Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Referendumet janë në modë

БНР Новини
Foto: BGNES

Para pak kohe u bë e qartë, se më 6 nëntor bashkë me zgjedhjet presidenciale në Bullgari do të zhvillohet dhe referendum për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Parahistoriku i këtij referendumi tregon entuziazmin në rritje në favor të kësaj forme si shprehje e demokracisë direkte. Iniciativa i përket një shoumenit të njohur, i cili me 6 pyetjet e formuluara prej tij fitoi zemrat e shumë njerëzve të pakënaqur nga politika në Bullgari. Kush në kushtet e demokracisë së papjekur në vend dhe të korrupsionit të gjerë nuk do të dëshironte që të pakësohet numri i deputetëve, të reduktohet ndikimi i votës së blerë me anën e votimit elektronik dhe të luftohet kriminaliteti nëpërmjet zgjedhjes së drejtpërdrejtë të shefave të policisë! Por pikërisht këto tre pyetje ishin hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese për referendumin e ardhshëm. Kështu qytetarët do të duhet të vendosin – a duhet të zgjidhen përfaqësuesit popullorë në mënyrë mazhoritare, a duhet të aplikohet votimi i detyrueshëm dhe a duhet të pakësohet subvencioni i shtetit për partitë.

Pavarësisht nga pyetjet në referendumin e ardhshëm dhe nga fushata e zhurmshme “pro” ose “kundër” referendumeve, euforia rreth idesë për demokracinë direkte në Bullgari tregon kategorikisht se, besimi i qytetarëve në klasën politike dhe sidomos në përfaqësuesit e tyre popullorë në parlament është shumë i ulët. Në çdo 4 vjet zgjedhim 240 deputetë, të cilët sipas rregullave na përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat tona. Por parlamenti prej vitesh është në krye të institucioneve të cilët gëzojnë besim më të vogël ndër popullsinë. Nëpërmjet formës së referendumeve që u bë në modë kohët e fundit qytetarët thjeshtë përpiqen të kthejnë të drejtën e tyre të përfaqësimit në pushtet, por janë të detyruar të zgjidhin çështje të politikës së shtetit. Në referendumin e zhvilluar në fillim të vitit 2013 bullgarët duhej të jepnin mendimin e tyre pyetjes: “A duhet të zhvillohet energjetika atomike në Bullgari nëpërmjet ndërtimit të centralit të dytë bërthamor?”. Në fakt referendumi kishte lidhje me centralin e dytë bërthamor Belene në Bullgari, për të cilin nuk kishte ndonjë vendim përfundimtar. Rreth 60% prej pjesëmarrëseve në votim iu përgjigjen me “po”, por kjo nuk do të thoshte automatikisht, se ata përkrahin ndërtimin e centralit në fjalë. Dhe anasjelltas: ata që kanë votuar me “jo” - nuk mohonin energjetikën bërthamore, por më tepër projektin konkret. Tre vjet e gjysmë më vonë ne dimë, se referendumi nuk solli diçka konkrete për të ardhmen e projektit në Belene.

Kjo formë e shprehjes së mendimit të popullit për tema kaq të rëndësishme politike në praktikë e zhvendos debatin mbi to gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjet parlamentare. Partitë të cilat duhet të jenë përfaqësuese të shtresave të ndryshme të shoqërisë rrallë herë u ofrojnë votuesve mundësinë të informohen për idetë për zhvillimin e vendit përpara që të bëjnë shenjen e kryqit në fletën e votimit. Në vend që të diskutojnë në thelb mbi çështje të politikës së shtetit në kohën e zgjedhjeve, partitë në Bullgari zakonisht merren me tema “të nxehta” aktuale ose me sulme reciproke dhe kjo e bën të mundur formulimin e qëllimeve afatgjata dhe nuk siguron një vazhdimësi në politikë.

Në këtë sfond është e kuptueshme, që qytetarët kërkojnë alternativë dhe mënyra për të ndryshuar realitetin politik. Por referendumi nuk është instrumenti i drejtë për këtë. Besimi, që nëpërmjet referendumi qytetarët do ta rikthejnë pushtetin, është i rremë, akoma më tepër kur emra të njohur nga ekrani televiziv përfitojnë nga dëshpërimi i njerëzve dhe iniciojnë referendum. Nuk është serioze të pritet që votuesit mund të formojnë mendim kompetent për kaq shumë çështje që janë objekt i politikës së shtetit – si të drejtat e zgjedhjes ose energjetika bërthamore. Në raste të tilla zakonisht votohet në mënyrë intuitive. Përveç kësaj vota /e qytetarëve në referendum nuk është e lidhur me ndonjë përgjegjësi, përgjegjësi e cila në rastin ideal mbajnë politikanët në shoqërinë demokratike në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve.

Së shpejti do të shohim cili do të jetë rezultati i referendumit në fillim të nëntorit. Tani për tani është e sigurt, se ai nuk do të kthejë besimin në institucionet demokratike në Bullgari, por mund të çojë vetëm në rritjen e popullaritetit të shoumenit iniciator.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD