Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prova e parë për spiunazh industrial

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Me Miglena Terzievën në botën e gajtanëve

320 kilometra në verilindje prej Sofjes gjendet qyteti Tërgovishte. Mbase jo shumë e njohur, por shumë e pasur është trashëgimia kulturore dhe historike e këtij qyteti. Akoma gjatë shekullit të XVII ai bëhet qendër e panairit më të njohur në pjesën më evropiane të Perandorisë Osmane. Këtu lind lavdia e panaireve dhe të zanateve artistike të qytetit, e cila ruhet dhe në periudhën e Rilindjes. Zhvillohen zanate të shumta – si punimi i abasë e prodhimeve prej lëkure, këpucëtaria dhe punimi i gajtanëve. Pikërisht në qytetin Tërgovishte gjetëm bashkëbiseduesen tonë, e cila i ka përkushtuar kohën e vet të lirë punimit të gajtanëve.

Снимка
Miglena Terzieva ka përfunduar studimet e saj në universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” me specialitet pedagog-inxhinier. Pas kësaj specializon në Universitetin Teknik në Sofje “Teknologji të veshjes”. Përfshihet dhe në një kurs kualifikues për ruajtjen e zanateve të vjetra dhe këtu njihet me specifikat e punimit të gajtanëve.

“Punimi i gajtanëve nuk është shumë karakteristik për regjionin tonë, sepse vetë gajtanët punohen në rajonet malore – Gabrovo, Zllatograd, Madan dhe Etëra ku aktualisht ka një punishte për gajtan. Gajtani është një lloj shiriti, i cili qepet nëpër rrobat prej leshi, që të forcojë më mirë pjesët e veçanta – tregon MIglena. – Qenka një zanat për burrat. Mjeshtrit kanë shkuar fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, që të mund të punojnë gjatë ditëve të dimrit, kur nuk ka pasur një punë fushe. Gratë kanë mbetur në shtëpi. Në kohërat më të reja ky zanat bëhet i qëndrueshëm në vend dhe ata po kështu përfshihen. Krijohen punishte, ku çdo një zbukurim prej gajtanëve është karakteristik për një krahinë të caktuar. Më në veçanti rrobat e grave janë shumë të larmishme dhe me shumë ngjyra. Ka një besim se, gjithmonë lihet një gjë e papërfunduar ose e gabuar në zbukurim, që të mund syri i keq të shkojë që në fillim aty.”

СнимкаAjo na tregon dhe një histori kureshtare – sesi është aplikuar një pjesë e hekurt (çark) në Bullgari gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX, pa të cilën ka qenë e pamenduar punimi i gajtanëve. Një bullgar i ri ka punuar në Evropën Perëndimore pikërisht në një punishte të tillë. Ai çdo ditë ka nxjerr nga një pjesë nga ky çark dhe ka bërë skica. Kur është kthyer tek ne ai ka dhënë në rajone të ndryshme të vendit t’i punojnë nga një pjesë. Asnjë nuk ka menduar se cilat janë këtë elemente. Dhe në këtë mënyrë ai ka mundur të mbledh çarkun e vet. Thonë se, ky është një nga “spiunimet industriale” të bëra prej një bullgari.

СнимкаRreth rindërtimeve historike, të cilat bëhen gjithnjë e më shpesh gjatë viteve të fundit, me nder janë rrobat, të cilat kanë mbetur në baulet e gjysheve tona. Në të kaluarën gajtani është punuar prej 8, 10 ose 12 fije. Sot ai numëron 10 fije me një trashësi të ndryshme të fijes. Vendoset në dorë dhe ky ka qenë një proces shumë i ngadaltë, me qenë se është syth më syth – e vazhdon tregimin e vet Miglena. “Kjo është një kënaqësi e vërtetë për atë i cili përfshin shpirtin e vet në punim, që të formohet në fund një prodhim unikal. Sot gajtanët përdoren në rrobat moderne dhe i japin një pamje më të ndryshme ditëve tona të përditshme. Gjejnë aplikim dhe në dekorimin e pikturave, në bizhuteri. Pikërisht atëherë unë e ve në punë imagjinatën time dhe i lejoj vetes të përziej stile të ndryshme.”

СнимкаPavarësisht dhe me shaka, Miglena Terzieva merr pjesë në Panairin e IX Ndërkombëtar të Zanateve Popullore Artistike në Kompleksin arkitekturor-etnografik “Etër” dhe merr dekoratën e madhe në garën e mjeshtërisë “Punimi i gajtanëve”. Në këtë mënyrë ajo fiton të drejtën e një ekspozite vetjake, ku tregon jo vetëm interpretimin modern dhe ornamentet e kostumeve tradicionale, por zbulon dhe llojshmërinë e pasur të prodhimit të gajtanëve. Vendosëm se Miglena e ka kthyer punimin e gajtanëve në profesion të vet, por ajo na zbulon se kjo është vetëm një nga mënyrat për një çlodhje të lehtë e të qetë, sepse është një punim i qetë. Në fakt ajo është mësuese, merret me fëmijë me nevoja të posaçme dhe mundohet aq sa është e mundur, t’i mësojë të jenë të shkathët dhe të duruar gjatë punimit të sendeve të vogla.

СнимкаE pyetëm bashkëbiseduesen tonë, se përse sipas saj është e rëndësishme që të ruhen zanatet e vjetra:

“Çdo një zanatçi e ka kuptuar se, me zanat nuk mund të bëhesh i pasur, por ai ruan diçka, e cila është transmetuar brez pas brezi. Pikërisht kjo na mban të gjallë në këtë botë të tensionuar, të përmbushur me teknologji të reja. Bota ndryshon dhe shpresojmë të mund të ruajmë një grimcë nga ditët e përditshme të paraardhësve tanë, diçka e cila ka ekzistuar dhe ka ruajtur identitetin tonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD