Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prapë tension në marrëdhëniet me Maqedoninë

Pllaka Përkujtimore në Kajmakçallan
Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Në kufirin bullgaro-maqedonas autoritetet arrestuan “patriotin” skandaloz bullgar Dinko, të cilit i doli namii keq për arrestimet e paligjshme të emigrantëve. Dinko udhëtonte për në Maqedoninë fqinje, për të rivendosur pllakën përkujtimore të afro 2 mijë ushtarëve dhe oficerëve bullgarë të vdekur në betejën me ushtrinë serbenë vitin 1916në majën Kajmakçallan. Para disa ditësh kjo pllakë u shkatërrua nga gazetari skandaloz maqedonas Milenko. Sot kjo majë është në territorin e Maqedonisë. Aty gjatë majit ushtarakë bullgarë vendosën një pllakë përkujtimore, të cilën Milenko e shkatërroi disa muaj më vonë, pikërisht Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë 22 shtatorin. Disa ditë më vonë Milenko deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar, se në se kjo pllakë përkujtimore prapë do të vihet aty, ai prapë do të shkatërrojë. E gjithë kjo ndodhi pas shkëmbimit të reagimeve zyrtare, të cilët flasin për një mospajtim në vazhdim midis dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë alarmoi, se tashmë pasi vite me radhë Bullgaria bënë përpjekje për organizimin e kremtimeve të përbashkëta të kujtesës së ushtarëve të vrarë dhe për caktimin e varreve të tyre në Maqedoni, aktet e vandalizmit si ky i fundit vazhdojnë. Kryeministri Bojko Borisov nguli këmbë para homologut të tij maqedonas Emill Dimitriev për reagim nga ana e Shkupit. Ai paralajmëroi gjithashtu, se në se nuk do të ketë një reagim atëherë maqedonasit nuk do t’i shpresojnë përkrahjes bullgare, edhe për integrimin e tyre në BE-në. Përgjigja që erdhi, nuk ishte në drejtimin e pritur nga Sofja. Ministria Maqedonase e Punëve të Jashtme deklaroi, se pllaka përkujtimore në majën Kajmakçallan në Maqedoni u vendos në mënyrë të paligjshme dhe i bëri apel Bullgarisë të respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve të tilla.

Në sfondin e një mospërputhjeje të tillë të pozitave zyrtare, reagimet jozyrtare vetëm kopjojnë moskuptimin reciprok. Muzeu Historik Kombëtar në Bullgari filloi të mbledhë dhurata për rivendosjen e përkujtimores së fyer, pa të interesohet nëse Maqedonia do të lejojë. Vet drejtori i muzeut tha, se do të paditë në gjyq Milenkon për asgjësimin e vlerës kulturore. Klubi Kulturor Bullgar në Shkup dënoi aktin barbar, duke e kualifikuar Milenkon si një pseudo gazetar lumpen, të cilin autoritetet maqedonase favorizojnë. Klubi u drejtoi pyetje autoriteteve maqedonaseme çfarë akt administrativ monumenti i thjeshtë në majën Kajmakçallan u shpall “i paligjshëm” dhe me cilin akt administrativ Milenko u autorizua të shkatërrojë këtë përmendore, qoftë ajo e ligjshme, qoftë “e paligjshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e cakton rastin si tepër shqetësues në sfondin e bisedimeve që zhvillohen për arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë. Dhe kjo është me bazë, sepse ky akt është një dëshmi për një urrejtje të vazhdueshme, dhe për këtë se nuk ka përmirësim në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD