Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë zbulon të kaluarën tonë të afërt

БНР Новини
6
Ivan Kirkov "Në hije"

“Pasditja e një ideologjie” është titulli i një ekspozite, e cila zbulon të kaluarën tonë të afërt në serinë “Syri tjetër”. Iniciativa i përket Galerisë së Arteve Figurative të kryeqytetit. Në këtë seri galeria fton çdo dy vjet njerëz të cilët nuk janë as kritikë të artit figurativ, as piktorë. Qëllimi është që ata të njihen me fondin e galerisë dhe të propozojnë temë të tyre. Kështu para kohe u ftuan ish kryetari i Këshillit të Mediave Elektronike Georgi Lozanov dhe shkrimtari Georgi Gospodinov. Në vazhdim të një viti të tërë të dy ata njiheshin me fondin e Galerisë që të propozojnë temën e vet për ekspozitë. Kështu lindi ideja për ekspozitën “Pasditja e një ideologjie”. Më shumë hollësi sjell Adelina Fileva, drejtoreshë e Galerisë së Arteve Figurative të kryeqytetit:

“Qëllimi ishte të prezantohet atë, që ndodh pas përfundimit të ditës së punës. Në qendrën e vëmendjes nuk është njeriu që punon, i lavdëruar për arritjet e tij në kohën e socializmit. Në qendrën është njeriu i lodhur, njeriu që ka përfunduar punën. Temat, të cilat u zgjodhën janë transport, atmosfera e qytetit, mënyra e jetesës, soditje, festat e ndryshme, argëtime. Në përgjithësi trajtohet tema si njeriu jeton pas punës, atëherë kur është i lodhur. Në murin qendror të galerisë shihen disa vepra të piktorëve Petër Doçev dhe Vihroni Popnedelev, ku janë të rikrijuara njerëzit që udhëtojnë. Ata janë të lodhur dhe atyre i zë gjymi. Ka tablo në të cilat janë të rikrijuara festa të ndryshme, por ato nuk mbajnë ndjenjën gazmore dhe harenë festive. Në të gjitha veprat sikur dominon një lodhje, lodhje nga kjo që kemi përjetuar. Sikur edhe piktorët janë të lodhur. Mirëpo, krijuesit bullgarë kanë pikturuar vepra të forta dhe ndikuese mbi një temë të zakonshme, në shikim të parë – temën e së përditshmes.”

Siç thekson zonja Fileva, çdo vit mblidhen projekte të nëpunësve të Galerisë dhe propozime nga krijues që nuk punojnë në Galeri. Pas një diskutimi të hollësishëm, Këshilli Artistik vendos si galeria do të renditë programin e saj dhe çfarë do t’i propozojë publikut.

“Sivjet, pjesërisht edhe vjet, rregulluam ekspozita, të cilat përqendruan vëmendjen mbi të kaluarën tonë jo aq të largët. Kishte një projekt për artin modern, dhe një ekspozitë me ide të kritikes së artit Marija Vasileva, përgjegjësja e ekspozitës “Arti për ndryshim 1985 – 2015”. “Forma për rezistencë” (1944 – 1985) ishte projekti i Krasimir Ilievitnga gazeta “Kultura”. Në fakt, ato ishin tri nisma, të cilat kishin tre këndvështrime të ndryshme për periudhën para socializmit dhe menjëherë pas kësaj vitet e para. Ndoshta vitin e ardhshëm tema do të jetë krejt e ndryshme. Projektet, që paraqitëm deri tashti kërkojnë një analizë të kohës, sepse veprat lidhen me zhvillimet historike. E tillë ishte ekspozita e rregulluar me ide të gazetarit Krasimir Iliev. Kjo ka të bëjmë me shumë punë në arkivat, kërkimin e dokumenteve në përkrahjen e procesit krijues. Vetëm kështu mund të zbulohet nënteksti i veprave.”

Në ekspozitën e shkrimtarit Georgi Gospodinov dhe ekspertit mediatik Georgi Lozanov prezantohet atë, të cilën piktorët përjetojnë dhe krijojnë në çastet pas punës. Kjo temë nuk ishte një gjë e kërkuar gjatë kohës së socializmit, kur krijohej në shumicën e rasteve me porosi. Mezi ndonjëri dëshiron të shikojë punëtori i lodhur ose njeriu i vetmuar, i cili sodit përmes dritares së shtëpisë. “Në fakt ato janë projekte, të cilët provokojnë mendimet për artin bullgar dhe për lidhjet e tij me një rend, me mundësinë që ky art të largohet nga rendi dhe të krijojë diçka që nuk është imponuar si temë dhe dallohet nga veprat e tjera” – përgjithëson drejtoresha Adelina Fileva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD