Fillimi është në vitin 2006 me dyqanin e parë për produkte bio në Sofje. Pronarja e tij është Anita Klasanova, e cila deri atëherë merrej me modë dhe dizajnin grafik. Sot ajo është ndër 100 themelueseve më të suksesshme të shoqërive të reja (start-ups), sipas revistës gjermane The Hundert, ndërsa sajti korporativ i kompanisë është më i miri në Bullgari për vitin 2016, sipas klasifikimit të Forbes.
“E kam ndërruar disa herë profesionin tim. Dhe gjithçka me të cilën jam marrë ka kontribuar për punën tjetër. Për mua është me rëndësi të bëjmë atë që na pëlqen më shumë – vetëm atëherë mund të jemi të suksesshëm. Unë fillova me modë dhe konstatova se ajo nuk është prirja ime. Pas kësaj u orientova ndaj dizajnit grafik, por ai sikur me mbylli para kompjuterit.”
Siç ndodhet tek shumë gra, gjatë periudhës së shtatzënisë dhe amësisë Anita Klasanova e rimendoi mënyrën e saj të jetesës, qëndrimin e ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Mori vendimin që të ushqehet në mënyrë më të shëndetshme që të ndihet më energjike dhe e dobishme. Hapi i saj në këtë drejtim u bë shumë i rëndësishëm për familjen – me bashkëshortin e saj Kalin kanë ndjerë efektin pozitiv të ndryshimit dhe u bënë gati të ndajnë përvojë dhe ide. Kështu u arrit në hapjen e dyqanit për produkte bio. Sfida tjetër është pastiqeria.
“Nuk kisha asfare përvojë në këtë sferë, duke përjashtuar faktin, se në vitet fëmijërore kam ndihmuar shumë në restorantin familjar. Pas vitesh u bë qe qartë se kjo më ka ndihmuar shumë – unë tashmë dija çdo të thotë të kesh biznes individual, ç’do të thotë disiplinë dhe përgjegjësi. Fillova të mësohem vetë, të kërkojë ide dhe receta nëpër bloget në internet, të eksperimentojë. Kërkoja alternativa të desertëve që janë me shumë sheqer, miell dhe një sërë përbërësish të tjerë, të cilat unë desha t’i përjashtoja nga produktet e mia.”
Hurma, bajame, kakao kokrra dhe kakao pluhur – këto janë përbërësit, që janë shënuar në etiketën e desertëve “Roo’bar”, të krijuar nga Anita Klasanova. Ato mund të blihen në dyqanet në Evropë, Azi, Amerikë, Australi, bile edhe në Afrikë. Në fakt ato janë produkti më i njohur i kompanisë dhe përbëjnë variant të Browni-t të dashur të Anitës. Parimi është: pak përbërës, por cilësor. Kërkimi i alternativave të reja dhe më të shëndetshme vazhdon, sepse suksesi gjithmonë motivon.
“Me pëlqen të ndaj dhe të bëj diçka të mirë për të tjerët. Dhe kur më thonë: “është shumë e shijshme”, pa ditur se në të nuk ka asfare sheqer dhe gluten, se deserti është vegan, se të gjitha produktet janë cilësore, kuptoj pse gjithçka është e rëndësishme. Ajo që i shtyn njerëzit të provojnë diçka të re është shija.”
Një takim mjafton që të kuptohesh, se Anita është njeri i lumtur. Nuk ka si sukseset e mëdha të vijnë nga vetvetiu. Është e qartë, se është bërë një punë e madhe. Ndoshta sekreti për rezultatet pozitive fshihet në motivimin e mirë.
“Mendoj, se frymëzimi im vjen nga fëmijët e mi. Sepse atyre unë jap një shembull të mirë si një ëndërr mund të bëhet realitet. Ata janë shumë krenarë për suksesin e desertit “Roo’bar “dhe vazhdimisht më tregojnë vendet, ku shihen produktet tona. Sidomos kur udhëtojmë në Gjermani atje pothuaj se kudo mund të shihet marka jonë – ky fakt u jep atyre krahë dhe liri të ëndërrojnë, të kenë imagjinatë. Kuptojnë, se në qoftë se dëshirojnë të realizojnë ëndrrat e veta, duhet të bëjnë përpjekje dhe të jenë këmbëngulës dhe konsekuentë. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të bëhen pjesë e jetës së tyre.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..