Para fillimit të pushimeve verore Parlamenti mori vendim që zgjedhjet presidenciale në Bullgari të zhvillohen më 6 nëntor. Deri në ditën e votimit mbeten dy muaj e gjysmë, ndërsa forcat politike ende nuk kanë ngritur kandidatët e tyre. Tek disa – kandidaturat janë shumë, tek të tjerat – mungojnë fare. Sipas mendimit të politikanëve vonesa bën përshtypje dhe është në dëm të shoqërisë.
Siç duket, forcat politike janë të vështirësuar të nominojnë kandidatë nga radhët e tyre. Për këtë flet fakti, se ndër të propozuarit ka tre gjeneralë. PSB dhe ABV u bashkuan rreth kandidaturës së Komandantit të deritanishëm të Forcave Ushtarako-Ajrore Bullgare gjeneral Rumen Radev, Bashkimi i Forcave Demokratike ngriti ish shefin e zbulimit gjeneral Dimo Gjaurov, ndërsa në rrethin e qeveritarëve flitet që kandidat të jetë ish gjenerali dhe kryeministër aktual Bojko Borisov. Sipas disa sociologëve, në kohë të trazuar shoqëria pret stabilitet dhe nacionalizëm dhe në përfytyrimet e saj gjeneralët janë lidhur pikërisht me këtë. A është në të vërtetë kështu?
Në vend të parandjenjave për stabilitet, kandidatura e gjeneralit Radev shkaktoi tension në radhët e së majtës. Opozita e brendshme në PSB kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar që të shqyrtojë mënyrën sipas së cilës udhëheqja imponon kandidaturën për president të gjeneralit Rumen Radev. Dy anëtarë të Byrosë Ekzekutive të partisë dhanë dorëheqje, por ato nuk u pranuan. Kandidatura e gjeneralit Radev nuk është afirmuar dhe PSB duhej të bënte përzgjedhjen e vet përfundimtare midis 6 kandidaturave ditën e diel, por ajo u shty. Ndërkohë “Lëvizja 21” e ish socialistes Tatjana Donçeva u tërhoq nga bisedimet për kandidat të përbashkët për president të së majtës. Sipas lëvizjes, udhëheqja e PSB i ka përdorur bisedimet për bashkërendim të kandidatit të përbashkët në vend që të kërkojë ndryshim të statukous, të pushtuar nga mafia. Donçeva pohon, se kandidatura e gjeneralit Radev për president është ngritur nga një rreth i biznesit, i lidhur me lobin e armeve dhe në tërësi PSB nuk ka shanse në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe në radhët e forcave në pushtet situata është kontradiktore. Partneri i vogël i koalicionit – Blloku i Reformatorëve, i përbërë nga 5 parti, ka marrë vendimin e përbashkët që të dalë me kandidat të vet. Pritet që kandidaturat e propozuara nga Reformatorët të bëhen të qarta tek data 20-25 gusht. Ditët e fundit në rrethet e Reformatorëve po përhapen fjalë për një kandidaturë të përbashkët me partinë GERB. Pohohet, se GERB do të propozojë kandidatin për president, ndërsa Blloku i Reformatorëve – kandidatin për nënpresident. Të gjitha këto nuk japin asfare qartësi, sepse GERB nuk ka shpallur kandidaturat e saj dhe pohon, se do ta bëjë këtë në muajin shtator. Para një jave lideri i partisë Bojko Borisov deklaroi, se zgjedhjet presidenciale janë zgjedhje e liderëve dhe i vetmi që ka arsye të paraqitet – është vetë ai, por është në hezitim, sepse posti i kryeministrit ka më shumë pushtet. Kështu që mundësia që Borisovi të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe i liderit të partisë në pushtet, për të bërë president, i cili në bazë të Kushtetutës ka vetëm funksione përfaqësive, është tepër e vogël. Por nuk përjashtohet.
Profesori për antropologjinë kulturore në Universitetin e Sofjes Ivajllo Diçev deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare, se fakti që partitë më të mëdha ende nuk ka ngritur kandidatët e tyre, tregon, se kombi nuk është në gjendje të propozojë një figurë normale politike dhe kjo situatë është tepër tragjike.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..