Një pazar me produkte të fermerëve bullgarë provokoi interes në Bruksel – e vizituan edhe bullgarë edhe të huaj. Ngjarja u zhvillua në Ditën e Bashkimit (më 6 shtator) si pjesë e fushatës “Le të mbrojmë shijen bullgare”. Ai ishte nismë e deputetit bullgar në Parlamentin Evropian Momçill Nekov dhe u organizua në bashkëpunim me lëvizjen Slow Food, e cila përpiqet të mbrojë traditat vendase gastronomike.
Pazari u organizua para ndërtesës së Parlamentit Evropian dhe nëpunësit e tij provuan shijet e pazakonshme bullgare nën tingujt e valleve tona tradicionale. Në stendat kishte mish derri, karakteristik për Ballkanin Lindor, kofsh derri me markën e provuar të qytetit Elena (Bullgari Qendrore), sallam-delikatesë nga rajoni i qytetit Razllog (Bullgari Jugperëndimore), djathë i mykur nga fshati Çerni Vit (Bullgari Veriore), djathë dhie, çaj malor nga mali Stranxha (Bullgri Juglindore), pestil nga qyteti Gabrovo (Bullgari Qendrore), etj.
Desisllava Dimitrova, koordinatore e lëvizjes Slow Food për Bullgarinë na tregoi më shumë për fushatën “Le të mbrojmë shijen bullgare”:
“Fushata filloi në vitin 2015 dhe Slow Food ishte ftuar si partner. Shpresojmë se rezultati do të jetë regjistrimi i produkteve nga rajone të përcaktuara gjeografike të vendit tonë. Shpresojmë se popullarizimi i këtyre produkteve do të stimulojë prodhimin e tyre dhe biznesin vendas. Qëllimi është promovimi i prodhuesve të vegjël.”
Produktet e prezantuara në pazarin e fermerëve bullgarë në Bruksel po presin regjistrimin e tyre si produkte me karakterizime përkatëse gjeografike. Një produkt i tillë kërkon qëndrueshmëri dhe teknologji të saktë për prodhimin e tij. Ka nevojë dhe për angazhim për regjistrimin e tij. Se si u zhvillua pazari në Bruksel, na tregoi përsëri Desisllava Dimitrova:
“Pazari u zhvillua në kuadrin e një dite. Para dite u organizua një konferencë, kushtuar ushqimeve tradicionale që janë karakteristike për ndonjë rajon konkret gjeografik. U diskutua ndikimi i tyre pozitiv mbi ndryshimet klimatike. Pasdite u zhvillua vetë pazari. Disa nga produktet e prezantuara janë shumë tipike dhe meritojnë regjistrimin e tyre si produkte unike me karakteristika përkatëse gjeografike. Disa prej tyre presin regjistrimin e tyre, mirëpo procesi është i gjatë për shkak të kërkesave të ashpra higjienike. Politikanët duhet të punojnë më fortë në përkrahjen e tyre. Njerëzit provuan produktet dhe shpresojmë se provokuam interesin e tyre për nisma të tilla më të mëdha në të ardhmen e afërt, kësaj here – me qëllime tregtare, jo vetëm promovuese. Gjërat zhvillohen në drejtimin e duhur. Ne jemi të kënaqur, prodhuesit – gjithashtu. Brukseli është një qytet i shumëngjyrësh, larmia është e madhe. Interes treguan edhe bullgarët, edhe të huajt. Ideja jonë ishte që të prezantojmë identitetin tonë kombëtar nëpërmjet ushqimit.”
Qëllimi i pazarit është që sa më shumë konsumatorë nga Bullgaria dhe nga jashtë të njihen me shijen bullgare. Produktet e regjistruara nga rajone konkrete gjeografike tërheqin turistë dhe kështu stimulojnë zhvillimin e vendit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë nga arkivi i Slow Food-it
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..