Në fillim të shekullit të kaluar gratë e thjeshta e qytetit Kallofer thurnin dantella më të bukura, me ornamente më interesante se sa dantellat e njohura të Brukselit. Ata nuk kishin mbaruar akademi të arteve, nuk kishin vizituar qytete evropiane, nuk dinin asgjë për tendencat e modës. Mirëpo, posedonin virtyte tepër të rëndësishme – etjen për dituri, synimin e papërmbajtur të krijojnë, fantazi dhe imagjinatë të pafundme.
Qyteti rilindës Perushtica na kthen në kohën, kur gratë mjeshtre nga qytetit Kallofer përsosën artin e punimit të dantellave. Në të ashtuquajturën Shkolla e Danovit me emrin e mësuesit të saj të parë Hristo G.Danov, nga data 8 deri më 14 shtator organizohet një festival në kuadrin e të cilit të gjithë që kanë dëshirë mund të mësojnë si të punojnë dantella të ndryshme – të Brukselit, frivolite, azhur, kene.
Sekreti i thurjes së dantellave të Bruskelit u transferua në Bullgarinë pas Çlirimit nga robëria turke në vitin 1878 nga Elisaveta Karaminkova. Më parë ajo e paraqiti këtë art para grave në qytetin Kallofer. Endja e dantellave shumë shpejtë u bë një argëtim me popullaritet në qytet. Mirëpo gratë bullgare nuk u kënaqën vetëm të imitojnë dantellat e Brukselit. Mjeshtret bullgare krijuan më se 100 ornamente të reja të dantellave të njohura dhe kështu nga dantella e Brukselit punuan dantellën e Kalloferit.
“Shumë shpjete mjeshtret në qytetin Kallofer arritën të hapin një shkollë, në të cilën tregoheshin mënyrat kryesore të endjes. Për më pak se sa gjysmë shekulli ato arritën të formojnë një shkollë të vet. Si rezultat në një nga ekspozitat botërore, në konkurrim me koleget e tyre evropiane, bullgaret fituan një medalje të art. Kjo vjen të sugjerojë sa të mira ishin mjeshtret bullgare të dantellave” – tregon Ema Zhuniç, e cila organizon kursin e punimit të dantellave në Perushtica.
Mirëpo, a ka ornamente thjeshtë bullgare të aplikuara nga mjeshtret e qytetit Kallofer në thurjet?
“Dantella e Brukselit është tepër e hollë, fijet janë të thurur rrallë si garzë. Ajo nuk është mjaftë e qëndrueshme dhe nuk mund të lahet dhe të kollariset shpesh – shpjegon zonja Ema Zhuniç. – Noviteti i parë i bullgareve ishte, që thurja të bëhet më e fortë, kështu që të jepte mundësi të lahet dhe të kollariset më shpesh. E dyta, modelet e bullgareve ishin plotë gjethe të llojllojshme, luledielli, lule, kafshë, zogj dhe ojna të tjera të ndryshme. Një fakt interesant është që edhe më sot, po ato gjethe tepër vështirë punohen nga mjeshtret në mëmëdheun e dantellave të Brukselit – qytetin Brjuzh.”
Ema Zhuniç thekson, se dantella e Kalloferit është një nga punimet më të shtrenjta me dorë. Për fat të keq ajo nuk është tepër i vlerësuar në Bullgari, se sa në botë. Tek ne situata është disi e ngatërruar sipas saj: “Ata që disponojnë mjete, nuk kanë shije ndaj artit dhe më në veçanti ndaj këtyre dantellave. Nga ana tjetër, ata që vlerësojnë dhe pëlqejnë ato punime me dorë, nuk disponojnë mjete dhe kështu nuk mund t’i blejnë vetes asnjë prej këtyre veprave.” Megjithëqë punon në një nga institutet e Akademisë Bullgare të Shkencave, Ema Zhuniç e ka pranuar si një mision të vet të tregojë çfarë mund të bëhet me gjilpërën e gjysheve. Prandaj nuk refuzon që t’i shpjegojë secilit si enden dantellat. Është sidomos e lumtur, kur një vajzë e re shfaq interes ndaj punimit të tyre. Mirëpo, përderisa në mëmëdheun e dantellave të Brukselitvazhdimësia midis brezave është fakt, tek ne gjithnjë e më pak vajza janë të prirë të mësojnë nga gjyshet mjeshtërinë e punimit të dantellave. Vet Ema Zhuniç rrëfen:
“Në Brjuzh, ditët festive flamandet dalin para shtëpive të veshura me petka tradicionale dhe endin. Turistët fotografojnë; dhe blejnë prej tyre dantellat e thurura. Është një fakt i gëzueshëm se pranë çdo gruaje të moshuar mund të shihet si ndonjë vajzë e re punon me shkathtësi me sovajkën. Ndërsa në Bullgari mendojmë, se gjyshet duhet të thurin. Vajzat e reja nuk dinë çfarë kënaqësi sjell punimi me gjilpërën. Sa e këndshme është që të krijosh diçka me fantazinë, ndërsa pas kësaj të rikrijosh me duart. Pikërisht nga kjo jemi të privuar tashmë breza të tëra me radhë.”
Mirëpo, në se do të arrijmë të ruajmë diçka nga e kaluara, herët ose vonë, ajo do të rikthehet nën ndonjë formë, që të falënderojë, është e bindur mjeshtrja e re e dantellave.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..