Kur njeriu shkel rrëzat e rajonit Trojanski Ballkan të malit Stara Pllanina, ai patjetër zbulon shenjet malore, që çojnë nëpër shtigjet e dhive. Në se ai do të nuhatë aromën e këndshme të boronicave, patjetër duhet të shikojë përreth që të mos jetë në rajonin e shtëpisë malore “Ambarica”. Atje organizohet festivali më të ëmbël të reçelit të shijshëm të boronicave. Gjatë netëve me ngjyrën e kaltër në të vjollcë aty vetëm ndihet pëshpëritja e erës malore. Dhe secili që vjen këtu hap zemrën për të bukur dhe për të mirën.
Në fund të javës në rajonin përreth shtëpisë malore “Ambarica” organizohet Festivali i Tretë i Boronicave. Për të këtu vijnë shumë admirues të dhuratave të natyrës. Ditën e premte turistët e parë përgëzohen me një koncert muzikor nën yjet.
“Ideja është që njerëzit të rikthehen në mal, që të zbulojnë ata çfarë është ky turizmi malor – shpjegon Jorgo Pecas – njeri prej organizatorëve të Festivalit. – Në të njëjtën kohë kemi dëshirë që t’i ndihmojmë vilës së radhës malore, për të cilën shteti nuk ka mundësi të kujdeset. Të gjitha mjetet, që do të grumbullohen gjatë Festivalit do të derdhen në këtë vilë. Aty nuk ka rrymë elektrike dhe prandaj duhet të investohet në një sistem me bateria solare. Puna është vullnetare. Ky rajon arrihet vështirë dhe gjithçka mbahet me dorë. Kemi edhe një kalë – Borko, i cili gjithashtu ndihmon në transportimin e mallrave.”
Para tre vitesh Ema Gateva – pronarja e re e shtëpisë turistike “Ambarica” rrëfeu ëndrrën të organizohet Festival i Boronicave. Grupi i miqve FREERIDERZ vendosi që të realizojë këtë ëndërr. Sot bilanci përqendrohet jo vetëm në qindra qypa plotë reçel të shijshëm dhe aromatik, por edhe në një ndihmë të konsiderueshme për shtëpinë malore. Festivali i radhës do të jetë plotë veprimtari të larmishme – nga mbledhja tradicionale e boronicave përmes shfaqjeve të filmave me tema ekologjike deri te koncertet në stile më të larmishme.
“E reja është, se programi muzikor do të jetë më i mirë – tregon Jorgo Pecas. – Doemos ky nuk është një festival muzikor. Njerëzit kanë nevojë për një gjë krejt të ndryshme. Prandaj sivjet e vëmë theksin mbi rrethet e interesave të ndryshme. Për shembull rrethi i valleve popullore, i prodhimit të kozmetikës natyrale, i brumosjes së ëmbëlsirave. Në programin muzikor do të përfshihet Teodosij Spasov, fyelltari më i mirë. Bashkë me të në skenën e improvizuar do të jetë edhe muzikanti i ri Ivan Shopov, me të cilin realizojnë projektin Бalkansky. Ndër muzikantët do të përmend edhe formacionin “Avigeja” dhe grupin Two Cities One World – në të cilin janë dy bullgarë me banim jashtë shtetit.”
Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe, të cilët duhet të mbledhin boronicat në tërë rajonin përreth shtëpisë turistike. Pas kësaj ata vet do të bëjnë reçelin. Por kryesorja sipas organizatorit Jorgo Pecas është:
“Për ne me rëndësi të dorës së parë, është natyra të mos shkeljet dhe të mbetet e tillë, siç ishte para festivalit. Mendoj, se deri tashti e kemi arritur këtë qëllim. Vjet nuk përdorëm asnjë produkt prej plastmase. Turistët ndihmojnë në pastrimin e rajonit, gjë që është shumë e mirë. Sipas meje, kjo vjen të sugjerojë se bullgari fillon të mendojë për natyrën.”
Kështu u jepet mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë për rinovimin e shtëpisë malore “Ambarica”, të dalin për disa ditë nga qyteti i ndotur dhe të zhyten në aventurën e quajtur Festival i Boronicave.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e festivalit
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..