Sot, më 4 tetor, skadon afati i regjistrimit të çifteve presidenciale, më 5 tetor duhet të hidhet short për numrin e tyre në fletëvotime, kurse pas kësaj starton fushata paraelektorale. Vota për president, që do të zhvillohet më 6 nëntor, këtë herë ka disa veçori, të cilat duhet të merren parasysh.
Për herë të parë që nga viti 1990 e këtej Bullgaria ka president, i cili nuk pretendon për mandat të dytë. Këtë vendim e bëri të ditur vetë Presidenti Rosen Plevneliev.
Në qoftë se fiton kandidati i partisë në pushtet GERB Cecka Caçeva, për herë të parë në historinë e Bullgari posti i presidentit do të zihet nga një grua. Cecka Caçeva është gruaja e parë, që e ka kryesuar Parlamentin e vendit. Deri tani në historinë tonë nënpresident i vendit ka qenë një gjeneral i rezervës, kurse tani mund të kemi president të tillë, në qoftë se zgjedhjet i fiton Rumen Radev. Ai është regjistruar si kandidat i pavarur, por në fakt përkrahet nga Partia Socialiste. Prania e ushtarakëve në hierarkinë e lartë politike u pëlqen nacionalistëve dhe atyre, të cilat kanë qëndrim skeptik ndaj NATO-s dhe BE-së. Ndoshta pikërisht për këtë shkak kandidati për nënpresident i pushtetarëve Pllamen Manushev gjithashtu është gjeneral i rezervës. Regjistrim kërkuan një numër rekord komitetesh të iniciativës, partish dhe koalicionesh. Në vitin 2011 në zgjedhjet presidenciale morën pjesë 21 çifte presidenciale, kurse tani dëshirë për pjesëmarrje deklaruan 32 çifte të tilla.
Disa prej pretenduesve janë një befasim i vërtetë, kurse disa të tjerë pranohen me ndjenja të ndryshme nga shoqëria. Nuk ishte e pritur kandidatura e ish Kryeministrit Pllamen Oresharski. Kandidatura e tij u ngrit nga një komitet i pavarur i iniciativës, por shumë njerëz mendojnë se prapa janë rrethet socialiste, ose Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, me të cilët ai e udhëhiqte vendin, kur ishte kryeministër. Ndër pretenduesit për president është përsëri Zhorzh Gançev. Para pak kohe ai deklaroi se do të kandidojë për herë të katërt, si Zhak Shiraku në Francë. Zi zakonisht ai ka qëllime të mëdha dhe shpreson se do të jetë i dytë në raundin e parë. Kandidat për president është edhe kompozitori Mitko Ençev Dimitrov. Fakti se ai është kompozitor nuk i pakëson shanset e tij. Këtë e ripohon edhe fakti se në zgjedhjet presidenciale gjatë vitit 2011 vokali i grupit “Hipodil” Svetosllav Vitkov fitoi 1.61 për qind të votave.
Gjatë 2016-ës disa prej kandidatëve janë të njohur në shoqëri edhe për shkak të problemeve të tyre me drejtësinë, por kjo nuk është problem, sepse sipas kushtetutës nuk kërkohet që pretenduesit për postin e presidentit të mos kenë kryer krime. Në këtë grup kandidatësh bën përshtypje Vlladimir Kuzov, i cili ka dënim trevjeçar me kusht për pedofili. Ai do të marrë pjesë në garën presidenciale bashkë me Borisllav Noevin, i cili para pak kohe hetohej për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Edhe të dy në të kaluarën jo të largët ishin përkrahës të partisë nacionaliste “Ataka”. Kandidati i pavarur për president Kamen Popov gjithashtu ka lidhje me “Ataka”. Në zgjedhjet për kryetar bashkie në kryeqytet vitin e kaluar ai e skandalizoi shoqërinë, pasi goditi liderin e “Ataka” Volen Siderov. Për këtë shkak kundër tij startoi proces gjyqësor. Një kandidat i pavarur, i regjistruar nga një komitet i iniciativës me në krye birin e tij, është edhe Biser Millanov, më i njohur me nofkën “Petnoto” (“Njolla”). Gjatë protestave kundër kabinetit “Oresharski” dhe gjatë protestave në përkrahje të tij ai u arrestua disa herë nga policia për provokime dhe thirrje për dhunë.
Pavarësisht nga motivet personale të kandidatëve të tillë, është e qartë se rezultati nga pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të jetë shpërndarja e votave në dobi të atyre, që do të paraqiten më mirë. Tani për tani sipas parashikimeve pritet që pikërisht kandidatët e partisë GERB, tre kandidatët e së majtës, ata të Bllokut të djathtë të Reformatorëve dhe ata të nacionalistëve të paraqiten më mirë.
Një prej specifikave të situatës së tanishme paraelektorale është se shqetësimet në plan të politikës së jashtme janë më të mëdha dhe e përqendrojnë vëmendjen e elektoratit pikërisht atje dhe jo te problemet e politikës së brendshme. Megjithatë kjo nuk është shkas që pretenduesit për postin e kreut të shtetit të jenë më pak agresivë në vlerësimet e tyre njëri tjetrin. Kështu qe jemi në pritje të një fushate shumë të tensionuar paraelektorale për president të vendit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..