Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori tradicional dhe arti i rrugës u takuan në Festivalin Ballkanik të Arteve

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Nga data 22 deri më 24 korrik në qytetin Karnobat (të Bullgarisë Juglindore) u mbajt edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Arteve i cili kishte si qëllim të bashkojë breza dhe arte nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Morën pjesë afro 30 kolektiva nga Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria dhe mbi 600 valltarë, këngëtarë dhe artistë nga Ballkani.

Në festival u prezantuan gjellë verore vendase, të përgatitur në praninë e publikut. Interes të madh shkaktoi gara kulinare “Qepshja e madhe” për taratorin më të mirë ballkanik, të udhëhequr nga kuzhinieri i njohur Uti Bëçvarov. Pesë ekipe nga qyteti Karnobat dhe nga shtetet fqinje e surpirzuan publikun me recetat e tyre origjinale për tarator.

СнимкаPër vizituesit e vegjël të festivalit ishin organizuar klasa mjeshtërore, atelie teatrale dhe për mësimin e numrave të zhonglerit. Në parkun e qytetit ishin hapur punishte të poçarisë, të thurjes, për tjerrjen e leshit dhe tatuazhe me këna.

СнимкаKarnobati priti artistë brejk nga Bullgaria dhe nga jashtë për garat tashmë tradicionale “Karnobattle 2016”. U zhvilluan dhe atelie për përgatitjen e të rinjve nga qytetit. Garat u organizuan nga artisti brejk Petër Kostovski, i cili është krijuesi i platformës për start dhe rritjen në fushën e kërcimeve brejk në Bullgari. Ja se çfarë janë përshtypjet e tij për festivalin:

“Ai e bën jetën kulturore në qytetin tonë më interesante dhe është një qendër për takimin e njerëzve, të cilat ruajnë traditat dhe format tradicionale të arteve në vendet e Ballkanit, me gjithë se brejk nuk bën pjesë në të. Ne morëm pjesë në ditën e dytë të festivalit, duke organizuar “gara brejk” dhe duke tërhequr njerëz nga tërë vendi, të cilët të marrin pjesë dhe të dëfrehen. Sivjet kishte më shumë energji se sa gjatë dy vjetëve të mëparshme. Në jurinë e festivalit u përfshinë miq tanë dhe kërcimtarë bullgarë me përvojë dhe me suksese jashtë shtetit. Njeri prej tyre ishte i vetmi bullgar, i cili ka marrë pjesë në finalet botërore të RedBull BC 1 në Brazil – B-boySlav. Një koleg im tjetër, i cili gjithashtu ka eksperiencë të madhe në Mbretërinë e Bashkuar – JujuRock, gjithashtu bënte pjesë në juri. Këta janë njerëz, të cilët me gjithë shfaqjet e tyre ndërkombëtare vazhdojnë të prezantohen në aktivitete të tilla me flamurin bullgar dhe me shiritin e Bullgarisë, që është krenari për ne. Publiku na përkrahte, dëfrehej shume me shfaqjet tona në skenë.”

СнимкаPas garave u mbajtën koncertet, pjesë prej tyre në kuadrin e “Karnobat Rok”, ku u takuan rrymat e ndryshme moderne të rokut, të prezantuar nga grupi i ri nga qyteti Jamboll “Seconday”. Grupi legjendar “Monolit” gjithashtu u prezantua në këto koncerte.

Pjesë prej programit të ditës së tretë të festivalit ishte edicioni i dhjetë i The Official Bulgarian Beatbox Battle, në të cilin u zgjodh dhe kampioni i ri i beat-box – KillaBee. Ai zuri vendin e parë në garë edhe në vitin 2014 në Sofje dhe e prezantoi pas kësaj vendin tonë në konkursin botëror në vitin 2015 në Berlin të Gjermanisë. Anëtarë të jurisë ishin yjet e beat-box me famë botërore Skiler, Peçenkata dhe RedOne.

СнимкаVend të vet kishte dhe arti kinematografik. U shfaq para premierës filmi i ri i regjisorit Anri Kullev “Puk”, sipas tekstit të shkrimtarit tonë të madh Valleri Petrovit. Mori pjesë dhe Kinemaja mobile verore e Televizionit Kombëtar Bullgar dhe në kuadrin e iniciativës u shfaqen tre filma të rinj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD