Arti i krijimit të statujave, me të cilin lidhen epokat e Antikitetit dhe Rilindjes, sot nuk është ndër më të respektuarit. Kjo vlen edhe për krijuesit e kësaj gjinie, emrat e të cilëve shpesh herë harrojmë. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për skulptorin Georgi Çapkënov – Çapa, veprat e të cilit janë të njohura. Ndër ta janë statuja e Sofjes – simbol i kryeqytetit, monumenti i krijuesve Petko dhe Penço Sllavejkovi të ulur në stolin emblematik në sheshin “Sllavejkov”, si dhe monumenti i shkrimtarit Radoj Ralin, busti i mrekullueshëm i krijuesit Jordan Radiçkov, statujat e Dinak Pjetrit, Çarli Çaplinit, Don Kishotit dhe Sanço Pansës në qytetin Gabrovo, Orfej dhe Evridika në qytetin Smoljan e kështu me radhë.
Skulptura të tij të mëdha ka jo vetëm tek ne, por edhe në vende shoqërore, si edhe në muze që nga Evropa deri te Japonia. Plastikat e tij të vogla janë në shumë koleksione private dhe në koleksione shtetërore të mbarë botës – Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje, Ermitazhin në Shën Peterburg, Muzeun “Pushkin” në Moskë, “Ocokushi-Ga-Hara Muze” në Japoni, Akademinë “Lalit Kala” në Nju Delhi, muzeun në të hapur “Moran” në Korenë e Jugut, La Blade de Seprai në Zvicrër, koleksionin “Peter Ludvig” në Gjermani, Muzeun Moutier në Zvicrër e gjetkë.
Prandaj është tepër e çuditshme, se megjithë krijimtarinë e tij të madhe pothuajse gjysmëshekullore për Georgi Çapkënov nuk ka asnjë libër, në të cilin të mblidhen të paktën disa prej veprave. Në sajë të nismës së Galerisë së qytetit Pllovdiv “Vëzrazhdane” (“Rilindje”) krijimtarisë së tij iu kushtua një album në dy gjuha. Në të në 150 faqe ka 239 ilustrime dhe 96 fotografi. Katalogu u prezantua në kuadrin e një ekspozite me vepra të krijuesit të famshëm, me të cilën galeria shënoi jubileun e vet 21-vjeçar. Ekspertja në galeri Krasimira Aleksieva na sjell më shumë hollësi për këtë nismë, e cila është edhe kauza e saj personale:
“Në interes të së vërtetës, shkak për këtë ekspozitë u bë fakti, se për skulptorin 73 vjeçar Georgi Çapkënov, nuk ka asnjë album, asnjë libër i kushtuar krijimtarisë së tij. Mendova, se kjo ishte e turpshme. Kështu vendosa të bëj një album të tillë. Pasi ai u bë fakt, si një vazhdim i natyrshëm ishte rregullimi i një ekspozite. Krijuesi prezantoi vepra të koleksionit të tij personal – akuarele, plastika, piktura, litografi. Kështu arritëm të rregullojmë një ekspozitë të mrekullueshme me vepra të cilat nuk janë të paraqitura para publikut të gjerë nja 30-40 vjet.”
Botimi është me moton “Ky album është eklektik. Jeta është eklektike.” Në të ka piktura me tema mitologjike dhe biblike, akuarele, vepra me bojëra të vajit, litografi, plastika, relieve, skulptura prej bronzi. “Çfarëdo që të bëjë me duart e tij, veprat iu përgjigjen të gjitha kritereve të krijimtarisë klasike. Krahas kësaj me kalimin e kohës shtohet edhe vlera e tyre shpirtërore. Çapa lavdëroi, talli dhe dënoi me shumë dashuri gjithçka që është njerëzore. Ai mbetet një humanist i paarritshëm në artin modern” – përgjithëson Krasimira Aleksieva. Me albumin admiruesit e artit do të mbajnë me vet veten një copëz nga shpirti krijues, i paqetë dhe pozitiv i artistit të shquar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Joan Kolev
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen..