“Sot në kohën e mëngjesit (një mëngjes i thjeshtë – një-dy pite me mjaltë, të mbuluara sipër me marmelatë) ai papritmas krijoi një këngë të re...”
Nuk është e mundshme që të mos përmendim Arushi Puh, kur bëhet fjalë për mjaltë dhe për ëmbëlsira. Mirëpo, asociacionet midis ushqimit dhe letërsisë nuk kufizohen vetëm me librin e famshëm të Alan Aleksandër Miln. Menjëherë pas kësaj kujtojmë Pipi Çorapegjatës të shkrimtares suedezeAstrid Lindgren për ushqimin e Karlsonit, të cilin ai e vjedh nga shtëpia e Picirrukut. Në se do të mendojmë pak, do të shikojmë, se lista mund të bëhet shumë e gjatë. Në letërsi ka shumë faqe, në të cilët përshkruhet ndonjë ushqim. Por është tepër e vështirë, që nga kjo të krijohet një recetë, të cilën njerëzit të pëlqejnë, ashtu siç e pëlqejnë librin, në të cilën e kanë zbuluar.
“Ana e ëmbël e letërsisë” kështu mund të prezantojmë shkurtimisht idenë e dy vajzave, të cilët e quajtën veten “Trouble Bakers”. Mirëpo, kush janë ato? Desisllava Ivanova dhe Prolet Trifonova e shndërrojnë recetat e përrallave në ëmbëlsira të vërteta të shijshme vetëm për admirues.
Si lindi ideja dhe çfarë e motivon dy vajzat?
“Ne të dy – Desi dhe Prolet, pëlqejmë të lexojmë, të hamë, të gatuajmë. Vendosëm, se mund të gërshetojmë ato tri gjëra, dhe kështu të kontribuojmë për popullarizimin e ndonjë libri. Ne të dy pëlqejë ëmbëlsirat. Prej vitesh përgatisim ëmbëlsira kryesisht për miqtë me raste të ndryshme. Kështu papritmas lindi ideja për “Trouble Bakers”. Na pëlqen të eksperimentojmë me receta të ndryshme.”
Cilat janë heronjtë e preferuar letrarë nga të dy vajzat Desisllava Ivanova dhe Prolet Trifonova?
“Kohët e fundit u orientuam te hobitë. I preferojmë, sepse edhe neve na pëlqejnë aventurat. Krahas kësaj na pëlqen të hamë. Shpesh theksojmë, se në librin e Tolkinit “Kryezoti i Unazave” ka shumë ushqim, i cili mund të gatuhet dhe të transferohet në jetën reale.”
Në të vërtetë njeriu mund të mësojë shumë gjëra interesante për ushqimet nga hobitë. Në romanët e Tolkinit ka një gjë në të vërtetë e mrekullueshme – kjo është buka e elfëve. Të dy vajzat Desisllava Ivanova dhe Prolet Trifonova gjithashtu bëjnë prova për të brumosur:
“Sekreti është, se secili e pasuron recetën me diçka të re. Në fillim e brumosnim vetëm me hurma, pas kësaj na propozuan të futim edhe mollë. Nuk e kemi të qartë recetën e saktë. Ne gatuajmë pa receta të sakta. Mjafton vetëm, që ushqimi të jetë i përmendur dhe ne të përfytyrojmë si ai duket. Parasë të fillojmë të gatuajmë kërkojmë në Internet si njerëzit e tjerë e bëjnë këtë.”
Pyetjes a kanë bërë ëmbëlsirat e përshkruara në librat e preferuara nga fëmijët i kushtuar Alisës, të dy vajzat iu përgjigjën, se akoma nuk kanë provuar. Desisllava Ivanova dhe Prolet Trifonova kanë dëshirë që pas kohe të punojnë me fëmijë në mosha të ndryshme, të mendojnë përralla për ushqim dhe pas kësaj së bashku me fëmijët të përgatitin. Kështu besojnë, se pas kohe, leximi nga një detyrë shkollor do të shndërrohet në një argëtim të preferuar.
“Të ngrënët dhe leximi janë dy kënaqësi, të cilat kombinohen në mënyrë të mrekullueshme” – është i bindur autori i “Kronikave të Narnias” Klajv Luis.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: troublebakers.eu
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..