Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FMN-ja ftohu euforinë ekonomike të Sofjes

БНР Новини
FMN-ja rishikoi parashikimin e vet për këtë vit për rritjen e PBB-së nga 2.3 në 3 për qind, këtë e deklaroi kryetari i misionit Reza Bakir gjatë takimit me Kryeministrin Bojko Borisov.
Foto: BGNES

Gjatë dhjetë ditëve të fundit në Sofje ishte një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar me në krye Reza Bakir. Misioni duhej të kontrollonte se çfarë është gjendja e ekonomisë, çfarë është situata në bankat në vend, të cilat sapo i kishin kaluar testet e stresit, si zhvillohen reformat, si zhvillohet lufta kundër ekonomisë së zezë dhe korrupsionit, çfarë është gjendja e financave publike. Faktikisht ekspertët duhej t’i bënin një pasqyrë të tërësishme dhe vlerësim ekonomisë dhe financave të Bullgarisë.

Kontrollime të tilla nuk janë diçka e jashtëzakonshme, ato janë praktikë e Fondit sa u përket vendeve të të ashtuquajturit “grup i tregjeve në zhvillim”. Siç duket, Bullgaria ende konsiderohet si një vend që ka nevojë për mbikëqyrje, megjithëse është anëtare e Klubit prestigjioz të të pasurve, siç e quajnë nganjëherë Bashkimin Evropian.

Autoritetet bullgare i mirëpritën inspektorët e Uashingtonit me buzëqeshje. Ato madje nuk bënë përpjekje diplomatike për të fshehur krenarinë dhe kënaqësinë e tyre se kanë diçka cilësore, e cila duhet treguar para FMN-së. Dhe me të vërtetë edhe politikanët, edhe vëzhguesit, edhe ekspertët ekonomikë, edhe qendrat kërkimore ndërkombëtare janë të mendimit se aktualisht ekonomia bullgare është në një gjendje shumë të mirë, funksionon shumë mirë dhe arrin rezultate të shkëlqyeshme. Në këtë u bind edhe Fondi gjatë qëndrimit të tij dhe bisedimeve në Sofje. Ai madje ndryshoi parashikimin e vet për këtë vit për rritjen e PBB-së nga 2.3 në 3 për qind! Kjo mund të jetë pak në krahasim me treguesin mesatar për botën, i cili tejkalon në mënyrë të konsiderueshme këto 3 për qind, por nuk është arritje e keqe për BE-në, ku disa vende-anëtare ende janë duke i përballuar pasojat e krizës botërore ekonomike dhe financiare nga viti 2008.

Ky vlerësim i gëzoi shumë autoritetet bullgare, të cilat parimisht janë mësuar me kritikat e FMN-së, të Bankës Botërore dhe të BE-së për politikën e tyre. Mirëpo, nuk duhet harruar se Bullgaria është vendi më pak i zhvilluar ekonomikisht në BE, gjë që deri në një shkallë të madhe i detyrohet pamundësisë dhe mungesës së dëshirës nga ana e pushtetarëve për t’i zhvilluar reformat e dhimbshme, por të domosdoshme në plan social dhe e gjithë kjo në sfondin e një korrupsioni të madh të lidhur me një ekonomi të fuqishme të zezë.

Pikërisht të tilla ishin përfundimet kryesore të misionit të FMN-së, i cili u largua për në Uashington këto ditë. Ai i njohu arritjet e Bullgarisë, por ftohu pasionet ekonomike me parashikime dhe vlerësime më realiste, të cilat e pakësuan pak gradën e euforisë ekonomike në vend. Tani për tani – gjithçka është në rregull – thanë me fjalë të pakta të dërguarit e Fondit, por në plan afatmesëm ju presin probleme dhe madje nuk mund të ëndërroni për një të ardhme të bukur.

Sipas FMN-së gjatë disa viteve në vijim rritja ekonomike do të vonohet me 2.5 për qind dhe kjo – për shkak të disa shkaqeve kryesore. I pari është se shumë prej reformave të rëndësishme strukturore nuk janë filluar, ose nuk janë mbaruar dhe duken të harruara. Shkaku i dytë janë problemet gjithnjë e më të mëdha para biznesit në kërkimin e krahut të kualifikuar të punës. Arsimi nuk është i nivelit të domosdoshëm dhe nuk ofron punonjës të përshtatshëm për nevojat e biznesit. Përveç kësaj specialistët më të kualifikuar tashmë janë larguar nga vendi, ose janë duke u përgatitur për t’u larguar, duke kërkuar kushte më të mira të jetesës. Në Bullgari mbeten njerëzit me kualifikim të ulët, të cilët nuk janë motivuar, me kompetenca elementare. Një problem tjetër, i cili e vonon rritjen ekonomike në të ardhmen e afërt, është niveli i pabarabartë i zhvillimit të regjioneve në Bullgari. Dhe me të vërtetë, ka të tilla të cilat janë kolosë të vërtetë të biznesit dhe të tilla ku biznesi kufizohet në ushqimoren e lagjes. Kjo mungesë bilanci është shoqëruar me sektorin e madh të ekonomisë së zezë, i cili nuk paguan as tatime, as sigurime. Dhe në fund si një përfundim logjik i kësaj piramide prej problemesh, është korrupsioni i të gjitha niveleve i autoriteteve qendrore dhe vendore, i cili e shkurajon dhe e dëmton biznesin, duke e ndryshuar në një mënyrë të padrejtë funksionimin e konkurrencës së lirë. Ky është një problem, i cili do të zgjidhet shumë vështirë. Për këtë flet fakti se ligji i ri kundër korrupsionit, për të cilin ka pritje shumë të mëdha, tashmë një vit nuk mund të miratohet për shkak të ndeshjes së interesave në Parlament.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD