Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi i XIV Ndërkombëtar i Zanateve Tradicionale në Muzeun Etnografik “Etëra”

БНР Новини

Nga 2 deri më 6 shtator në Muzeun Etnografik në të hapur “Etëra” afër qytetit Gabrovo, do të mbahet Panairi i XIV Ndërkombëtar i Zanateve Tradicionale. “Ky aktivitet realizohet me ide të vet muzeut dhe përveç të arsimojë, ka për detyrë edhe të argëtojë vizituesit. Pikërisht këtë e dallon nga nismat e tjera të ngjashme” – shpjegon docente doktoreshë Svetla Dimitrova, drejtoreshë e Muzeut Etnografik në të hapur “Etëra”. Elementi arsimor është nën formën e historive interesante dhe kureshtare për traditat dhe zanatet, doemos edhe demonstrime të zejeve të ndryshme. Në kuadrin e panairit të sivjetshëm duhet të prezantohen vetëm sende të punuara sipas teknologjive të vjetra dhe prej materialeve, karakteristike për periudhën përkatëse – saktëson zonja Dimitrova dhe shton:

Снимка“E vëmë theksin e panairit mbi endjen. Lidhur me këtë rregulluam një ekspozitë, në të cilën prezantojmë teknika të rralla të endjes së tekstileve. Një vëmendje e veçantë e këtij zanati do t’i kushtohet edhe në kuadrin e Konferencës së XII Shkencore Ndërkombëtare “Zanatet popullore – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja”, me të cilën hapet programi i panairit. Organizojmë një ekspozitë e mjeshtres 92-vjeçare Stojna Krëstanova anëtare e Shoqatës së Mjeshtërve në qytetin Pllovdiv. Ajo end pëlhura origjinale që nga viti 1968. Ekspozita e saj “Teknika të rilindura të endjes” do të zbulojë teknikat e lashta të punimit të ornamentikës koptike, bizantine dhe bullgare. E reja sivjet është, se në ekspozitën treg përveç mjeshtrit të dekoruar nga viti i kaluar, gdhendësi i drurit Anton Nikollov, do të marrin pjesë edhe miq dhe konkurrues të tij me veprat e tyre. Kështu ekspozita treg do të jetë më e pasur dhe më e larmishme. Do të ketë edhe shumë argëtime për fëmijët nën moton “Zbulo se çfarë mund të bësh”. Krahas kësaj do të ketë demonstrime të zanateve shtëpiake dhe të zakoneve popullore. Gara e mjeshtërve sivjet do të kalojë nën moton “Endja e rripave me peta” – një zeje e lashtë, që praktikohet në rajonin e Ballkanit, por në mënyra të ndryshme. Në këtë garë do të marrin pjesë jo vetëm mjeshtër nga Bullgaria, por edhe nga jashtë. Më i miri do të dekorohet me çmimin “Zilja e argjendtë”.

СнимкаPara dy vitesh zanati “Endja e rripave me peta” u shpall për një nga kryeveprat e trashëgimisë kulturore jo materiale bullgare. Sipas rregullores së garës, pjesëmarrësit duhet të endin dy sende. Rezultatet shpallen në kuadrin e “Mbrëmjes së mjeshtrit” e cila është tradicionale. Sivjet ajo do të jetë më 5 shtator. Fituesi përveç çmimit të madhe “Zilja e argjend” e fiton të drejtën, që në Muzeun “Etëra” në kuadrin e panairit të ardhshëm të rregullojë një ekspozitë treg.

СнимкаPanairi i XIV i Zanateve ka një pamje të re dhe një prani të zgjeruar ndërkombëtare. Sivjet nga Bullgaria prezantohen më se 120 zejtarë. Përsa iu përket pjesëmarrësve Svetlla Dimitrova saktëson:

“U përpoqëm të zgjerojmë kufirin gjeografik. Sivjet kemi zanatçinj nga Republika e Afrikës së Jugut, Sudani dhe Algjeria. Këtu janë edhe pjesëmarrësit tradicional nga shtetet ish sovjetike Bjellorusia, Ukraina, Rusia dhe nga vendet tona fqinje – Serbia, Maqedonia, Rumania. Ideja është që të tregojmë si një zanat ruhet dhe transmetohet në vendet e veçanta, tiparet e përbashkëta dhe dalluese. Kjo do të jetë edhe objekt i një konference shkencore. Në fakt, atë që dallon Panairi i Zanateve në Muzeun “Etëra” është se ai nuk është vetëm një vend për tregti, por parasegjithash një mundësi që zejtarët të tregojnë punën e tyre në një muze. Çmimet, që jepen janë për inkurajimin e atyre mjeshtërve, të cilët respektojnë traditat dhe kërkojnë ruajtjen dhe trashëgimin e zejeve në kushtet e sotme.”

СнимкаGjatë pesë ditëve të Panairit grupe nga tërë vendi do të prezantojnë pasurinë e folklorit bullgar. Programi muzikor do të vazhdojë tërë ditën. Të parë në skenën e Muzeut Etnografik “Etëra” dalin valltarët nga grupi i koreografes së njohur Neshka Robeva “National Art”.

“Posaçërisht për Panairin, ata do të prezantojnë një shfaqje me elemente të ndryshme folklorike nga të gjitha spektaklet e tyre – shpjegon zonja Dimitrova. – Në skenë do të dalin edhe mjeshtër valltarë nga rajoni i qytetit Gabrovo. Sivjet vizituesit do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe nxënësit e Shkollës Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Ata janë interpretues dhe ekzekutues të rinj dhe të talentuar. Në program do të marrë pjesë edhe formacioni me popullaritet “Daulle dhe gajde” i cili bën një interpretim më modern të krijimtarisë popullore bullgare.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Etnografik në të hapur “Etëra”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD