Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luleshtrydhe magjike dëgjojnë Mozartin në rrezet e Shkëmbinjve të Bellogradçikut

БНР Новини
Foto: BGNES

Shumica janë ata, që besojnë, se në kryeveprat e krijuesve gjenial janë të koduara njohuri dhe sekrete, të cilat zbulohen vetëm para atyre, shqisat e të cilëve janë të hapur për bukurinë dhe për harmoninë jetike. Dhe sikur muzika ndër të gjitha artet është e njohur nga muzat të çojë imagjinatën drejt botëve të ëndërruara. Gjithnjë e më shumë njerëz thonë, se muzika mjekon. Mirëpo, a është në gjendje, që ajo t’u ndihmojë luleshtrydheve të rritin?

Muzika më e përsosur tashmë pesë vjet përhapet mbi fushat me luleshtrydhe të një eksperimentuesi bullgar. Nën tingujt e veprave të Mozartit ai rrit fruta jo vetëm të ëmbla, por edhe me shije magjike.

“Nuk shfrytëzoj as plehra, as preparate. Dheu është jashtëzakonisht i pastër, prandaj edhe shija është e tillë, kujtojnë luleshtrydhet e së kaluarës. Në muzikë janë të mishëruar tingujt e planetit tonë, tingujt, që dëgjohen nga Kozmosi dhe ata i mbushin luleshtrydhet me energji.”

Në këtë është i bindur pronari i sipërfaqeve të mbjella me luleshtrydhe Ivo Xhexherov. Ai zbulon sekretin e metodës së tij të rritjes – me ndihmën e muzikës bimët e plantacionit bashkohen me harmoninë e natyrës. Megjithëqë ishte ekonomist me karrierë premtuese në Londër, një ditë ai kuptoj, se nuk ka asnjë sfidë, e cila mund ta nxjerrë atë nga komforti i përditshëm. Kështu i prurë nga intuita u kthye në Bullgari, në këndin më të varfër të vendit – rajonin veriperëndimor me dëshirën të rritë luleshtrydhe. Vet ai pranon:

“Atëherë nuk dija asgjë për bujqësinë. Një ish koleg nga universiteti mbante kontakte me uzina perëndimore, të cilat përpunoheshin perime dhe fruta nga Evropa Lindore. Ai më tha, se ka firma që shfaqin interes të arrijnë kontrata afatgjata me firma për prodhimin e luleshtrydheve, dhe me një çmim të caktuar në vazhdim të disa viteve të blejnë tërë sasinë e prodhuar. Edhe ishin gati të financojnë krijimin e plantacionit.”

Ivo Xhexherov vendosi të bëjë provë dhe kështu zgjodhi një fushë në rrezet e Shkëmbinjve të Bellogradçikut. Pas kësaj projekti i tij evropian u miratua, dhe sot kujdeset për një plantacioni nga 100 dynymë të mbjellë me luleshtrydhe. Prodhimin e eksporton në Itali, Gjermani, Austri dhe Holandë. Krahas kësaj u siguron punë sezonale 80 banorëve vendorë.

“Në tregun bullgar pothuajse nuk shesim luleshtrydhet tona, sepse akoma nuk kërkohen produktet e pastra organike – rrëfen Ivo Xhexherov. – Përsa iu përket luleshtrydheve që shiten në bursat dhe në dyqanet, tregtarët nuk interesohen as nga shija, as nga pastërtia. Ata interesohen vetëm nga pamja e jashtme, çmimi i ulët dhe qëndrueshmëria, që të mos myken frutat. Vendosëm se nuk do të konkurrohemi me luleshtrydhet greke, që janë të subvencionuara. Që nga fillimi realizojmë një prodhim organik. Në të ardhmen kemi në plan, që sasi të vogla luleshtrydhesh të shesim edhe në tregun bullgar. Ato do të jenë varietete të desertit. Tani prodhojmë një varietet industrial të cilin e ngrimë menjëherë pas mbledhjes. Ai shfrytëzohet për prodhimin e marmelatave dhe reçeleve jashtë shtetit.”

Jeta në fshat pas ditëve të tensionuara në Londër duket si një idili për bashkëbiseduesin Ivo Xhexherov. Dhe megjithëqë kalon shumicën e kohës në Sofje, me padurim kthehet te luleshtrydhet.

“Në fshat gjithçka është e qetë. Njerëzit kanë një sjellje më të mirë, ata janë të mirëfilltë, nuk janë të përqendruar mbi ide karrieriste dhe nuk shfaqin markantilizëm. Për fat të keq në blloqet parafabrikate, në të cilët jetojmë humbin lidhjen me natyrën. Prandaj kur shkojmë në fshat mbushemi me energji natyrore.”

Kur ishte i vogël Ivo Xhexherovi ëndërronte të bëjë botën më të mirë. Nuk e dimë, a ka arritur këtë qëllim, por me siguri sot e bënë botën më të shijshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD