Deri më 6 tetor në Qendrën Çeke në Sofje mund të shihet ekspozita e fotoreporterit të Agjencisë Rojters Stojan Nenov. Ai është bullgari i parë mbajtës i çmimit prestigjioz “Pulicër”. Dallimin ai e ndau me kolegët nga dega fotografike e agjencisë dhe me fotoreporterët e gazetës “Nju Jork Tajms”. Fotografitë e tyre janë në kategorinë “fotografi nga pika të nxehta”, dhe më saktë të lidhura me dramën e mijëra emigrantëve, që vijnë në Kontinentin e Vjetër.
Fotografia, për të cilën Stojan Nenovi mori çmimin “Pulicër” u bë vjet në Maqedoni. Në të shihet, si një burë i ri bën përpjekje të ngjitet përmes dritares në një tren të përmbushur me njerëz.
“Nuk u përqendrova pikërisht mbi këtë njeri, sepse kjo ndodhej me çdo tren, i cili niste nga qyteti Gevgelija drejt kufirit serb. Atë, që ndodhej, ishte qindra njerëz, të cilët përpiqeshin të ngjiten në ndonjë prej këtyre dy ose tri trenave, të cilët niseshin në udhëtim gjatë ditës. Kishte nja pesë – gjashtë policë maqedonas, të cilët përpiqeshin për të kontrolluar situatën në ndonjë farë mënyre. Nuk e kërkova posaçërisht këtë njeri, sepse kjo ndodhej vazhdimisht dhe para syve të të gjithëve. Kështu që kishte mundësi që pa probleme ai të ishte fotografuar.”
Stojan Nenovi e nisi stazhin profesional në gazetën “Demokracia”. Pas kësaj punonte në gazetën “Bëllgarska Armija” dhe më vonë në “Standart”. Në Agjencinë Rojters është nga viti 2003. Mendon, se temat dhe subjektet e fotografive të tij, janë të përafërta me ato të fotografëve të tjerë të cilët punojnë për agjencinë. Ata janë të shumanshme: politikë, konflikte sociale, sport, moti e kështu me radhë. Thotë, se fotografitë e protokollit nuk janë nga më të preferuarit, por edhe ato janë të domosdoshme. “Përpiqem të plotësoj standardet të tillë siç janë. Kërkesat ndaj fotografive janë të mëdha dhe të larta. Ato duhet t’u përgjigjen të gjitha kritereve për mijëra mediat, të cilët shfrytëzojnë fotografitë e Agjencisë.”
Emri i ekspozitës është “1/320 prej sekondës”. Kjo është edhe një nga shpejtësitë më të përhapura të fotoaparatit. Ajo është universale dhe garanton pothuajse 90 për qind se fotografitë e njerëzve, që lëvizen, do të jenë të mira. “Njerëzit në lëvizje” janë në thelbin e ekspozitës së fotografit Stojan Nenov.
Vet ai thotë se nuk dëshiron të korrigjojë fotografitë, sepse të tilla janë edhe standardet e agjencisë:
“Fotografitë duhet të jenë të sinqerta, të pasqyrojnë situatën reale. Krahas kësaj shpejtësia është me rëndësi të madhe. Sistemi, me të cilin punojmë lejon, që deri në dy-tre minuta pas shtypjes së sustës së kamerës fotografia të arrijë deri te përdoruesi i fundit i agjencisë.”
Ekspozita është pjesë e Festivalit Fotofabrika – tregon Emi Baruh, drejtoreshë e veprimtarisë. Ideja i përket kuratores Elija Baruh, e cila ka marrë pjesë në forume të ndryshme fotografike, në të cilët ishin të prezantuara kryevepra të fotografisë botërore. Pikërisht rreth kësaj ideje u mblodh një ekip bashkëmendimtarësh, të cilët nisën të realizojnë:
“Në sajë të përpjekjeve të përbashkëta arritëm të organizojmë tre festivale radhazi. Në kuadrin e dy veprimtarive të para arritëm të prezantojmë shumë fotografë të njohur dhe koleksione interesante. Në sajë të profesionalizmit të këtyre njerëzve, të cilët shikuan me sa rëndësi është ky festival për ne, ata na siguruan veprat e tyre falas.”
Për shembull në kuadrin e festivalit të parëu prezantuan afro 90 vepra të dekoruara të mjeshtërve spanjollë të objektivit nga Koleksioni “Alkobendas”, për më tepër pa qira. Lidhur me këtë zonja Emi Baruh shpjegon:
“Që nga themelimi i Festivalit organizojmë kryesisht nga dy module. Njeri përbën një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative, tjetri është një ekspozitë në të hapur. Kryesisht prezantojmë vepra të agjencive më të mëdha fotografike si Rojters, Geti Imixhis, Frans Pres, DPA etj. Sivjet banorët e kryeqytetit dhe miqtë e tij patën mundësi të shikojnë disa prej veprave në Urën e të Dashuruarve. Përpiqemi të zgjerojmë territorin e veprimtarive tona edhe në disa shkolla, në të cilat mund të shihen disa prej fotografive më të mira botërore të agjencive të lartpërmendura mbi temën e sivjetshme të festivalit – “Konflikte”.
Ku do të ruhen fotografitë nga ekspozita e fotoreporterit Stojan Nenov na shpjegon prapë zonja Baruh:
“Ato do të bëhen pjesë e koleksionit, me të cilat do të pasurojmë fondin e Fotofabrikës. Kemi dëshirë, që ky festival i fotografisë të mos jetë i përqendruar vetëm në kryeqytet. Aty ka shumë aktivitete kulturore. Ne i jemi mirënjohës Bashkisë së Kryeqytetit për përkrahjen, por mendoj, se kryeqyteti duhet të vizitojë edhe qytetet më të vogla. Vjet organizuam një fotoekspozitë në qytetin Gabrovo, ku na mirëpritën. Kështu që kemi ndërmend të paraqesim disa prej veprave të festivalit të sivjetshëm edhe në qytete të tjera të vendit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..