën hekurudhore dhe i dorëzoi në polici. U dekorua me një orë të re, për fat të keq falso. Ndërkohë në Ministrinë e Transportit e humbën orën e tij të vjetër, modelin “Sllava” në përkthim “Lavdi”, orë kjo e cila ishte një relikte familjare. Dhe siç e vënë theksin krijuesit e filmit, punëtori bënë një sërë përpjekjesh të kota që të rikthejë “Lavdi”-në e vjetër dhe dinjitetin. Në filmin e parë nga trilogjia ka kuadro, të cilat duken pothuajse dokumentare.
Si janë të prezantuara momentet e ndryshme në filmin “Lavdi” shpjegon regjisori Petër Vëllçanov:
“Si stilistikë, si mënyrë e xhirimit, si qëndrim ka shumë elemente të përafërta. Ka disa gjëra, të cilat ne zbuluam në filmin e parë “Mësimi”. Në po këtë mënyrë u përpoqëm të xhirojmë edhe filmat e tjerë. Ndryshe nga filmat e tjerë, këtu historia tregohet nga dy këndvështrime. Kjo ishte edhe një sfidë dramaturgjike për ne, sepse në filmin “Mësimi” tregimi ishte nga pikëpamja e heroinës... Nga njëra anë “Lavdi” është një film më qesharak, me më shumë humor. Mirëpo, nga ana tjetër është më i trishtuar, si temë dhe si një final i filmit.”
Tashmë krijuesit kanë ftesa të prezantojnë filmin “Lavdi” në festivale në Vankuvër, Busan, Çikago dhe qytete të tjera. Filmi tashmë u shit për përhapje në SHBA-në, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Turqinë, Lituaninë, Argjentinën, Italinë, Spanjën... Do të kujtojmë se premiera botërore e filmit “Lavdi” ishte në Festivalin Prestigjioz në Lokarno të Zvicrës. Aty Çmimin e Madhe “Leopardi i Artë” e mori filmin e regjisores Ralica Petrova“PaZot”.
“Një çmim i tillë nuk është vetëm për njerëzit, të cilët e realizuan këtë film. Ajo është një çmim për kinematografinë bullgare. Pikërisht këtë duhet të kuptojnë njerëzit, pavarësisht nga kjo spektatorët pëlqejnë filmin ose jo – thekson regjisori Petër Vëllçanov. – Më duket se tani interesi ndaj filmave bullgarë do të shtohet. Në se do të më pyesni, çfarë do të thotë kjo? Do t’ju përgjigj, se ka të ngjarë që vitin e ardhshëm ndonjë film bullgar të prezantohet prapë në ndonjë forum prestigjioz kinematografik. Në një vend të tillë mblidhen jo vetëm regjisorë, kritikë dhe aktivistë të tjerë kinematografikë, në të asiston edhe një publik, për të cilin xhirohen filmat.”
Dhe diçka tjetër me rëndësi: filmat “PaZot” dhe Lavdi” u shfaqën në salla të mëdha para një publiku të gjerë. Në ato festivale, mund të prezantohen filma me rëndësi, vepra, të cilat trajtojnë tema më interesante, edhe të ndërlikuara. Krahas kësaj në forume të tilla kinematografike organizohen takime me agjentë nga vende të ndryshme, të cilët angazhohen të prezantojnë dhe të shesin filmat. Kështu filmat fitojnë një shans të shfaqen para një publiku më të gjerë të mbarë botës. Për shembull filmi “Mësimi” u shit për Amerikën Jugore, gjë që është një shans që ai të shihet nga më shumë njerëz.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..