Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Netët e realitetit virtual” në Sofje – ku tërë bota është në një pëllëmbë distancë

БНР Новини
Foto: Luiza Llazarova

Në qoftë se keni pasur dëshirë të bëni shëtitje në shkretëtirë, të ngjiteni në majë të lartë, të qëlloni me hark ose të luftoni kundër keqbërëseve alienë, të gjitha këto tashmë janë të mundshme pa pasur nevojën të kaloni mijëra kilometra. Shumë mundësi të ngjashme ofron realiteti virtual, i cili fiton popullaritet gjithnjë më të madh në përpjesëtime botërore. Gjatë kësaj jave “Netët e realitetit virtual” janë për vizitë në Sofje.

СнимкаAktiviteti është falas për vizituesit dhe u jep mundësi të hyjnë në botën virtuale nëpërmjet syzeve dhe helmëtëve të teknologjisë së lartë. Pasi i vënë syzet njeriu transferohet në botën kompjuterike dhe realiteti i tij ndryshohet plotësisht. Për vëzhguesit anësorë kjo duket e çuditshme, bile pak qesharake, sepse ai që bën eksperimentin i lëvizë duart dhe sikur trembet nga objekte që nuk ekzistojnë. Interesi i bullgarëve ndaj këtij lloji të teknologjive të reja është i madh. Deri tani për pjesëmarrje janë regjistruar qindra veta. Menaxheri i marketingut dhe organizator i aktivitetit është Viktorija Viktorva, e cila na tregoi ç’do të thotë realiteti virtual dhe çfarë na pret në botën e re:

“Realiteti virtual është i njohur mirë për njerëzit nga lojërat kompjuterike. Por në rastin konkret ata përdorin syze dhe helmetë. Kur lëvizni duart në botën reale, personazhi juaj lëvizet në lojë. Ju sikur jeni aty. Platformat të cilët ofrojmë aktualisht japin mundësinë që ju të mbani në duar dy kontrollues, me të cilët të mund të kryeni veprime të ndryshme në varësit të situatës. Miqve tanë u pëlqen më shumë të qëllojnë me hark. Njeri kontrollues është harku, ndërsa tjetri tërheq fillin e tij. Në përgjithësi në botën virtuale mund të bëhen shumë gjëra të cilat njeriu nuk do të guxonte t’i bëjë në botën reale. Ky aktivitet u ndihmon vizituesve te vendosin kontakt me këtë teknologji te re. Na pëlqen t’i ngjitim njerëzit në shkëmbinj të lartë në botën virtuale. Kur qëndrojnë në majën e shkëmbinjve, me gjithë se dinë, së nën ta ka tokë, ata s’guxojnë të bëjnë hap përpara. Truri i tyre di në mënyrë racionale, se ka tokë të qëndrueshme nën ta, por njëkohësisht i sugjeron se ka dhe greminë. Është interesante si njerëzit reagojnë në situatën e disonansit.”

Fansat e teknologjive të larta kanë mundësi të provojnë disa lloje të ndryshme të syzeve dhe helmetave, të cilat kanë kritere të caktuara në varësi të firmës prodhues dhe të efekteve të aplikuara. Prezantohet një realitet virtual pa kordonë, i cili kontrollohet me anën e smartfonit, një mjedis virtual kompjuterik, i cili përfshin kontrollues me vibracione (joystick) dhe shëtitje virtuale. Me gjithë se deri tani realiteti virtual është konsideruar vetëm si mënyrë për lojërat tashmë ai ka dhe aplikime të tjera të dobishme.

“Jashtë shtetit tashmë mund të shihen aplikime të shumta të realitetit virtual. Lojërat zënë një pjesë të vogël në përdorimin e përgjithshëm të teknologjive – shpjegon Viktorija. – Realiteti virtual përdoret nga NASA (Agjencia Kozmike Amerikane), ushtarakët, institucionet arsimore, mjekësia, pilotët, kozmonautët, brokerat e pronave të patundshme. Rëndësia më e madhe është, sipas mendimit tim, se kirurgët mund të bëjnë ushtrime në realitetin virtual përpara operacioneve të vërteta. Në Bullgari përdoret edhe nga psikologët, për të mjekuar fobi (frika) të ndryshme”

СнимкаAktiviteti është organizuar vetëm brenda një jave dhe frymëzimi për organizatorët është lidhur me udhëtimin e tyre deri në Luginën e silicit (SHBA), ku janë njohur dhe kanë marrë disa prej teknologjive të prezantuar në aktivitet.

“Netët e realitetit virtual” fillojnë sot në zyrën e CowOrKing Space by Puzle në Sofje. Vizituesit, përveç dëfrimit me teknologjitë e larta, i pret dhe birrë falas.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD