Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fermë diellore në Rodopet zbulon botën idilike të vogëlushëve

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Fëmijët kanë një dhunti të shkëlqyer – të përfshihen në historitë përrallore aq, saqë t’i ritransmetojnë pas kësaj në lojë. Por del se nuk është e nevojshme të përdorin fantazinë e vet, që të mund të bien në një botë krejtësisht të re. Për fëmijët e qytetit, udhëtimi magjepsës përmes kohës dhe hapësirës mund të jetë... një shëtitje e thjesht në fshat, me aromat e veta, me tingujt, prekjet dhe ngjyrat.

СнимкаFshati Tënkovo në malet Rodope, që tani vonë ka fermën e vet diellore. Një vend magnetik për fëmijët, në të cilin mund të bëjnë shumë gjëra për herë të parë, por më tepër të ndiejnë lirinë.

“Vendosa të hap fermën për vizitues, që të mund t’u tregoj fëmijëve dhe njerëzve të rinj sesi jetojmë në fshat, që ku vjen ushqimi, përse është e nevojshme të ushqehemi me produkte të pastra natyrale dhe të kemi një lidhje me kafshët, si vet fshati, në të cilin jeton një pjesë e madhe nga popullsia, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me natyrën dhe se përse duhet ta ruajmë.”

Mihaella Kirçeva flet me shumë frymëzim për ëndrrën e saj të realizuar. Ajo ka mundur ta kthejë idenë e vet në një fermë diellore në sajë të një konkursi jashtëzakonisht motivues sipas fjalëve të saj. Fiton Rinkers Challenge 2016 me projektin e saj, merr një grand të vogël dhe më 11 qershor pranon vizituesit e saj të parë – fëmijë të ardhur në ekskursion nga qyteti Kërxhali.

“Fëmijët u gëzohen shumë kafshëve – lepuj, klloçka me zogj të vegjël, gomari dhe kali (iu propozojmë dhe një shëtitje me gomar ose me kalë me karrocë) – tregon për emocionet e fëmijëve Mihaella Kirçeva. – Në fshat kemi koshere me bletë dhe u tregojmë sesi prodhohet mjaltë dhe si zbuten bletët, që të mos të pickojnë. Përveç kontaktit me kafshët, fëmijët gëzohen dhe për lojërat pa lodra. Pikturojmë mbi pllaka, formojmë figura prej balte dhe kashtë. Organizojmë gara me materiale nga pylli, bëjmë piktura me gjethe, gurë dhe kashtë. Me fjalë të tjera, mbështetemi tek ajo e cila na rrethon, dhe si mund ta kthejmë në lojë.”

СнимкаKur e kalojnë “pragun” e fermës diellore, fëmijët bien në një botë të harruar. Tundës për rrahjen e gjalpit, pajisje për shkërmoqjen e misrit, motovile për formimin e leshit dredha-dredha, fener me gaz, drapër, enë prej balte, shkorsa ngjyra-ngjyra sendet nga jeta e vjetër bullgare i rrethojnë. Kurse së shpejti do të ketë dhe tezgjah në të cilin, pronarja e fermës t’u tregojë sesi dikur njerëzit kanë thurur qilimat shumëngjyrëshe.

“Mjedisi në fshat është tepër i thjeshtë – përfytyroni se shkoni për pushim tek gjyshja, kjo është e lidhur me kujtime tek secili – vazhdon Mihaella Kirçeva. – Tek ne nuk ka makina, rruga kryesore është pak më lart, ka shumë bar, gurë, pemë, kafshë dhe e gjithë kjo shtyn drejt një mjedisi natyral, në të cilin fëmijët zhyten dhe bashkohen me të. Në kampin e fundit për shembull kishim dy vajza – ato gjatë gjithë kohës ecnin të zbathura. Duket se fëmijët e lëshojnë veten dhe ndihen mirë tek ne.”

СнимкаMihaella Kirçeva ka udhëtuar nëpër Bullgari dhe ka vizituar shtete të shumta sepse ka kaluar 15 vjet në degën turistike. Kurse në epokën e teknologjive, kur me një klikim të miut përpara teje hapet e gjithë bota dhe të jep mundësi të mëdha për punë, ka zgjedhur vendimin më të pjekur.

“Zgjodha të jetoj në fshat, sepse më pëlqen qetësia dhe fakti se vet e krijoj mjedisin, në të cilin të komunikoj, vet e prodhoj ushqimin, të cilin e hamë. Unë e di shumë mirë se çfarë fus në bukë dhe në qumësht, çfarë u jap për të ngrënë në mëngjes fëmijëve të mi. Dhe kjo më jep një siguri, se u siguroj një jetë me cilësi, kurse ata një ditë vet do të zgjedhin se ku do të jetojnë”, thotë ajo.

СнимкаMë 12 gusht ferma diellore do të ketë ditë të dyerve të hapura, që të mund t’u tregojë miqve, shokëve, dhe fshatarëve të tjerë botën e vet të vogël. Shpresoj, që të mund të motivoj dhe njerëz të tjerë të cilët të përfshihen në këtë iniciativë, sepse përkrahja për fermën do të thotë përkrahje për të gjithë fshatin – vizituesit tanë bëjnë pazar nga dyqani, blejnë produkte nga fermerët e tjerë, tregon pronarja dhe premton një vizitë ornitologjie rreth fshatit me një koncert të zogjve në pyll.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD