Pas një sezoni të gjatë, plot me shumë muzikë në qytetin bregdetar Burgas përfundoi edicioni i nëntë i festave kushtuara dirigjentit të madh bullgar Emill Çakërov. Finali është më 2 shtator me “Një natë në Venecie” – një nga veprat më të bukura të “mbretit të valsit” Johan Straus – bir. Mysafirët dhe qytetasit e Burgasit do ta kenë mundësinë të bëhen pjesë e ballos me maska të kompozitorit të madh të vjenës nga shekulli i XIX.
“Kjo është shfaqja, e cila vitin e kaluar u bë spektakli i vitit në Rumani. Jam shumë krenar me këtë çmim. Ftesa për shfaqjen sivjet erdhi nga drejtori i Teatrit Operistik të qytetit Burgas (Aleksandër Tekeliev). Kjo është një nga operetat më të mira të Straus-it. Në fakt ajo është komike, nuk është një vepër tipike. Muzika është e mrekullueshme dhe dramaturgjia gjithashtu është shumë interesante. Është një pjesë, me të cilën njerëzit zbaviten nga fillimi deri në fund. Dhe pikërisht kjo më provokoi. Në jetën e sotme të tensionuar një vepër e tillë është një mënyrë e përshtatshme për shkarkimin e stresit. Në të pranon problematika e përjetshme dhe gjithmonë është aktuale dhe e përshtatshme për jetën moderne.”
Për ekipin e suksesshme të shfaqjes “Një natë në Venecie” në krye me dirigjentin e Teatrit Operistik të Burgasit Ivan Kozhuharov, na tregon më shumë Mario Nikollovi:
“Dirigjenti Ivan Kozhuharov (i cili ka mbaruar Konservatorin e Sankt-Peterburgut “Nikollaj Rimski-Korsakov”) është një emër, i cili nuk ka nevojë për prezantim për publikun bullgar. Skenograf dhe piktor është Ani Tokaxhieva, koreografe Edelina Kallçeva. Jam shumë i lumtur për këtë se mund të punoj me këtë ekip, me të cilin kemi realizuar disa shfaqje. Prima e Teatrit Operistik të Burgasit Valentina Korçakova është në rolin kryesor të Aminës. Interpretuesit e mirë gjithmonë mund të bëjnë një pjesë shumë të suksesshme. Unë do të jem në rolin e Dukës Urbino. Jo për herë të parë prezantohem para publikut të qytetit Burgas si regjisor. . E ndjek këtë forum që nga fillimi i tij – tashmë nëntë vjet. Dhe mendoj se ai është një sukses i madh për Teatrin Operistik të qytetit dhe për administratën bashkiake, të cilët organizojnë festivalin.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re..