Në fillim të çdo një sesioni parlamentar partitë zakonisht deklarojnë qëllimet e tyre kryesore. Sivjet sesioni i vjeshtës është para fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe gjatë hapjes së tij forcat parlamentare përvijuan drejtimet e garës për udhëheqës të shtetit dhe jo ato në veprimtarinë legjislative. Në shoqëri kjo pranohet me interes, sepse për herë të parë fillimi i fushatës presidenciale u vonua.
Partia Socialiste Bullgare bëri të qartë se në garën parazgjedhore ajo do të ndeshet me partinë në pushtet GERB kryesisht në politikën e jashtme, e cila është një resor i rëndësishëm në prerogativat e kreut të shtetit. Socialistët e akuzojnë GERB-in për ndërmjetësinë e tij midis BE-së dhe Turqisë. Në politikën me BE-në kauza e tyre kryesore do të jetë heqja e sanksioneve kundër Rusisë, kurse me Turqinë – refuzimi i ndërmjetësisë së vendit tonë midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me krizën e migracionit.
Në debatin parlamentar Partia Socialiste Bullgare nuk mori përkrahje për kritikat e saj ndaj politikës së qeverisë me Turqinë, kurse kërkesa e saj për sqarime nga ana e Kryeministrit Bojko Borisov u refuzua. Në të njëjtën kohë GERB shpalli se prioriteti i tij kryesor është siguria në kufi. Në këtë drejtim partia në pushtet u përkrah nga partnerët e koalicionit – Fronti Patriotik, krahu drejtues i Bllokut të Reformatorëve dhe Qendra Demokratike Bullgare.
Një element i konsiderueshëm i ri në debatin politik u parashtrua nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Problemi i migracionit është me rëndësi edhe për të, por sipas Lëvizjes rryma kryesore e migracionit, e cila duhet të ndalohet nga pushtetarët, është ajo e shtetasve bullgarë, të cilët largohen nga vendi për shkaqe ekonomike. Lëvizja ngul këmbë për ndryshimin e konfigurimit politik në vend. Ai duhet të të çojë në formimin e një shumice të qëndrueshme, e cila tani për tani nuk ekziston. Për këtë shkak Lëvizja bëri të ditur se është për zhvillimin e “zgjedhjeve parlamentare para afatit pas atyre presidenciale”. Gjatë debatit parlamentar Partia Socialiste Bullgare nuk përkrahu zyrtarisht idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pas kësaj disa përfaqësues deklaruan se gjithashtu janë për zgjedhje të tilla. Ka të ngjarë që në fushatën paraelektorale për president tezat e Partisë Socialiste Bullgare dhe ato të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të ndeshen, por nëse kjo do të ndodhë dhe si do të ndodhë është vështirë për t’u parashikuar. Tani për tani Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk ka deklaruar se kë do të përkrahë në zgjedhjet presidenciale. Ajo thotë se do të ndjekë me vëmendje platformat e kandidatëve për president dhe do të përkrahë atë, i cili është më afër interesave kombëtare.
Partia GERB nuk i pranon kritikat nga majtas dhe me siguri do të vazhdojë të ngulë këmbë për vijën e saj të tanishme sa u përket marrëdhënieve me BE-në dhe Turqinë. Akoma më tepër se gjatë ditës, kur sesioni i vjeshtës i Parlamentit fillonte Kryeministri Bojko Borisov u inkurajua në një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk për ta vazhduar diplomacinë aktive, të shfaqur gjatë takimeve të tij në Turqi dhe Gjermani, për të cilën ishte kritikuar. Gjatë ditës së hapjes së sesionit të ri parlamentar Kryeministri bëri të ditur se angazhohet personalisht me udhëheqjen e përgatitjes dhe zhvillimit të Kryesisë bullgare të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Ky funksion deri tani zbatohej nga Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva.
Borisovi përsëriti edhe vendimin e GERB-it për të shpallur çiftin kandidat-presidencial që në fillim të tetorit dhe u drejtoi lutje të gjithëve për të mos e pyetur më nëse do të kandidojë për President, që ta mbarojë mandatin e dytë të Kryeministrit. Kryeministri bullgar vuri në dukje gjithashtu se “për shkak të lojës” do të përfshihet jo në zgjedhjet e tanishme presidenciale, por në ato të ardhshme dhe do të demonstrojë se kritikat ndaj tij nuk e shqetësojnë dhe do të vazhdojë drejtimin e tij të deritanishëm në pushtetin ekzekutiv.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..