Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Orfeu këndon me detin” – muzikë dhe kërcime për fëmijë, bashkë me pushime bregdetare

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Edicioni i nëntë i Festivalit folklorik për fëmijë “Orfeu këndon me detin” tërhoqi bullgarë të rinj e të talentuar nga 37 vendbanime të shtetit. Atje ata treguan talentin e tyre duke interpretuar muzikë popullore dhe duke kërcyer. Sipas traditës përparësi kishin solistët dhe ansamblet nga vendbanimet më të vogla.

Ideja fillestare e organizatorit Pllamen Georgiev është që pjesëmarrja e fëmijëve të bëhet një festë e vërtetë. Ndryshe nga festivalet e shumta, në të cilat pjesëmarrësit paguajnë taksë për të marrë pjesë, “Orfeu këndon me detin” është falës për pjesëmarrësit. Organizatori është zoti Georgiev dhe ai financon krejtësisht ngjarjen. Ai është pronar i një kompleksi për pushim në qytetin bregdetar Primorsko dhe është mikpritës për të gjithë fëmijët. Në edicionet e mëparshme të festivalit ekipet e Radios Kombëtare Bullgare benë incizime në studio të formacioneve më të mira.

СнимкаBashkorganizatorët e festivalit “Orfeu këndon me detin” janë shkollat muzikore për arte folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre janë motiv për shumë nxënës të vazhdojnë të studiojnë atje.

Festivali nuk ka karakter konkurrimi. Ideja është që para fillimit të vitit shkollor fëmijët të argëtohen, të dëfrehen dhe të takojnë moshatarë të tjerë me interesat e tyre. Ja se çfarë tha drejtoresha artistike e festivalit “Orfeu këndon me detin” Iliana Najdenova:

Снимка“Për herë të nëntë të radhës në shtator këngët dhe muzika e Orfeut u bashkuan me zhurmën e detit në Qendrën e të Rinjve “Helios” në qytetin Primorsko. Për herë të nëntë ky vend i mrekullueshëm u bë mikpritës i fëmijëve të talentuar dhe udhëheqësve të tyre. Tërë sezoni para kësaj ishte shumë i mirë. Në gusht u zhvillua Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Trëndafili bullgar”. Për herë të parë u zhvillua dhe festivali për muzikë pop dhe rock .Shpresoj se edicioni i ardhshëm i dhjetë do të vazhdojë më shumë dhe do të mbledhë më shumë pjesëmarrës.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD