Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre shkencëtarë të rinj morën çmimin “Xhon Atanasov”

БНР Новини
Foto: BTA

Presidenti Rosen Plevneliev dalloi shkencëtarë të talentuar dhe sipërmarrës me çmimin prestigjioz “Xhon Atanasov”. Kjo është një traditë, e cila institucioni presidencial respekton tashmë 13 vite me radhë. Data 4 tetor gjithashtu nuk u zgjodh rastësisht. Kjo është data e lindjes së bashkatdhetarit tanë të njohur – krijuesit të kompjuterit të parë Xhon Atanasov.

Kush e mori çmimin këtë vit mësojmë nga Anna Mari Villamovska – sekretare e politikës së inovacioneve pranë presidentit: “Ky vit ndoshta është më ifortë. Kishte një numër të madh kandidaturash për çmimin shkencor “Xhon Atanasov”. Mirëpo, numri nuk është me aq rëndësi, se sa kalibri. Një nga lajmet e mira është, se ndër të dekoruarve për herë të parë ka edhe femra. Pasi kishte shumë kandidatë me merita të mëdha dhe të jashtëzakonshme, sivjet për herë të parë nuk kishte vetëm një fitues. Fituesit ishin tre – doktoresha Elica Kjoseva, doktoresha Zornica Kozareva dhe doktori Veselin Rajçev.”

Arritjet e tyre janë në fushën e fizikës, linguistikës kompjuterike dhe intelektit artificial. Për dekoratën doktoresha Zornica Kozareva tha:

“Fusha, në të cilën punoj është linguistika kompjuterike. Çmimin e fitova për arritjet time shkencore, të cilat përqendrohen në këtë që makinat të fillojnë të flasin me njerëzit dhe t’u ndihmojnë atyre. Kjo është një punë jo e lehtë. Bëra shumë publikime në këtë fushë. Pas kësaj vendosa të transferohem në industri që të ndihmoj sistemet të kuptojnë gjuhën e natyrshme më mirë. Aktualishtpërpunoj një asistent digjital, me të cilin mund të kontrolloni shtëpinë. Qëllimi është të krijojmë sisteme, të cilat të na ndihmojnë në punimet tona të përditshme dhe të cilat na kushtojnë shumë kohë. Për mua ky çmim simbolizon një punë shumëvjeçare dhe përpjekje, që të arrij deri këtu. Shpresoj, se në të ardhmen do të krijojmë sisteme më të mira, të cilët të kuptojnë njerëzit.”

Sipas doktoreshës Zornica Kozareva, roli i asistentëve digjital në përditshmen e njeriut do të bëhet gjithnjë më i madh. Në një moment disa profesione mund të zhduken, sepse të punësuarit në ta do të zëvendësohen me makina. Do të jemi në gjendje të blejmë gjithçka nga shtëpia, nuk do të jetë e domosdoshme të ngasim vet automobilat, vetëm do të caktojmë destinacionin e dëshiruar.

Krahas çmimit të madh, presidenti dorëzoi edhe dallimin e vet për projekt me kontribut të madh shoqëror. Mbajtës u bënë Darin Maxharov dhe Nikollaj Zhejnov, të cilët krijuan një platformë arsimore, në të cilën ka mësime video dhe ushtrime të të gjitha lëndëve mësimore nga klasa e parë deri në të të dymbëdhjetë. Në të ka 7000 mësime me ushtrime pranë tyre.

Po këtë fletë të nderit e morën edhe Todor Lillkov, Ivan Mitov, Stojan Mitov dhe Hristo Borisov për aplikimin e tyre, në të cilin njerëzit mund të sinjalizojnë për parregullsi. Deri tashti në të ka më se 4000 sinjale. Çmime morën edhe nxënës bullgarë, të cilët zënë vende prestigjioze në olimpiadat më të vështira të informatikës dhe të teknologjive të informacionit.

Zhvillimi i shkencës dhe i arsimit dhe ndihma për studimet në fusha të ndryshme janë një investim në të ardhmen. Kjo garanton rilindjen tonë si popull.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD