Në galerinë e kryeqytetit “Nirvana” në vazhdim të një muaji mund të shihet ekspozita e piktorit të madh bullgar Ljuben Dimanov. Krijuesi, i cili prej kohe jeton në Paris, e titulloi ekspozitën “Qetësi dhe lëvizje”. Çfarë fshihet prapa këtyre fjalëve na shpjegon vet piktori:
“Jeta mishërohet në ato dy kuptime – qetësi dhe lëvizje. Personalisht unë, mendoj, se krijimtaria ime filloi me qetësi, me dëshirën të tregoj sa i fortë dhe i qëndrueshëm është njeriu, se ai është gati të hasë çdo vështirësi në jetë me krenari dhe me dinjitet.”
Në një intervistë për Radio Bullgarinë, krijuesi pranon, se është optimist për nga natyra dhe shikon me optimizëm situatat e ndryshme. Mbaroi Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje, specialitetin pikturim mbi mur. Pasi në këtë fushë kishte më pak kërkim, ai u riorientua te grafika, ilustrimet, pikturimi. Në mesin e viteve 70-të të shekullit të kaluar u ftua në Londër të bëjë ilustrimet e soneteve të Shekspirit. Pas kësaj mori ftesë të punojë në Paris. Më vonë mbeti me tërë familjen të jetojë aty. Ndër librat e ilustruara nga Ljuben Dimanovi janë vepra të Ovidijit, Dante Aligierit, Apolinerit, Malarmes etj... Ndër të tjerët me emrin e tij lidhen edhe botimet bibliografike si “Komedia Hyjnore” të Dantes, “Lulet e së Keqes” të Bodlerit e të tjerë. Çfarë jep nga vet vete piktori, kur ilustron autorë me famë botërore?
“E bëj këtë me respekt të madh. Për shqetësim nuk mund të them se ka pasur, më tepër një ndjenje të përgjegjësisë. Mirëpo, edhe ajo ka të bëjë prapë me respektin, kështu që mendoj, se kjo është fjala bashkuese.”
Cilat janë subjektet e preferuara nga piktori Ljuben Dimanov?
“Temat janë universale. Gruaja si simbol i vitalitetit, si burim i jetës, butësisë, i dashurisë prej nëne. Krahas kësaj i do shumë kafshët – si demi, ashtu edhe kali si një shprehje e forcës, fuqisë dhe lirisë. Më pëlqen edhe horizonti i detit, sepse në shumë grafika dhe vepra të mia është i rikrijuar si një kufi, si një vijë ndarëse. Kështu që subjektet nuk janë shumë. Në përgjithësi mund të thuhet se janë gruaja, buri, familja. Pra vlerat e përjetshme. Dhe kur bëhet fjalë për qetësi, mendoj, se ato vlera kanë në të vërtetë të përjetshme. Mirëpo, zbuloj, se në dinamikën e sotme situata ndryshohet dhe si rezultat, për fat të keq ndryshohen edhe vlerat, për më tepër edhe disa prej vlerave kryesore.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..