Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Emilia Ençeva zbuloi një metodë të re për shërimin e sëmundjeve të zemrës

Foto: arkiv personal

Përderisa tek ne arrijnë lajme për bullgarët, të cilët kanë kontribuuar me mendjen, talentin dhe punën e vet për zhvillimin e botës, themi se akoma ka shpresë të shpëtojmë. Një nga këto bashkatdhetarë, të cilat na përmbushin me krenari, është profesoresha Emilia Ençeva. Ajo drejton laboratorin e optogenetikës së zemrës në universitetin amerikan “Xhorxh Uashington” dhe përpara ca kohe botoi në revistën prestigjioze Nature Communications një metodë inovative  për një diagnostikim më të mirë dhe shërim të pacientëve me probleme të zemrës.

Alga, dritë dhe inxhinieri gjenetike – tingëllojnë në mënyrë të pranueshme, por pak enigmatike në zbulimin botëror të mjekësisë, deri ku arrin bullgarja.

“Laboratori im është një nga të parët i cili nxorri proteina dritëndjeshme nga algat që t’i përdorë në qelizat e zemrës – sqaron prof. Emilia Ençeva. – Ne i stimulojmë këto qeliza dhe regjistrojmë aktivitetin e tyre elektrik. Kjo na jep mundësi që shumë shpejt të testojmë ilaçet dhe komponentët kimike, që të mund të saktësojmë përbërjen e toksinave potenciale. Dhe me qenë se në këtë moment nuk ka një sistem tjetër të ngjashëm, interesi ndaj punës sonë është mjaft i lartë.”

Vetëm përpara gjysmë viti profesoresha Emilia Ençeva kryesoi laboratorin e optogjenetikës në Universitetin e Uashingtonit – një nga të paktat në botë, dhe për këtë kohë të pakët bëri një zbulim me potencial të paktën në dy drejtime.

“Një prej tyre është për testimin në masë të ilaçeve që t’i bëjmë më të parrezikshme dhe pa efekte anësore. Aplikimi i dytë është të punojmë stimulues kardiakë dhe defibrillator të rinj, të cilët përdorin një energji më të ulët. Në këtë mënyrë nuk do të duhet të ndërrohen bateritë në pajisjet, të cilat implantohen te pacientët. Me fjalë të tjera përmes stimulimit optik ne shpresojmë të ndryshojmë mënyrën e shërimit të njerëzve me sëmundje të zemrës” – thotë profesoresha Emilia Ençeva.

Pas 15 vjetëve në Nju Jork, ajo largohet bashkë me ekipin e saj, që të mund të themelojë Departamentin e ri të inxhinierisë mjekësore bio në Universitetin e Uashingtonit, i cili gjendet fare afër Shtëpisë së Bardhë. Kurse ëndrra e saj amerikane fillon gjatë vitit të largët 1994 kur mbërrin në Memfis me mision dhe qëllim të merret me shkencë.

“E mira këtu është se, shoqëria i jep shans secilit – pavarësisht se në çfarë moshe është, mjaft që të ketë motivacionin dhe ambicien të mund të arrijë diçka – kujton hapat e veta të para profesoresha Emilia Ençeva. Unë mbrojta doktoranturë, munda të sjellë këtu familjen time 3 vjet qesh në universitetin “Xhons Hopkins” në Mariland dhe pas kësaj fitova vendin e profesorit në Nju Jork. Nuk qe fare e lehtë, por vështirësitë janë pas nesh, kështu që fare nuk më vjen keq, se e bëra këtë kalim.”

Është e vështirë të gjendet një vend tjetër me mundësi kaq të mira dhe investime në shkencë, është e bindur bullgarja. Prandaj, sipas saj, SHBA janë qendra e mjekësisë botërore, pavarësisht se kudo ka njerëz kreativ. Pikërisht këtu prof. Emilia Ençeva ndihet e vlerësuar dhe me emër.

“Sa më përpara që të ecësh në karrierë, kaq atmosfera bëhet më politike, si kudo, elita e lartë dominohet prej meshkujve. Është e vështirë që pasi ke kaluar nëpër shkallët e caktuara të suksesit, të imponohesh dhe të konkurrohesh me ta. Por njohje ka – nuk është e lehtë, duhet të jesh shumë këmbëngulës dhe të jesh tip luftarak, që të mund të mos të zhgënjehesh dhe të heqësh dorë. Kjo është themelorja, që të mund njeriu të ketë sukses këtu.”

Në të njëjtën kohë dhe mbi po këtë temë me një artikull të vet shkencor del dhe profesoresha bullgare Natalia Trajanova, e cila e plotëson metodën inovative përmes modeleve kompjuterike, të cilat parashikojnë se cilët pacientë janë të përshtatshëm për implantimin e defibrillatorëve. Pavarësisht dhe një koincidencë të rastit, të dyja bullgaret depërtojnë bashkërisht në rrethet shkencore – gjatë vitit 1996 ato shkruajnë artikullin e vet të përbashkët dhe që aty fillon dhe rruga e tyre ngjitëse.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD