Festivali ndërkombëtar „A to JazZ“ për vitin e gjashtë me radhë e bën Sofjen një nga kryeqytetet botërore të xhazit. Ai zhvillohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Është themeluar në vitin 2011 dhe tashmë është ndër forumet më të mëdha të xhazit në shtet. Në skenën e tij kanë interpretuar muzikantë si Roy Hargrove, Kenny Garrett, Michel Camilo, Jose James, kështu edhe emrat më të dalluar të muzikës xhaz bullgare.
Sivjet datat janë 1, 2 dhe 3 korrik – tri mbrëmje në ambient të hapur në Parkun Jugor të Sofjes me më të mirën nga skena botërore. Në program janë përfshirë Dianne Reeves– një nga xhaz këngëtaret më të njohura, saksofonisti Branford Marsalis dhe kuarteti i tij, me pjesëmarrjen e posaçme të Kurt Elling.
Më 1 korrik festivali do të hapet me një pjesëmarrje bullgare shumë të fortë – The Smugglers Collective Swing DJ Set. Pas tyre janë IMAGINE, THE GOLDEN PROJECT, formacioni fancez dhe polak Avenue. Në orën 21 do të interpretojë Nik West – baskitaristja virtuoze të muzikës funck, e cila është mbajtëse e 4 çmimeve “Grami”, adhurues i së cilës është Prince. Ajo ka punuar me artistë si Dave Stewart nga Eurithmics dhe John Mayer.
Dita e dytë e festivalit do të jetë plotë me muzikën e saksofonistit Derek Brown - BEATBox SaX, muzikantët bullgarë nga CLASSIC IN THE JAZZ dhe FUNKALLERO. Mund të dëgjojmë edhe mbajtësja e shumë çmimeve Grami Dianne Reeves, e cila do të prezantojë albumin e saj më të ri“Beautifulllife”. Me këtë album në vitin 2015 ajo fitoi çmimin e saj të radhës “Grami”.
Në mbrëmjen e së dielës do të tingëllojnë interpretimet e artistëve Petja Dankova Live Band, AKAGA, Jazztory: The Music of Thad Jones & Mel Lewis dhe Branford Marsalis Kuartet.
Është parashikuar gjithashtu një program të përpunuar posaçërisht për edicionin e sivjetshëm të festivalit „A to JazZ KIDS“, Ai është për adhuruesit më të vogël të muzikës. Gjatë ditëve festive në park pranë skenës së festivalit fëmijët do të mund të dëgjojnë, të luajnë lojëra muzikore, të prekin veglat muzikore dhe bile të interpretojnë xhaz bashkë me muzikantët profesionistë, të cilët do të prezantojnë muzikën në një mënyrë zbavitëse dhe interesante. Programi festiv parashikon gjithashtu një “jam session” në Stuio 5 në pallatin Kombëtar të Kulturës.
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë..