Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme të mira ekonomike për Fondin Monetar Ndërkombëtar

БНР Новини
Foto: arkiv

Ditën e mërkure filloi misioni i rregullt i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari. Ai duhet t’i bëjë pasqyrë gjendjes aktuale të ekonomisë bullgare. Është e dukshme, që para ekspertëve financiarë ndërkombëtarë autoritetet bullgare do të paraqesin fakte të mira. Kjo për arsye se jo vetëm kryeministri Bojko Borisov, por edhe kundërshtarët e tij politikë dhe ekspertët e pavarur janë të mendimit, se ekonomia bullgare që prej kohe nuk ka qenë në një formë aq të mirë, siç është tani.

Ekspertët e fondit, në krye me zotin Reza Baqir, vijnë në një moment tepër të mirë, pikërisht pas përfundimit të suksesshëm të stres testeve të bankave në Bullgari. Nën ndikimin e krizës me Bankën Korporative Bullgare, e cila gjoja ishte në lulëzim por papritmas falimentoi para dy vitesh, dhe të ndikuar nga thashethemet për probleme të fshehura në banka të tjera të mëdha në vend, disa pritën me shqetësim rezultatet e këtyre testeve. Doli që frikët ishin të kota sepse të gjitha verifikimet treguan, se bankat në vend janë të qëndrueshme edhe lulëzojnë megjithë kamatën zero. 460 milion euro fitim për 7 muaj është një rezultat më se i miri, një arritje për institucionet financiare. Ky fakt nuk është e mundshme, që t’u mos bëjë përshtypje ekspertëve financiarë të fondit, të cilët janë tepër të ndjeshëm ndaj financave të Bullgarisë. Ata akoma nuk janë të harruar si në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar fondi ishte i detyruar, që me masa të jashtëzakonshme dhe urgjente të shpëtojë financat e vendit, të cilët u përmbysën si rezultat i një katastrofe të paparë masive bankare. Tani situata është në rregull dhe jo vetëm në sektorin privat financiar. Financat publike gjithashtu duken mirë dhe në arkat shtetërore hyjnë gjithnjë e më shumë para, të cilët tashmë formojnë edhe tepricë. Dhe ky lajm patjetër do t’u pëlqehet përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nuancat ekonomike bojë roze shtohen edhe me fakte dhe shifra të tjera, të cilat para kohe dukeshin si një iluzion dhe utopi. Bëhet fjalë, para se gjithash, për nivelin e produktit të brendshëm bruto nga 3 për qind dhe papunësinë e ulët nga rreth 7 për qind. Autoritetet bullgare patjetër do të paraqesin edhe rezerva fiskale nga më se 6 miliard euro dhe shtimi i fluksit ndërkombëtar të turistëve, numri i të cilëve sipas disa të dhënave arriti 10 milionë.

Shqetësime, edhe të vogla, në sfondin e kësaj tabloje të mirë ekonomike, ngjallin inflacioni, domethënë deflacioni, dhe borxhi i jashtëm, i cili vazhdon të rritet. Mirëpo, inflacioni negativ tashmë nuk është aq i lartë, ndërsa borxhi është larg niveleve shqetësuese, të cilët shihen në vende të tjera evropiane dhe prej të cilave asnjeri nuk preokupohet.

Mirëpo, nuk duhet të krijohet përshtypje, se në Bullgari mbretëron një idili ekonomike dhe se çdo gjë shkon në rrota. Problemi kryesor si ekonomik, ashtu edhe social, mbetet varfëria. Bullgaria është shteti më i varfër në Evropë me popullsinë më të varfër. Prapëseprapë ky nuk është një problem, i cili mund të zgjidhet për një-dy vjet, për këtë janë të domosdoshme një ose dy dekada. Dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar më mirë se sa të tjerët duhet të ketë të qartë këtë të vërtetë. Prandaj për të është me më shumë rëndësi të shikojë, se vendi ecën në rrugën e gjatë, por të drejtë. Ndërsa në këtë, tani për tani, nuk ka dyshim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD