Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pupla dhe liqen” në Urën e të Dashuruarve

БНР Новини
Foto: Ana-Kamelija Desheva

Do t’i shikoni në rrugën për tek bregdeti jugor të Detit të Zi, fill pas qytetit Burgas, duke fluturuar në tufa të mëdha, pothuajse mbi kokat tuaja, që të mund të strehohen rreth liqenit të Atanasovos dhe vendit të quajtur “Poda”. Kur po të mos të keni rrugë andej, mund të shëtisni nëpër Urën e të Dashuruarve në Sofje, pranë Pallatit Popullor të Kulturës, ku ekspozita “Pupla dhe liqen” do t’ju tregojë për botën e çuditshme të banuesve të shumtë në numër, të cilët kanë zgjedhur për shtëpi të vet zonat e lagështa rreth qytetit Burgas. Ajo organizohet nga Shoqata Bullgare për Mbrojtje të Shpendëve në kuadrin e projektit “Kripa e jetës” LIFE+, të cilin shoqata e kryen në një bashkëpunim të përbashkët me fondacionin Bullgar “Biolarmi” dhe kriporet e Detit të Zi.

“Liqenet dhe zonat e lagështa në përgjithësi, u japin jetë dhe shtëpi llojeve jashtëzakonisht të shumtë të kafshëve-shënon Emilija Jankova nga shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve. Zonat e lagështa, të cilat ne i prezantojmë – Liqeni i Atanasovos dhe vendi i mbrojtur “Poda” janë vendbanimi i shpendëve jashtëzakonisht të shumtë. Në ekspozitën “Pupla dhe liqen” kemi treguar pamje të shkëlqyera nga Bullgaria, të cilët gjenden fare afër nesh, por nuk janë të njohura nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ato janë shumë afër shtëpive tona. “Poda” dhe liqeni Atanasovsko janë në një afërsi të drejtpërdrejtë me qytetin Burgas. Njerëzit të cilët shkojnë nëpër bregdetin e Detit të Zi ose janë nga ky rajon mund të vizitojnë të dyja vendet dhe të njihen jo vetëm me natyrën e shkëlqyer, por dhe me llojet interesante të shpendëve dhe të kafshëve.”

Liqeni magjik Atanasovsko ndërron ngjyrat e një pjese nga ujërat e veta nga nuancat e ftohta blu në të jeshilët deri tek ato të ngrohta bojë rozë në nuanca ngjyrë vjollce në fund të verës, në sajë të gaforres së kriporeve, magnezit dhe “lulëzimit të ujit”. Për shkak të pellgjeve të shumta me ujëra të ëmbla rreth tij, luadhet e lagështa nëpër brigjet dhe bimësia e kënetës, liqeni propozon dhe vende të përshtatshme për banim dhe një ushqim të mjaftueshëm:

“Interesantja për liqenin Atanasovsko është se është kriporja më e madhe e Bullgarisë – nënvizon Emilija Jankova. – Këtu më shumë se 100 vjet kripa prodhohet në bazë të metodës tradicionale. Ky prodhim jo vetëm se nuk u dëmton banuesve të vet të shumtë, por krijon kushte të shkëlqyera për pushim dhe bërjen e foleve të qindra llojeve të shpendëve, të cilët i përdorin digat dhe boshtet për këtë punë. Këtu takohen rreth 300 lloje shpendësh ose afro 65% prej shpendëve, të cilët takohen në Bullgari. E njëjta gjë rastis dhe në vendbanimit e mbrojtur “Poda”, e cila administrohet nga shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve akoma që nga viti 1989. Ajo është e madhe pak më shumë se një kilometër katror. Aty takohet çafka sqeplugë e vetme nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi, kojliku i zi, karabullaku i vogël, të cilët bëjnë fole dhe ulen nëpër telat e shtyllave elektrike, si dhe 6 lloje të çafkave. Në ekspozitë mund të shikohen dhe disa nga këto lloje, dhe po kështu dhe pelikani kokë dredhur dhe bilbili peshkatartë cilët janë të kërcënuar nga zhdukja.”

Le të rikujtojmë se vendbanimi “Poda” ofron mundësi për vërejtjen e shpendëve:

“Në Poda ka një qendër mbrojtëse të natyrës, e cila është e hapur gjatë gjithë vitit për vizitues. Aty ka ushtrime interesante si për fëmijët, ashtu dhe për të moshuarit. Ka një ekspozitë interaktive, e cila tregon për liqenet dhe për banuesit e tyre. Ka një tarracë, nga e cila mund të vërehen shpendët. Ka dhe mundësi për shëtitje. Gjatë gjithë vitit qendra propozon pamje shumë interesante.”

Ekspozita vazhdon deri më 14 gusht, kurse ata të cilët tregojnë kureshtje ndaj saj mund të shkojnë në vend dhe të zhyten në botën e çuditshme të shpendëve dhe të piramidave prej një “floriri të bardhë” rreth qytetit Burgas:

“Ky është dhe qëllimi ynë – të mund t’i tërheqim turistët dhe t’i ftojmë të vijnë në vend dhe të shikojnë këto dy vende të shkëlqyera. Tani në fund të verës shpendët mblidhen, që të mund të fluturojnë. Pikërisht në “Poda”, mund të vërehet migracioni i tyre. Aty ata fillojnë të përgatiten, të ndërmarrin nëpër rrugën e migracionit Via Pontika, e cila është e dyta për nga madhësia në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD